20:41
Përplasja për certifikatën e pronësisë “zhvendos” banorin tek shtëpia e komshiut
Fiks Fare trajtoi problematikën e qytetarit Petraq Dajçe, i cili prej 25 vitesh banon në një shtëpi banimi në rrugën “Thanas Mërtiri”, Pallati 40, Shk 1, Ap 6. Lagja nr 4, Korçë. Gjashtë muaj më parë, kur aplikoi për të marrë certifikatën e pronësisë mësoi, se sipas të dhënave në të, rezulton të banojë në pallatin 5 katësh që ndodhet përballë pallatit ku ai banon aktualisht.