Të shtëna me armë në qendër të Minneapolis, 1 i vdekur dhe të paktën 5 të plagosur, mes tyre edhe policë 03/09 01:34
Brisi Selmani, një e re shqiptare që jeton dhe punon në Dubai, në një lidhje direkte me Top Story u shpreh se situata është e qetë dhe nën kontroll pas situatës në Lindjen e Mesme.
Ajo u shpreh se ka pasur disa sulme mëngjesin e sotëm, por aktualisht çdo gjë është nën kontroll.
“Situata sot ka qenë mirë, ka pasur disa sulme në mëngjes por situata më pas ka qenë e qetë. Nuk dua të minimizoj situatën, por dua të theksoj forcën dhe menaxhimin që qeveria ka pasur.
Ne jemi rreth 2 mijë shqiptarë këtu. Gjithçka është në rregull, puna nuk ka pasur ndalesë, shërbimi publik ka vazhduar normal”, tha ajo.
Top Channel