Në pikën e basteve “kërcet” kallashi! Policia neutralizon autorin e dyshuar

18/05/2018 18:33

Ka parkuar motoçikletën me të cilën po udhëtonte para ambienteve të një lokali që shërbente edhe si pikë bastesh.

Më pas, është futur në ambientet e brendshme të tij, ku ka nxjerrë armën automatike tip Kallashnikov dhe e ka shkrepur atë një herë, fatmirësisht pa lënduar njeri.

31-vjeçari i identifikuar si Besmir Gj., është arrestuar nga policia, pasi në orët e pasdites së kësaj të premteje qëlloi me armë në ambientet e një pike bastesh në vendin e quajtur si “Sahati” në qytetin e Vlorës.

Ndërhyrja e policisë dhe e personave të tjerë që ndodheshin brenda në lokal kanë neutralizuar 31-vjeçarin.

I riu është shoqëruar menjëherë në ambientet e policisë së Vlorës, ku po pyetet mbi shkaqet që e shtynë të ndërmerrte aktin në fjalë.

Besohet se në shënjestër të autorit ka qenë një person konkret brenda pikës së basteve.  Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel