Enea Ftoj, 27 vjeë një ditë më parë ndërroi jetë në ambientet e Komisariatit të Korçës, por ndërsa policia njoftoi zyrtarisht se vdekja ishte për shkaqe natyrale, familjarët e tij e kundërshtuan këtë fakt duke dëshmuar se ndaj tij ishte ushtruar dhunë.

Lajmin për vdekjen e tij familjarët e mësuan në ambientet e gjykatës, ku do të zhvillohej seanca për vendosjen e masës së sigurisë ndaj 27-vjeccarit i cili akuzohej për vjedhje me dhunë.

Në familjen e të riut janë hapur dyert e mortit. Mes Varfërise dhe mjerimi Mimoza, nëna e 27 vjeçarit tregon se lajmin për vdekjen e djalit e mësoi në gjykatë

“Ishim pardje për t’i çuar cigare dhe bukë. Ata na thanë që ikni se po fle. Shkuam në gjykatë dhe atje thanë që Enea ka ndërruar jetë në burgjet e policisë”, tregon e ëma e të riut.

Babait të i Eneas, i cili do të rrisë tani dhe 3 vajzat jetime tyre 10-muajshe, 4 dhe 5 vjeçe të të birit kërkon drejtësi.

“Kush ma vrau djalin? E kishte goditur policia”, thotë ai.

Entela me të cilën ishte martuar 7 vite më parë, kur ajo ishte ende e mitur, tregon për shenjat që pa në trupin e pajetë të bashkëshortit.

“I flisja nga muri. Bëra një gabim – më tha – dhe e meritoj dënim më tha, se bëra një gabim, por jo këtë të rrahur. Më ka bërë copë, Alqi me Kreshnikun, – më. Kishte dy shenja gjëlpëre në qafën! Qafën e kishte mavi, kurrizin mavi, pjesën e krahut e kishte të nxirë komplet”, tregon bashkëshortja e të ndjerit.

Një kortezh proteste, me familjarë dhe pjesëtarë të komunitetit rom marshoi në rrugën e Korçës.

Me arkmortin e 27-vjeçarit dhe pankarta në duart kundër dhunës dhe diskriminimit racor, protestuesit kanë ecur edhe para Drejtorisë së Policisë së Korçës.

Top Channel