Reali i Madridit mbrëmjen e së hënës pësoi një humbje të rëndë ne Santiago Bernabeu ndaj Getafes, me Los Blancos që regjistruan disfatën e dytë radhazi dhe tani sheh që t’i komplikohen llogaritë për titullin në La Liga.

Diferenca me Barcelonën kryesuese është 4 pikë, por ndjesitë nuk duken aspak të mira, ndërkohë që mesjavën e ardhshme do të jetë ndeshja me Manchester City në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.

Publiku i pranishëm në Santiago Bernabeu në përfundim të ndeshjes nuk i kurseu fërshëllimat ndaj skuadrës, ndërkohë që u dëgjuan sërish thirrje që kërkonin dorëheqjen e presidentit të klubit merenges, Florentino Perez. Ky sezon për Realin e Madridit ka pasur shumë ulje-ngritje me Los Blancos që nuk kanë qenë në asnjë moment konstantë në paraqitjen e tyre dhe kjo po ndiukon edhe te skuadra.

Sipas programit ‘Chiringuito’, te Reali i Madridit ka tensione në skuadër. ‘Ka shumë persona që iu mbetet qejfi shpejt. Nëse dikush ngre zërin ose iu tërheq vëmendjen, ata zemërohen dhe reagojnë ashpër dhe kjo shkakton debate të forta-tregon gazetari spanjoll Edu Aguirre-ja çfarë po ndodh, që një lojtar me peshë i skuadrës merr fjalën dhe menjëherë nisin përplasjet me akuza të ndërsjellta. Është shqetësuese që në skuadër nuk ka 2 apo 3 liderë që të hapin kartat. Ka tension’

Top Channel