Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Ka parkuar motoçikletën me të cilën po udhëtonte para ambienteve të një lokali që shërbente edhe si pikë bastesh.
Më pas, është futur në ambientet e brendshme të tij, ku ka nxjerrë armën automatike tip Kallashnikov dhe e ka shkrepur atë një herë, fatmirësisht pa lënduar njeri.
31-vjeçari i identifikuar si Besmir Gj., është arrestuar nga policia, pasi në orët e pasdites së kësaj të premteje qëlloi me armë në ambientet e një pike bastesh në vendin e quajtur si “Sahati” në qytetin e Vlorës.
Ndërhyrja e policisë dhe e personave të tjerë që ndodheshin brenda në lokal kanë neutralizuar 31-vjeçarin.
I riu është shoqëruar menjëherë në ambientet e policisë së Vlorës, ku po pyetet mbi shkaqet që e shtynë të ndërmerrte aktin në fjalë.
Besohet se në shënjestër të autorit ka qenë një person konkret brenda pikës së basteve. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel