Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për zgjedhjen e presidentit të radhës së Republikës së Kosovës.
Në përfundim të zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës kryeministri Kurti shprehu se pati një bisedë konstruktive, por theksoi se ende nuk ka zgjidhje.
“Takimi shkoi në mënyrë konstruktive, kur të ka diçka të re iu njoftojmë. Ende nuk e kemi zgjidhjen, por do të iu njoftojmë nëse kjo bëhet së shpejti”, tha Kurti pas takimit
Kujtojmë se, në takimin që patën të hënën u tha se nuk ka kandidat konsensual, derisa PDK-ja kërkon që presidenti të zgjidhet nga propozimi i tyre.
Të hënën Kurti po ashtu tha se me deputetët që ka mund të sigurojë 30 nënshkrime për dy kandidatë.
Presidenti duhet të zgjidhet deri më 5 mars, ndryshe vendi shkon në zgjedhje.
Top Channel