E martë, 20 Janar 2026
20:01
Vjedhje në kriptomonedha/ Çiftit i zhduken 315 mijë dollarë, fondet shfaqen por janë të bllokuara

Vjedhja e kriptomonedhave i lë viktimat në një kurth të veçantë, pasi paratë e tyre mbeten të dukshme në blockchain-in publik, por në praktikë është e pamundur të rikuperohen.

19:51
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetër trup i pajetë nën rrënoja, shkon në 42 numri i viktimave

Një tjetër person u gjet i pajetë këtë pasdite nga ekipet e shpëtimit në rrënojat e trenave që u përplasën në jug të Spanjës, duke e çuar numrin e viktimave në 42.

19:41
“Nuk rrëzohen këta me foltore doktor”, qytetari i drejtohet Berishës: Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe të bllokojnë qendrën e Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti sot foltoren e tij të radhës, këtë herë me banorët e njësisë numër 4 të Bashkisë së Tiranës.

19:39
Champions League/Brugge shkatërron Kairat Almaty, Stankovic jr shënon golin e parë në turne

Brugge shënoi një fitore të lehtë në ndeshjen që hapi raundin e parafundit të Fazës së Ligës së Champions League. Skuadra belge iu imponua Kairat Almaty në transfertë duke e mundur me rezultatin 4-1 dhe ngjitet në kuotën e 7 pikëve pas 7 ndeshjeve.

19:38
Përgatitjet për zgjedhjet e drejtuesve, PD “spastron” listat, zbulohet plani i opozitarëve për rifreskimin e partisë

Demokratët po përgatiten për zgjedhje, jo me kundërshtarin politik, por brenda radhëve të saj.

19:36
“Bota është përballë një zgjedhjeje kritike”/ Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Macron: Ligji i më të fortit, qasje koloniale

Në fjalimin e tij gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se bota është përballë një zgjedhjeje kritike: të pranohet ligji i më të fortit, që do të çonte në një “qasje të re koloniale”, ose të mbrohet multilateralizmi efektiv, i cili i shërben interesave të shteteve dhe siguron rendin global.

19:20
Drejt Juventus-Benfica, Spalletti: Pres një Benfica agresive. Mourinho? E vlerësojmë njëri-tjetrin, një kënaqësi që e ritakoj

Kthehet Liga e Kampioneve dhe Juventus këtë të mërkurë, Juventusi do të presë Benfica e Jose Mourinho. Për bardhezinjtë kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme; në rast fitoreje me portugezët dhe më pas ndaj Monacos, Juventusi do të jetë kokë serie në playoff, por ekziston edhe një mundësi(edhe pse e vështirë) për një kalim direkt në 1/8 e finaleve.

19:16
Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror, çfarë po ndodh në Davos/ Macron me syze dielli, Von der Leyen: Duhet një formë e re e pavarësisë europiane

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror po zhvillohet në Davos të Zvicrës, në një moment të shënuar nga tensione të forta ndërkombëtare.

19:02
Tragjedia me 40 viktima në Crans-Montana/ Zbardhet autopsia e trupit të kampionit 16-vjeçar që humbi jetën, dyshohet se shkak u bë…

Emanuele Galeppini, kampioni 16-vjeçar i golfit nga Xhenova, i përfshirë në masakrën e Crans-Montana, ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, dhe jo nga shtypja apo djegiet. Ky është përfundimi i autopsisë së kryer nga ekspertët mjeko-ligjorë.

18:43
Sulmet masive ruse gjatë natës në Ukrainë/ Zelensky nuk merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidenti ukrainas: Do të shkoja nëse Trump…

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1.427-të, ndërsa Zelensky nuk do të udhëtojë drejt Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, pas sulmeve masive ruse të ndërmarra gjatë natës, bëri të ditur një zyrtar i Kievit.

18:31
Sekretari amerikan i Thesarit paralajmëron europianët për çështjen e Groenlandës: Uluni, merrni frymë dhe mos e mendoni hakmarrjen ndaj tarifave

Rekomandimi drejtuar qeverive evropiane për të treguar qetësi dhe për të mos u hakmarrë u përsërit nga Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, duke iu referuar planit të Donald Trump për të kontrolluar Groenlandën.

