Chelsea shpartallohet nga Inter në Stamford Bridge (Foto)

19/05/2018 12:45

Spektakël në Stamford Bridge të Londrës, ku Inter Forever mundi 4-1 legjendat e Chelsea-t, në një ndeshje që është ndjekur nga më shumë se 30 mijë spektatorë. Ndeshja u zhvillua nga fondacioni i bamirësisë si skuadrës së Chelsea me motivacionin “In Memory os Ray Wilikins”, i cili u nda nga jeta një muaj më parë.

Yje ndër vite të Interit arritën që të fitojnë një ndeshje spektakli me yjet ndër vite te Chelsea. Pas golit të shënuar nga Di Matteo, Inter u përgjigj me golat e shënuar nga Materazzi, Suazo dhe dy gola nga Karagounis. Në fushë ishin yjet e të dyjë këtyre skadrave ndër vite, përfshi Klinsmann, Crespo, Zanetti, Toldi, Cambiasso, Bergomi, Berti, Chivu, etj për Interin dhe Ballack, Shecchenko, Vialli, Desailly Essien, Zola për Chelsea.

Fomacionet e të dyja skuadrave:

CHELSEA

Portierë: Carlo Cudicini, Hilário

Mbrojtës: Marcel Desailly, Frank Leboef, Frank Sinclair, Dan Petrescu, Celestine Babayaro, Graeme Le Saux, Juliano Belletti, Danny Granville

Mesfushorë: Dennis Wise, Jody Morris, Roberto Di Matteo, Michael Essien, Michael Ballack, Gianfranco Zola

Sulmues: Gianluca Vialli, Tore Andre Flo, Eidur Gudjohnsen, Andriy Shevchenko, Pierluigi Casiraghi

 

INTER FOREVER

Portierë: Francesco Toldo, Sebastien Frey

Mbrojtës: Guiseppe Bergomi, Javier Zanetti, Guiseppe Baresi, Massimo Paganin, Marco Materazzi, Walter Samuel, Christian Chivu, Mikaël Silvestre, Francesco Colonnese

Mesfushorë: Esteban Cambiasso, Alessandro Bianchi, Nicola Berti, Giorgos Karagounis, Olivier Dacourt, Ousmane Dabo, Houssine Kharja

Sulmues: Youri Djorkaeff, Hernan Crespo, Jürgen Klinsmann, David Suazo

FOTO GALERI
1/38

Top Channel