Italia në playoff, Gattuso e ka bërë zgjedhjen për formacionin, asnjë surprizë pas stërvitjes së fundit nën reshjet e shiut
Konflikti i shpërthyer në Lindjen e Mesme ditën e shtunë pas operacionit të përbashkët amerikano-izraelit në Iran ka cuar në kolaps sportin dhe eventet sportive që ishin programuar të zhvilloheshin në rajon dhe një prej tyre është edhe ‘Finalissima’ mes Spanjës dhe Argjentinës e programuar të luhej në 27 mars në Doha.
Por situata e krijuar që solli edhe pezullimin e aktiviteteve sportive në Katar ka bërë që kjo supersfidë mes Kampionëve të Evropës dhe të Amerikës Latine të vihet në dyshim, kështu që në orët e fundit duket se kanë nisur bisedimet për spostimin e saj në një vend tjetër. Kjo është ajo që deklaroi trajneri i ‘La Roja’, Luis De La Fuente.
‘Po diskutohet në nivele të ndryshme-tha De La Fuente-shpresa e parë është që të ndalet lufta. Por në rast të kundërt, duhet luajtur në një vend tjetër’
Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, vendet e mundshme që mund të presin ‘Finalissima’ janë Miami, Londra, Madridi, Roma apo Parisi.
Top Channel