“Marrëveshja do të nënshkruhet brenda 48 orësh”, Trump për Memorandumin e Mirëkuptimit: Akoma nuk e kemi caktuar vendin Konflikti në Lindjen e Mesme vijon me tensione e sulme nga të dyja palët e përfshira në konflikt.
Në pamjet e siguruara nga korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe i cili ndodhet në terren, vërehet momenti kur raketat iraniane shkatërrohen mbi kryeqytetin e Tel Avivit nga mbrojtja anti-raketore e Izraelit “Iron Dome”.
Kujtojmë se konflikti në Lindjen e Mesme nisi para 3 ditësh pasi Izraelit sulmoi me raketa Teheranin. Si kundërpërgjigje Irani sulmoi me raketa balistike drejt Tel Avivit dhe Haifas, si dhe sulmoi bazat ushtarake amerikane në të gjitha shtetet e Lindjes së Mesme.
Pas dhjetëra liderë të vdekur nga ana iraniane, 4 ushtarë amerikanë të vrarë dhe qindra viktima në Teheran shkëmbimet raketore mes Izraelit dhe Iranin vijojnë.
Top Channel