Caktohet data e seancës, më 9 mars nis gjyqi për kryebashkiakun Veliaj dhe 29 të bashkëpandehurit e tjerë

03/03/2026 10:59

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën për seancën e parë të procesit gjyqësor ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe 29 të bashkëpandehurve.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se seance do të mbahet më 9 mars, ora 09:30.

Mbasi 30 të pandehurit kaluan nga seanca  paraprake në gjykim themeli, pak ditë më pas u zgjodh përmes shortit trupa e gjyqtarëve që do të shqyrtojë akuzat e SPAK, shton më tej në raportim gazetarja.

Top Channel