Manastirliu: Askush nuk duhet të orientojë qytetarët për barna jashtë spitalit

19/05/2018 11:05

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një isnpektim të befasishëm në Durrës ku apeloi se askush nuk duhet të orientojë qytetarët për barna jashtë spitalit.

“Kjo është lista e barnave esenciale që duhet të jetë transparente në çdo spital rajonal. Nuk ka asnjë arsye me buxhetin që shpenzojnë spitalet për barna që këto të mungojnë. Pacientët duhet të dinë se barnat bazë janë të garantuara në çdo spital dhe nëse dikush i orienton për të marrë barna jashtë spitalit, kanë në dispozicion numra telefoni për të denoncuar çdo rast”, tha Manastirliu në spitalin e Durrësit.

Lista e barnave esenciale është shpallur në çdo repart urgjenc në spitale, në mënyrë që të sigurohet transparencë maksimale për barnat që disponon spitali dhe qytetarët të mos orientohen drejt farmacive private për alternative të të njëjtave medikamente, që duhet të garantohen në çdo spital.

Top Channel