18:20
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë president, NATO nuk do të ekzistonte sot

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se asnjë president apo udhëheqës tjetër nuk ka bërë më shumë për NATO-n sesa ai dhe se, pa ndërhyrjen e tij, aleanca do të kishte rënë.

18:16
Trumpi i paparashikueshëm dhe përçarja e NATO-s për Groenlandën/ Pse Rusia nuk mundet ende… të festojë përplasjen SHBA-Evropë

Për vite me radhë, Kremlini ka investuar sistematikisht në një strategji, krijimin e një përçarjeje të përhershme midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

17:51
Braho takim me ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran: Roli dhe puna e SPAK, kyç për reformën procesin e reformës në drejtësi

Kryeprokurori i ri i SPAK, Klodian Brau u takua sot me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran.

17:43
Avionë privatë, çanta firmato dhe supermakina/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

Ndërsa Irani po përjeton një nga shtypjet më të përgjakshme të protestave anti-regjim, bijtë dhe bijat e elitës sunduese vazhdojnë të ekspozojnë jetën e tyre luksoze në rrjetet sociale, duke nxitur zemërim të madh publik.

17:26
Luftë e re kundër kontrabandistëve, Franca kryen ndërhyrjen e parë në ujë për të kapur varkat e emigrantëve drejt Britanisë

Zyrtarët francezë kanë kryer për herë të parë një ndërhyrje në ujë për të ndaluar varkat e vogla që transportojnë emigrantë të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, si pjesë e një politike të re të ashpërsuar kundër kontrabandës së njerëzve.

17:05
Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi

Andri Vokrri, 28-vjeçari që i mori jetën një 57-vjeçari duke e goditur me çekiç është arrestuar se bashku me 2 persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

16:59
Pas 7 orësh, përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

Pas 7 orësh, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese seanca me palë kërkuese Unionin dhe shoqatën e Gjyqtarëve, lidhur me kërkesën për rritjen e pagës së tyre.

16:54
Kanadaja kërkon rend të ri tregtar global, kryeministri kanadez bashkëpunon me Kinën dhe sfidon varësinë nga SHBA

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, po përpiqet të nxisë një rend të ri tregtar global duke forcuar bashkëpunimin me Kinën dhe duke nënshkruar marrëveshje më të vogla tregtare, ndërsa përballet me kufizimet që vijnë nga varësia e madhe ekonomike e Kanadasë nga Shtetet e Bashkuara.

16:52
Lavrov: Britania, i vetmi vend në botë që e quan veten “e Madhe”… kjo duhet të ndalet

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të hënën se Britania nuk duhet të quhet më Britani e Madhe sepse është i vetmi vend në botë që zyrtarisht e quan veten “E Madhe”.

16:41
Ndahet nga jeta në moshë të hershme mjekja psikiatre, kolegët e Traumës mesazh prekës

Është ndarë nga jeta në mënyrë parakohe mjekja psikiatre Arlinda Tomcini.

16:40
Emmanuel Macron shfaqet me syze dielli në Davos, për shkak të një problemi me sytë

Emmanuel Macron është shfaqur me syze dielli gjatë takimeve dhe fjalimit të tij në Davos.

16:32
Shiste ilaçe për kafshë me pretendimin se shëronin autizmin te fëmijët, arrestohet konspiracionisti kosovar, Arianit Sllamniku

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën konspiracionistin Arianit Sllamnikun nën dyshimet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testim të barërave.

16:30
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largët Ruse, me mbi 2 metra borë

Lindja e Largët Ruse është goditur nga reshjet më të dendura të dëborës në 60 vjet, ndërsa një valë e përhapur e të ftohtit nga Arktiku përfshiu pjesën më të madhe të Azisë.

