Real Madrid, “manita” ndaj Mallorca

29/10/2012 00:00

Real Madrid ka arritur një fitore të thellë në tranfertë ndaj Mallorca duke iu përgjigjur Barcelonës që të shtunën fitoi 0-5 ndaj Rayo Vallecano.

Edhe madrilenët kanë shënuar 5 gola duke mos pësuar asnjë në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit spanjoll.

Gonzalo Higuain (2 gola), Cristiano Ronaldo (2 gola) dhe Jose Callejon ishin shënuesit për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho.

Në këtë mënyrë Real Madrid vazhdon të qëndrojë 8 pikë pas kryesuesve të Barcelonës dhe Atletico Madridit, ekip që fitoi të dielën 3-1 ndaj Osasunës duke vazhduar ëndrrën për titull kampion.

Për “colchoneros” shënuan Miranda, Raul Garcia dhe Radamel Falcao.

Top Channel