Fshati Gorre ka rreth 1500 banorë, të cilët vuajnë për një qendër shëndetësore. Qendra ekzistuese u mbyll në vitin 2016 nga Inspektorati i Shëndetësisë për shkak të kushteve të papërshtatshme.

Në fshatin Gorre të Lezhës, edhe pse ka një numër të madh banorësh, qendra shëndetësore është jashtë çdo funksioni. Prej dy vitesh, thonë banorët, kjo qendër nuk funksionon fare, ndërkohë që është ndërtuar gjatë kohës së komunizmit, por që atëherë askush nuk ka vënë më dorë.

“Duhet të shkojmë ose në Fushë-Kuqe ose në Laç. Nuk ka zgjidhje për njerëzit e sëmurë. Duhet të marrim fëmijët në krahë, ndërsa të moshuarit duhet të ecin deri në Fushë-Kuqe, që është larg”, thonë banorët.

Ata thonë se para disa kohësh është tentuar një ndërhyrje për rikonstruksionin e saj, por banorët e kanë kundërshtuar, pasi ajo qendër kërkon rehabilitim total.

Top Channel