16:24
Kryeministri Rama ndan fotot nga autostrada Tiranë-Durrës: Ecuria e punimeve 86%

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet që po zhvillohen në autostradën Tiranë Durrës.

16:20
Pesë rajone në kod të kuq përpara motit të keq në Greqi, rekomandime të forta për qytetarët

Greqia pritet të përballet me një përkeqësim të ndjeshëm të motit nga e mërkura, 21 janar, deri të enjten, 22 janar 2026.

16:19
Tjetër ‘shtëpi bari’ në Sarandë/ Kati i 9-të kthehet në parcelë kanabisi, pranga administratorit, 4 të shpallur në kërkim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Administratori”, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës.

16:15
Pas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme për gjyqtaren Irena Gjoka, Grupi Parlamentar i PD i kërkon SPAK hetimin e çështjes

Pas njoftimit të Prokurorisë për Përgjithshme për çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, PD i kërkon zyrtarisht SPAK që të nisë hetimet për këtë të fundit.

16:04
Aksident në unazën e qytetit të Cërrikut, përplasen dy automjete, mbeten të plagosur 2 persona

Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Cërrikut, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetër.  

15:53
Barcelona lejoi Ter Stegen të kalojë te Girona, por vendos një kusht….

Pritet vetëm zyrtarizimi, por Marc Andre Ter Stegen do të mbyllë sezonin 2025/26 te skuadra e Gironës ku ai do të kalojë në formë huazimi. Sipas të përditshmes ‘The Athletic’, për të lejuar kalimin e portierit gjerman te klubi tjetër katalanas, Barcelona vendoi një kusht, që Ter Stegen të mos jetë në formacion në 15 shkurt kur Girona do të përballet me skuadrën blaugrana një kusht që në Spanjë njihet ndryshe edhe si ‘klauzola e frikës’.

15:46
I akuzuar për vrasjen e 2 personave në 97-ën, gjykata vendos 23 vite burg për ish-policin, Tomor Çela

Gjykata ka vendosur të dënojë me 23 vite burg ish-efektivin, Tomor Çela.

15:43
Erion Veliaj depoziton kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës: Më është falsifikuar firma në një dokument gjyqësor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

15:29
Ryanair zgjeron bazën në Tiranë, 20 linja të reja për verën 2026

Ryanair, linja ajrore me kosto të ulët në Shqipëri, njoftoi shtimin në bazën e Tiranës avionin e katërt B737-800 duke filluar nga prilli 2026. Një investim prej 400 milionë dollarësh do tu ofrojë kështu pasagjerëve mundësinë e 20 linjave të reja direket për sezonin veror 2026, si Alghero, Baden-Baden, Eindhoven, Genoa, Memmingen, Parma dhe Wroclaw, përveç 23 linjave ekzistuese.

15:27
“Po bashkëpunojmë me SHBA-në për Ballkanin”, Sergey Lavrov: Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’

Përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve europiane mbi Groenlandën ka tërhequr vëmendjen e Moskës, e cila po i shikon zhvillimet me interes.

15:27
Të izoluar nga një lundër, fshati Shëndëlli kërkon zgjidhje. Lundra e Butrintit s’është gjithmonë në punë

Banorët e fshatit Shëndëlli, në Bashkinë Konispol, janë ngritur paraditen e sotme në një tubim paqësor, duke kërkuar zgjidhje përfundimtare për izolimin e zonës së tyre, si pasojë e mosfunksionimit të shpeshtë të lundrës së Butrintit.

15:26
Dy përmbytje në tre muaj, fermerët në Gorican të Dimalit janë shkatërruar tërësisht në bujqësi dhe blegtori

Fermerët e zonës së Goricanit në bashkinë e Dimalit po përballen me një situatë të rëndë pas përmbytjes së dytë, që shkaktoi dëme të konsiderueshme në bujqësi.

15:24
Publikohen pamjet e grabitjes spektakolare në Luvër/ Muzeu mbyllet për herë të tretë nga greva e sindikatave, kundërshtohet edhe rritja e çmimit të biletave

Një ditë më parë, televizioni publik francez transmetoi për herë të parë pamjet e grabitjes spektakolare në Muzeun e Luvrit në tetor, ku duken dy autorët teksa hyjnë me forcë në Galerinë Apollo.

