Kategoria Superiore/Vllaznia ëndërron titullin kampion, Bashkia Shkodër premton shpërblimin e majmë
Munir El Haddadi, ish futbollisti i Barcelonës, por edhe i Valencias, Getafes, Sevillas, Las Palmas, Leganes apo Alaves, aktualisht aktivizohet në kampionatin iranian. Sulmuesi që debutoi me Spanjën në 2014 për të veshur më pas fanelën e Marokut është pjesë e Esteghlal, pranë Teheranit, ku u transferua në vitin 2025
Ditën e shtunë Irani u sulmua nga SHBA dhe Izraeli në një operacion të përbashkët që detyroi të gjithë futbollistët e huaj që të linin vendin persian. Munir do të ngjitej në avion me një tjetër futbollist spanjoll, Ivan Sanchez, por sulmet e vazhdueshme mbi Teheran e bëri këtë gjë të pamundur dhe futbollisti u detyrua të zbriste nga avioni për të vijuar udhëtimin në rrugë me makinë
Përfaqësuesit e futbollistit treguan ‘odisenë’ e tij për të përditshmen spanjolle Marca.
‘Ishte në avion, gati për t’u larguar bashkë me Ivan Sanchez. Por na thanë se jashtë u krye një sulm ajror. Klubi i siguroi një makinë për t’u larguar nga vendi në rrugë dhe falë kësaj arriti të kalojë kufirin pa probleme. Iu deshën 16 orë për të kaluar në Turqi. Një çmenduri e vërtetë-tregojnë përfaqësuesit e Munir që konfirmuan gjithashtu se futbollisti është mirë.
Top Channel