E hënë, 03 Shtator 2018
11:58
Albayrak: Banka Qendrore e pavarur, nuk ka krizë të sistemit bankar

“Banka Qendrore e Turqisë është e pavarur nga qeveria dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të luftuar inflacionin”, tha ministri i Financave Berat Albajrak për Reuters, duke mbrojtur një institucion që nuk ka ngritur normën e tij bazë në gati tre muaj, pavarësisht nga një krizë valutore.

11:46
Kushte jashtë çdo standardi, AKU mbyll 2 restorante

Gjatë kontrollit për kushtet e sigurisë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur dy restorante, një në Gjirokastër dhe një në Përmet, ndërsa ka gjobitur një tjetër.

11:35
“Korrigjimi i kufijve” në Kuvend, nesër seancë e jashtëzakonshme në Kosovë

Me kërkesë të opozitës, Kuvendi i Kosovës diskuton të martën në një seancë të jashtëzakonshme tezën e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se në seancën e së martës do ta kenë vetëm një pikë të rendit të ditës.

11:24
Çmendet kapiteni i Atletico-s, kafshon në kokë yllin e Realit

Ai është një derbi pavarësisht nëse luajnë ekipet e para, ekipet e dyta, apo ato të moshave.

11:17
Rama me mësuesit: Të nxjerrim politikën jashtë sistemit arsimor

Dy javë para datës kur pritet të rifillojë viti shkollor 2018-2019, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, pritën në një takim mësuesit.

11:04
Bushati në Izrael, diskuton sigurinë me Netanyahun

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me kryeministrin, njëherësh ministrin e Jashtëm të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

11:03
Hysaj: Mbrojtje më e dobët me Ancelotin? Thjesht na ka munguar përqendrimi

Napoli pësoi humbjen e parë në Serinë A, teksa u mposht nga Sampdoria me rezultatin e thellë 3-0 dhe nuk arriti të ruajë ritmin e juventusit, me 3 fitore në po kaq takime.

10:45
Digjet Muzeu Kombëtar i Brazilit, shkaktohen dëme kolosale

Një zjarr gjigant ka përfshirë Muzeun Kombëtar të Brazilit në Rio de Janeiro, institucioni më i vjetër shkencor në vend. Ndërtesa përmban më shumë se 20 milionë objekte dhe zjarrfikësit bënë gjithçka ta shpëtojnë me çdo kusht këtë koleksion të rrallë.

10:34
Doktori që u bë hajdut

Mediat italiane e identifikojnë vetëm si doktor K., shqiptarin 26-vjeçar ditën ishte student i nderuar për master, dhe natën hajdut apartamentesh. Në shtëpinë e tij në periferinë veriore të Milanos policia gjeti ora luksi, piktura të 1900-ës, gurë të çmuar, gjerdanë dhe unaza me diamante.

10:24
Bashkia e Tiranës rikonstrukton rrugën e Zallit në Selitë, nis linja e re e autobusit

Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar tërësisht rrugën e Zallit në zonën e Selitës duke i dhënë fund problemit disavjeçar të mijëra banorëve dhe drejtuesve të automjetit që ishin të detyruar të kalonin në rrugën plot gropa, baltë dhe me ujërat e zeza.

10:07
Shiu bllokon kanalizimet në Durrës, ujërat e zeza dalin në sipërfaqe

Kanë mjaftuar pak reshje shiu mëngjesin e sotëm, që në qytetin e Durrësit të përmbyten disa nga rrugët.

09:46
Thyhet e grabitet Katedralja e Korçës

Katedralja e Korçës është sulmuar sërish gjatë natës, teksa ëshjë thyer dera dhe janë dëmtuar disa nga ambientet e brendshme.

09:33
“Luther” – Çfarë do të ndodhë në episodin 4

Një vrasës serial bëhet i papërmbajtur duke vrarë shumë vajza. Luterit i duhet të futet në mendjen e tij dhe të zbulojë ç’e shtyn të kryejë kaq shumë vrasje.

09:32
Stina e re parlamentare, partitë kryesore mbledhin strukturat

Në prag të stinës së re parlamentare, grupet parlamentare të tre partive kryesore, PS, PD dhe LSI koordinuar sjelljen dhe qëndrimin e tyre.

09:20
Rikthehet “Në shtëpinë tonë”, nga ora 9:30 në Top Channel

“Në shtëpinë tonë” rikthehetsot në një sezon tjetër televiziv në ekranin e Top Channel, por me një format të ri. Nga ora 9:30 deri në 12:00, paraditja do të jetë në shoqërinë e Florianit dhe Stelës.