15:22
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje në Britani, vetëdorëzohet në Tiranë 26-vjeçari Armando Marku

26-vjeçari Armando Markun, i cili kërkohej nga autoritetet britanike për veprën penale të vrasjes, ka vendosur të dorëzohet këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës.

15:17
Gjashtë të plagosur dhe një viktimë, bilanc i rëndë aksidentesh rrugore në 24 orë në rrugët e Bashkisë Kurbin

Gjashtë të plagosur dhe një viktimë është bilanci i dy aksidenteve rrugore të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në Kurbin.

15:10
Formula 1/ Hamilton dhe Leclerc, modelë për një ditë; prezantojnë tutat e reja Ferrari(VIDEO)

Në fillimin e kësaj jave që do të kulmojë ditën e premte në 23 janar me prezantimin e makinës SF-26 në mënyrë digjitale, Ferrari nëpërmjet rrjeteve sociale bëri një prezantim paraprak të tutave që do të veshin dy pilotët e saj, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton në Botërorin e Formula 1 të këtij viti që do të nisë në 8 mars me Çmimin e Madh të Australisë

15:02
12 ligjet e integrimit, negociatorët me BE tregojnë dokumentet që duhen miratuar në Parlament

Majlinda Dhuka Kryenegociatrja e Shqipërisë me BE, Adea Pirdeni Ministre shteti për Administratën publike dhe antikorrupsion bashkë me Toni Gogu ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin treguan fazën e re të negociatave me Bashkimin Europian dhe synimin final mbylljen e grup-kapitujve deri në 2027.

14:38
Skitë Alpine/ Ditë jo e mirë për Lara Colturin, e 20 në slalomin gjigant në Kronplatz

Çdo sportist has në vështirësi në momente të caktuara dhe Lara Colturi nuk bën përjashtim. Skiatorja 19 vjeçare, që po rezulton një zbulim në këtë edicion të Kupës së Botës, nuk pati një ditë të mirë në ndalesën e radhës të këtij kompeticioni në Kron Platz.

14:34
Interi bën “pazar” në Kroaci, zikaltrit transferojnë mbrojtësin e talentuar

Leon Jakirovic, mbrojtësi i talentuar kroat i lindur në vitin 2008, ka arritur një marrëveshje për të kaluar te Inter.

14:26
“Trump po kalon vijat e kuqe”/ Kryeministri belg me deklarata të forta ndaj Presidentit amerikan: Jemi drejt fundit të epokës 80-vjeçare të Atlantizmit

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, ka bërë deklarata të forta në lidhje me politikën e jashtme të Donald Trump dhe ndikimin e tij në marrëdhëniet transatlantike.

14:13
Australian Open/ Kapele, çadër dhe vello nuseje; hyrja e Naomi Osakës në fushë shndërrohet në sfilatë mode

Naomi Osaka tërheq vëmendjen e të gjithëve me hyrjen e saj në fushën e lojës në turneun e parë Grand Slam të vitit, Australian Open.

14:06
Video/ Ndoqi me sharrë elektrike policin në rrugë dhe goditi tavolinën e gjykatësit, dënohet me 10 vite burg shqiptari në Skoci

32-vjeçari shqiptar, Liridon Kastrati, është dënuar me 10 vjet burg pasi u përpoq të vriste një polic në një qytet të Skocisë më 6 maj 2024, pasi e kishte ndjekur nga pas me sharrë.

13:59
Gjykata Administrative rikthen në detyrë Alban Dokushin si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë: Shkarkimi nga Anuela Ristanit, i paligjshëm

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm shkarkimin e tij.

13:58
Tifozi i Juventusit krijon kaos në avion; bën të dalin maskat e emergjencës dhe oksigjen gjatë fluturimit

Një kor tepër entuziast për skuadrën e zemrës në fluturimin drejt Cagliarit solli denoncimin e menjëhershëm ndaj tij.

13:44
Kampionët kthehen në shtëpi, Presidenti i Senegalit pret skuadrën në aeroport

Kombëtarja senegaleze e futbollit mbërriti në Dakar në mesnatën e së hënës pas finales intensive dhe kaotike e Kupës së Afrikës ndaj Marokut, ku kjo skuadër e la fushën e lojës për disa minuta për të protestuar për një penallti, për të triumfuar në kohën shtesë.

13:41
U ekzekutua në burgun grek, shqiptari Jani Aliaj i kishte shpëtuar një atentati para 6 muajsh

49-vjeçari shqiptar Jani Aliaj u vra dje në Burgun e Koridhalos nga një i burgosur grek, i cili hyri në qelinë e tij dhe e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur.

13:30
Zelensky merr ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, presidenti ukrainas: S’mund të qëndroj krah Putinit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ka marrë një ftesë për të bashkuar forcat me Bordin e Paqes, por tha se është shumë e vështirë për të imagjinojë mundësinë e bashkëpunimit me Vladimir Putinin.

13:25
“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit: Urdhrin e ka dhënë Rama, do e çojmë në gjykatë

Pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, deputeti Flamur Noka u shpreh se ai dhe pesë kolegët e tjerë janë përjashtuar nga parlamenti deri në mes të marsit..

13:22
Hetime gjermane në Shqipëri? Makina e Bundespolizie ‘shëtit’ rrugëve të Tiranës

Një automjet i identifikuar qartë si pjesë e Policisë Federale Gjermane, Bundespolizie është konstatuar këtë të martë në Rrugën “Ukraina e Lirë” në Tiranë.

13:14
Forumi Ekonomik Botëror, Zelensky jep përgjigjen e tij: Do të shkoj në Davos nëse…

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, nëse dokumentet dhe garancitë për rindërtimin pas luftës janë përfunduar.

13:04
“A ju ka tërhequr vëmendjen PPE-ja për sjelljen?”/ Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: Erdhëm me idenë se do kishte reflektim

Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, është diskutuar ankimimi i paraqitur nga deputetët e opozitës lidhur me përjashtimet e tyre nga seanca parlamentare.

12:42
Kelly dhe fëmijëria e vështirë: Futbolli më ka bërë që të rritem, te Juventusi gjeta një familje

Futbolli për Lloyd Kelly nuk është vetëm një lojë e fëmijërisë, por edhe tani ka një peshë që shkon përtej punës.

12:34
“E keni marrë zvarrë opozitën”/ Debate në Byronë e Kuvendit, deputetët e PD dalin ‘live’ në Facebook

Ka nisur me debate mbledhja e Byrosë së Kuvendit për shqyrtimin e ankimit të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga salla më 18 dhjetor.

12:25
Artizani i Librazhdit/ Gani Çepi punon drurin prej 40 vitesh, pasoni që nisi nga programet e huaja

Teksa banon në fshatin Vulçan të Librazhdit në një zonë malore pranë Shebenikut, Gani Çepi bën punime artistike me dru.

12:20
“Jam me një politikan vendimmarrës, por s’marr dot vendime në vend të tij”, rrëfimi ndryshe i Linda Ramës: Jeta me Edin më ka bërë t’i them vetes ‘ti nuk i di të gjitha”

Linda Rama ka rrëfyer në një intervistë në emisionin “Aromë gruaje” në RTSH copëza nga marrëdhënia e saj me bashkëshortin e saj kryeministër, por edhe reflektime mbi mungesën e njerëzve më të dashur, kuptimin e saj për lirinë apo edhe një ide të qartë mbi integritetin njerëzor.

12:20
Qeveria britanike miraton planin për ndërtimin e super-ambasadës së re kineze në Londër/ Godina, pranë fibrave optike që transmetojnë komunikimet e institucioneve financiare

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka miratuar planin për ndërtimin e një super-ambasade të re kineze në Londër, me kusht që të përmbushen disa kritere.

