Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëkohësisht dhe kryetarja e komisionit të medias, në një deklaratë publike tha se Rama shantazhon kur nuk ble dot. Ajo iu referua incidentit të djeshëm me gazetaren në konferencën për shtyp, e cila u bë shkak për ndërprerjen e konferencës.

“Një kryeministër që shantazhon kur nuk ble dot, që kërcënon për të mbuluar pafuqinë e tij, që largohet kur nuk përballet dot me të vërtetën. E vërteta është se Edi Rama e ka lënë sigurinë e shqiptarëve në dorën e krimit të organizuar, e vërteta është se Edi Rama shtantazhon mediat e gazetarët që e përballin publikisht me realitetin e bashkëqeverisjes së tij me krimin, duke rrëzuar fasadën e shndritshme që i kushton shqiptarëve qindra milionë euro”, tha Vokshi.

Top Channel