Formula 1/Ferrari, sërish kundër Mercedes, kërkon ndërhyrjen e FIA
Makinat e reja të Formula 1 duket se nuk i kanë entuziazmuar shumë pilotët dhe në mënyrë të veçantë, Max Verstappen i cili nuk iu erdhi rrotull fjalëve për të shfaqur pakënaqësinë e tij teksa arriti t’i përkufizojë këto makina si ‘Formua E me steroidë’.
Por në anën tjetër, holandezi është i tillë; një pilot i jashtëzakonshëm në gjendje që të cojë limitin pak më tej. Për t’u përmirësuar duhen instrumente më efikase dhe stimujt e duhur dhe nëse këto mungojnë, një talent si Verstappen mund të vendosë të shprehet diku tjetër.
Larg Botërorit të Formula 1?
Kështu që një e ardhme e Verstappen larg kampionatit të Formula 1 është një hipotezë mëse e mundshme për t’u realizuar, ose të paktën kështu është shprehur Helmut Marko, ish këshilltar te Red Bull. Në një intervistë të dhënë për ‘Kleine Zeitung’, menaxheri austriak foli për një largim të mundshëm të Max Verstappen. ‘Është e mundur, por është ende shumë i ri dhe mund të kthehet në Formula 1 në një farë pike-tha Marko-besoj se herët a vonë do të bëhet një kthim te motorët me 8 apo 10 cilindra. Këto pastaj do të ushqehen me karburantë të qëndrueshëm, që do të eliminojë edhe çështjen shumë të kritikuar të emetimeve’
Eksperienca të tjera sportive
Në fakt, Max Verstappen nuk e ka fshehur kurrë pasionin për garat me makinat e rrugës. Në shtator të 2025 debutoi në kampionatin GT3 me një Ferrari 296 duke regjistruar një fitore të bujshme te ‘4 orë të Nurburgringut’. Piloti holandez është edhe titullar i Verstappen Racing me të cilën garon në GT World Challenge Europe. Impenjimi i tij në këtë evenimet u konfirmua edhe për 2026 me një makinë Mercedes AMG GT3 Evo.
Top Channel