12:12
Sovjani i përmbytur në Maliq, të mbjellat me grurë dhe misër janë shkatërruar

Për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore, përmbytjet kanë goditur rëndë fermerët e fshatit Sovjan, në bashkinë Maliq, duke shuar çdo shpresë për prodhimin bujqësor të këtij viti.

12:11
“Mbeta me 2 thasë misër”/ Të mbjellat e shkatërruara nga përmbytjet, fermeri 75-vjeçar nga Lezha mes lotësh

Përmbytjet e fundit në zonën e Lezhës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore, duke vështirësuar ndjeshëm punën e fermerëve vendas.

12:07
Humbi telefonin e punës, 33-vjeçari shqiptar i pret punëtorit të drogës dy gishtat e këmbës

Një 33-vjeçar shqiptar po gjykohet në Gjykatën e Këlnit, pasi është akuzuar për torturimin e një bashkëpunëtori droge, raportojnë mediat gjermane.

12:00
Zbulohet mesazhi i Ballës për deputetët: Bëhuni gati për procedurë të përshpejtuar për votimin e aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes

Menjëherë pasi kryeministri Rama publikoi përgjigjen drejtuar Presidentit Donald Trump pas ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, në grupin e “Whatsapp” të grupit socialist, Taulant Balla u ka dërguar një mesazh deputetëve.

11:42
Plagosja e të riut me armë në zonën e Freskut, arrestohet pas disa muajsh në kërkim autori

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit për ndalimin e shtetasit K. C., i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe për “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

11:27
Rama i përgjigjet ftesës së Trump për Bordin e Paqes: Privilegj dhe nder, Shqipëria është aleate e palëkundur e SHBA-së

Kryeministri Edi Rama publikoi përgjigjen drejtuar Presidentit Donald Trump pas ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes ftesë për të cilën thotë se shpejti ky angazhim do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim.

11:24
Brahim Diaz dhe dyshimet për penalltinë e humbur, pse thuhet se e ka bërë enkas?

Finalja e Kupës së Afrikës mes Senegalit dhe Marokut do të flitet gjatë pasi ishte një ndeshje ku ndodhi gjithçka dhe penallatia e humbur nga Brahim Diaz ka shkaktuar një zhurmë të madhe.

11:04
Dëmet nga përmbytjet në bujqësi, fermerët protestë para bashkisë Maliq: Kërkojmë dëmshpërblim!

Fermerët e prekur nga përmbytjet dhe dëmet e shumta në bujqësi kanë protestuar sot përpara Bashkisë së Maliqit.

11:00
Ndodh për herë të parë në një shekull, liturgjia dhe bekimi i ujit bëhen në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë në thuajse një shekull, ujërat e Radikës u bekuan në gjuhën shqipe, një ngjarje me një domethënie të thellë, jo vetëm fetare, por edhe kulturore dhe njerëzore.

11:00
Ish-kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK, Elvis Rroshit i komunikohet mbyllja e hetimeve

Me avokatin në krah, ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi u njoh me mbylljen e hetimeve që zgjatën në tre prokurori pothuajse një dekadë.

10:59
Britania ndjek gjurmët e Australisë, shqyrton ndalimin e rrjeteve sociale për adoleshentët nën 16 vjeç

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të nisë një konsultim publik mbi një ndalim të mundshëm të përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 16 vjeç.

10:46
U përjashtuan nga Kuvendi/ Shqyrtohet sot ankimi i demokratëve, kërkojnë mbledhje me prezencë të kamerave

Byroja e Kuvendit mblidhet sot për shqyrtimin e ankimit të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga salla më 18 dhjetor.

10:35
Analiza nga CNN: Ja çfarë ndodhi herën e fundit që SHBA-të u përpoqën të blinin Groelandën

Pas një historie të gjatë interesash amerikane në Groelandë, Presidenti Donald Trump ka intensifikuar retorikën për të blerë ishullin danez, duke përmendur edhe mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, një veprim që ka shkaktuar shqetësim dhe dënim në Europë.

10:29
Po shkëlqen në Angli me paraqitjet e tij, ylli shqiptar që është harruar nga Sylvinho mund të transferohet te klubi që synon Premier League-n

Ipswich Town ka shprehur interes për të sjellë yllin shqiptar të Bristol City, Anis Mehmeti, para mbylljes së merkatos së transferimeve.

10:26
Juventus-Benfica lexohet edhe Spalletti kundër Mourinhos; sfida brenda sfidës mes thumbimeve dhe afeksionit

Juventus do të luajë sfidën e radhës në Ligën e Kampioneve me Benfica, një sfidë kjo që përban brenda saj edhe një duel mes trajnerëve Luciano Spalletti dhe Jose Mourinho. Është e pamundur të lësh mënjanë këtë përballje mes 2 mënyrave dhe botëve të ndryshme në përjetimin e profesionit në çdo aspekt të mundshëm.

10:24
“Jemi dakord për Sirinë dhe Iranin, por…”, Trump publikon mesazhin nga Macron për Greolandën

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth Social një pamje ekrani që, sipas tij, është një mesazh i dërguar nga presidenti francez Emmanuel Macron, ku vihet në dyshim politika e SHBA-ve ndaj Groelandës.

10:10
I kërkoi lojtarëve të braktisnin fushën, trajneri i Senegalit rrezikon të përjashtohet nga Botërori

Pape Thiaw, trajneri i kombëtares së Senegalit, mund të përballet me përjashtim nga Botërori pas skenave kaotike që shoqëruan fitoren e ekipit të tij në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON).

10:01
“Krim institucional”/ QSUT pa drita, mjeku psikiatër: U kalua vija e kuqe, në reanimacion sekondat vrasin

Mjeku psikiatër Neli Demi, ka reaguar ashpër pasi QSUT mbeti pa energji elektrike mbrëmjen e së hënës.

09:55
“Pse i jep makinës kështu?! Do bëjmë aksident”/ U godit me çekiç, zbardhen detaje nga vrasja e 57-vjeçarit në aksin Mamurras-Krujë

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, gjatë natës nga Andi Vokri, në aksin rrugor Mamurras-Krujë, Bushnesh.

09:54
Shtohen kandidatët për stolin e Manchester United, “Djajtë e Kuq” mendojnë për ish-trajnerin e Bayernit

Manchester United ka shprehur interes për Niko Kovac, i cili mund të bëhet trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, sipas raporteve të fundit.

09:44
“Keqtrajtuan partneren time në ditën e dasmës tonë”/ Djali i David dhe Victoria Beckham akuza të rënda ndaj prindërve: Tani që s’jam më me ta…

Brooklyn Beckham, djali i famshëm i David dhe Victoria Beckham, ka bërë akuza të fuqishme në një deklaratë të gjatë, ku ka shënjestruar prindërit e tij për keqtrajtimin e gruas së tij në ditën e dasmës.

09:44
Të dehur në timon dhe tentuan të korruptonin policët, e pësojnë dy drejtues automjetesh në Durrës

Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe, për të shmangur testin e alkoolit, u ofruan shuma parash punonjësve të Policisë Rrugore.

09:36
Zgjedhjet presidenciale në Portugali, socialisti Seguro fiton raundin e parë, do të përballet me kandidatin e ekstremit të djathtë

Socialisti António José Seguro ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Portugali dhe do të përballet me kandidatin e ekstremit të djathtë, André Ventura, në raundin e dytë pas tri javësh.

09:36
Përplasja e dy trenave në Spanjë/ Shkon në 41 numri i viktimave, vijon kërkimi për trupat e tjerë

Operacionet e shpëtimit për viktimat e tragjedisë hekurudhore që goditi Spanjën kanë vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës.

09:24
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, rinumërimi rrezikon formimin e institucioneve

Manipulimi i hasur gjatë numërimit ka çuar vendin në rinumërim total të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

09:10
Zyrtare/ U shpall dy herë kampion me Egnatian, ylli i rrogozhinasve transferohet në Kazakistan

Egnatia ka njoftuar se Edison Ndreca është transferuar te Yelimai Semey FC, klub i Ligës Premier të Kazakistanit.

09:00
“Budallallëk i madh”/ Ministri britanik: Kritikat e Trump nuk do ta ndryshojnë marrëveshjen e Chagos

Kritikat e Presidentit Donald Trump mbi vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për t’i dhënë sovranitetin Ishujve Chagos Mauritiusit nuk do të ndikojnë në zbatimin e marrëveshjes, ka deklaruar një ministër i lartë britanik.

08:53
Sa minuta ecje në ditë mund t’ju zgjasin jetën me një vit?

Ndryshimet e vogla, por të qëndrueshme në stilin e jetesës, mund të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njeriut.

08:37
Mateo sqaron marrëdhënien me Brikenën: Njerëz të tjerë ndërhynë në raportin tonë

Banori i Big Brother VIP Albania 5, Mateo Borri, ka folur për herë të fundit rreth ndarjes së tij nga Brikena Selmani, duke dhënë versionin e tij për situatën.

08:29
I dënuar për vrasje të mbetur në tentativë/ Ndërron jetë në QSUT i burgosuri Mihal Mërkuri

Ka ndërruar jetë në QSUT i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Mërkuri, i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë.

08:19
Britania planifikon t’ia dorëzojë ishullin Diego Garcia Mauritiusit, Trump: Akt budallallëku

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’ia dorëzuar ishullin Diego Garcia Mauritiusit, duke e quajtur këtë “budallallëk” dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

08:08
Dyshohen për përfshirje në baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet Elbasan dhe Korçë.

08:04
Sherr me çekiç mes drejtuesve të mjeteve gjatë natës në aksin Mamurras-Krujë/ Humb jetën njëri prej tyre, arrestohet 28-vjeçari

Sot, rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Krujë, për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou.

07:45
Debati për Groelandën, Trump bisedë telefonike me kreun e NATO-s: Nuk ka kthim prapa

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se ka zhvilluar një “bisedë telefonike shumë të mirë” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me çështjen e Groenlandës.

07:33
Macron refuzon “Bordin e Paqes” për Gazën/ “Askush nuk e do atë”, Trump kërcënon me tarifa 200% për verërat franceze

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentit francez Emmanuel Macron për të mos iu bashkuar “Bordit të Paqes”, një iniciativë për rindërtimin e Gazës.

07:23
Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore/ Parashikimi i motit për këtë të martë

Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

07:14
Japonia drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministrja premton pezullimin e taksës për ushqimet

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ka premtuar pezullimin për dy vite të taksës 8% mbi ushqimet, në një përpjekje për të lehtësuar koston e jetesës për qytetarët.

07:06
Aksident i rëndë gjatë natës në Laç, humb jetën 25-vjeçari, plagosen dy të rinj

Një aksident i rëndë i regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Laçit ka përfunduar me një viktimë dhe dy të plagosur.

00:33
Debati për finalen e Botërorit 2030, ‘AS’: Zbehet Maroku, fiton pikë ‘Santiago Bernabeu’

Imazhet e finales së Kupës së Afrikës bënë xhiron e botës dhe nxorën shumë keq Marokun edhe pse ishte Senegali ai që kërcënoi të braktiste ndeshjen. Senegali padyshim që doli shumë keq duke qenë se ishte në qendër të kritikave të FIFA dhe CAF, por ajo çfarë ndodhi në Rabat vunë në dukje sjellje të papranueshme të vendasve për një finale të tillë.

E hënë, 19 Janar 2026
23:54
Basketboll/E bujshme në NBA All Star Game, pas 21 vitesh, LeBron James nuk do të jetë titullar

Një lajm i bujshëm vjen nga bota e NBA. Pas 21 sezonesh radhazi, LeBron James nuk do të jetë titullar në ndeshjen e famshme All Star Game që këtë vit do të luhet në 15 shkurt në Inuit Dome, arena e LA Clippers.