Korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera, Elezi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme “Masa e pezullimit nga detyra ndaj një ministri nuk mund të kërkojë autorizim paraprak nga Kuvendi”.
Ky është shpjegimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimin e gjykatës së posaçme që kishte shpallur më herët dy masa ndaj ish zv.kryeministres Belinda Balluku dhe që u kundërshtua tek kushtetuesit për zgjidhje të konfliktit të pushteteve.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se duke zbardhur vendimin brenda 30 ditëve, ndonëse kërkesa e Kryeministrit u rrëzua për shkak të dy qëndrimeve, dy nga gjyqtarët që shprehen me qëndrim paralel deklarojnë se kërkesa është haptazi e papranueshme.
Nisur nga përmbajtja e saj vlerësohet se gjyqtarët nuk synohet zgjidhja e mosmarrëveshjes, por anulimi i vendimeve individuale të gjykatës të dhëna ndaj zv.kryeministres dhe ministres. Për me tepër që masa e pezullimit i drejtohet individit dhe jo institucionit ndaj nuk mund të barazohet me shkarkimin.
Ndërkohë duke kujtuar rregullimet kushtetuese pala tjetër vlerëson se imuniteti i ministrit është njësuar me atë të deputetit duke ju dhënë në këtë mënyrë anëtareve të këshillit të ministrave një mbrojtje të veçantë ligjore. Me këtë argument gjyqtarët që konsiderojnë qëndrimin pro shton se procedura për ministrin është e njëjta si ajo që ndiqet për deputetin. Të dyja këto qëndrime nuk arritën të garantojnë shumicën prej pesë gjyqtarësh ndaj thotë gjykata kushtetuese kërkesa e paditësit rrëzohet.
Top Channel