Chelsea-Arsenal, Enrique nuk shkon në Londër, sepse pretendoi shumë

19/05/2018 14:54

Luis Enrique nuk do të drejtojë as Arsenalin dhe as Chelsean. Tekniku asturian ishte vënë në shënjestrën e dy klubeve londineze, por në fund ato hoqën dorë prej tij.

E përditshmja “Marca” bëri të ditur arsyet se, përse Arsenali dhe Chelsea preferuan të ndërpresin tratativat me të.

Kjo e përditshme citon burime pranë të dyja klubeve, që theksuan se problemi kryesor ishte karakteri i Luis Enriques, e sidomos arroganca e tij.

“Bisedimet mes Chelseat dhe Luis Enriques nuk patën një fund të lumtur – shpjegon “Marca”. – Marina Granoskaia është personi i besuar i Abramovichit dhe ka detyrën që të administrojë të gjitha aspektet e klubit londinez, sidomos atë sportiv. Në fillim u duk se do të kishte një akord mes trajnerit dhe ‘bluve’, por personaliteti i Luis Enriques frenoi gjithçka”.

Me Arsenalin ishte pak a shumë e njëjta histori, por burime të tjera theksuan se, për “topçinjtë” u shtuan edhe pretendimet financiare shumë të larta të Luis Enriques.

Top Channel