Rritja e çmimit të karburantit, Shërbimi Postar i SHBA-së vendos për herë të parë tarifë shtesë 8% për pakot
Po zhvillohet sot tryeza e parë për Reformën Zgjedhore, ku të pranishëm janë anëtarët e PD e PS, ku në qendër të diskutimeve sot është financimi i partive politike.
Bashkëkryetari i Komisionit Damian Gjiknuri tha se kanë rënë dakord me opozitën që të dalin me një draft të përbashkët që ligji të mos ketë “inate partizane”.
“Me opozitën kemi vendosur të dalim e një draft të përbashkët që ky ligj të mos ketë inate partizane, por rregulla të gjithë pranuara. Shëndeti financiar i partive, është një nga gjërat më të rëndësishme në një demokraci. Sa më të konsoliduara partitë, aq më e konsoliduar demokracia. Duhet transparencë për burimet financiare dhe të parandalojmë financime nga interesa biznesi të lidhura me pushtetit, interesa të shteteve të tjera apo nga krimi”, u shpreh ai.
Bashkëkryetari i këtij Komisioni, Oerd Bylykbashi u shpreh se është me rëndësi që financimi i partive politike të jetë me burime të pastra por dhe i mjaftueshëm.
“Çështja që kemi sot është më një rëndësi të jashtëzakonshme, një çështje qendrore që Shqipëria ka me procesin e integrimit në BE. Të mbajmë të shëndetshëm pluralizmin, por transparenca nuk funksionon pa pasur ujë në burim. Duhet që financimi i partive të jetë i shëndetshëm, në aspekt pastërtie por dhe sasie. Duhet të kujdesemi që financimi të jetë i mjaftueshëm. Duhet të bëjmë një balancë të kujdesshme”, u shpreh Bylykbashi.
Top Channel