09:04
Dy reporterët e Reuters dënohen me 7 vite burg në Myanmar

Dy gazetarët e agjencisë së lajmeve, Reuters, të cilët mbaheshin nën arrest në Myanmar, u shpallën fajtorë për shkelje të një ligji mbi sekretet shtetërore dhe u dënuan me 7 vite burg nga një gjykatë e këtij shteti.

08:46
Sot starton “Top Talk”. Një dritare e re informative në Top Channel, çdo ditë në orën 15:45

Çdo ditë një problematikë dhe një i ftuar që do të përballet me të vërtetën. Duke nisur nga e hëna, me emisionin më të ri në Top Channel, “Top Talk”, ngjarjet nuk do të kalojnë në heshtje, të ftuarit do të përballen me fakte dhe realitetin, të cilin publiku do ta shquajë si problematikë.

08:37
Shpërthim me tritol në Laç, nuk ka të lënduar

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Laçit.

08:11
Dy humbje radhazi, Kamza shkarkon trajnerin

Bledar Devolli dhe ndihmësit e tij nuk do të jenë më pjesë e Kamzës.

E diel, 02 Shtator 2018
23:16
Napoli turpërohet nga Sampdoria. Lazio merr fitoren e parë në Serinë A

Sampdoria mposhti 3-0 Napolin në “Marassi” dhe merr tre pikët e para në Serinë A. Skuadra e Ancelottit u shkërmoq në Gjenovë nga dy gola të Defrelit dhe një të veteranit Quagliarella.

21:53
Një gol bën diferencën në Durrës, Teuta mposht Kamzën

Ndeshja e fundit e javës së tretë të Kategorisë Superiore, ajo mes Teutës dhe Kamzës, u mbyll 1-0 në favor të bregdetarëve.

21:41
Rafa Nadal vijon aventurën në US Open. Gjen kundërshtar të fortë në çerekfinale

Rafael Nadal ka arritur në çerekfinalet e turneut US Open, pasi mundi në 1/8 gjeorgjianin Basilashvili.

21:17
Kjo Barcelonë të fut frikën

Barcelona tregoi të gjithë fuqinë e saj në javën e tretë të kampionatit spanjoll. Në “Camp Nou”, katalanasit shkatërruan 8-2 Huesca-n.

20:08
Çifti që nuk u nda nga biçikleta edhe në ditën e dasmës

“Çdo ditë është një eksperiencë e veçantë. Mund të ndodhë që zgjohemi në 5, jemi bashkë. Do ikim me biçikleta? Do ikim”.

19:55
Gazetashitësi i plazhit. Prej 22 vitesh i shet, por edhe i komenton

Me kapele në kokë dhe gazetat në dorë, Isai, 54-vjeçari nga Dushku i Lushnjes, shet gazeta për pushuesit në zonën e Plepave në Durrës. Isai, që të gjithë e njohin me emrin Noçja, nofkë që i ka mbetur për shkak të një personazhi të Big Brother, ka mënyrën e tij të të dhënit të lajmeve.

19:41
Përroi si landfill. Të gjitha mbetjet e Librazhdit vijojnë të derdhen në Shkumbin

Landfilli i Bashkisë së Librazhdit është improvizuar në shtratin e një përroi. Aty grumbullohen mbetjet urbane të bashkisë jashtë çdo kriteri mjedisor dhe fare pranë qytetit. Sa herë ka reshje, këto mbetje shkojnë drejt Lumit Shkumbin, duke bërë që situata të përkeqësohet edhe më tej.

19:17
Përshëndetën si nazistët, pezullohen dy policë gjermanë

Policia e Bavarisë në Gjermani po heton dy oficerë që dyshohen për kryerjen e përshëndetjes së paligjshme naziste.

19:01
Manchester United merr frymë me Lukakun. Watford kryeson renditjen pas fitores ndaj Tottenham

Manchester United ka arritur të fitojë në transfertën me Byrnley falë dy golave të Romelo Lukakut.

18:49
Reginaldo “shkërmoq” Tiranën. Kukësi fiton 3-1 ndaj bardhebluve

Reginaldo ishte heroi i ndeshjes Kukësi-Tirana.

18:33
Shpërthim në Somali, 3 viktima dhe 14 të plagosur

Një kamikaz ka sulmuar një zyrë qeveritare në kryeqytetin somalez, Mogadishu, duke shkaktuar shembjen e një shkolle aty pranë.

18:18
Microsoft do të ndryshojë (sërish) Skype-n

Microsoft ka vendosur që të ndryshojë edhe një herë tjetër Skype-n, duke i hequr “highlights”-in që është si i Snapchat-it.

17:59
Panairi i Tatuazhit në Moskë. Mijëra “artistë të trupit” zbarkojnë në Rusi (Foto)

Mijëra persona të fiksuar pas tatuazheve kanë “pushtuar” Moskën këto ditë, për të qenë të pranishëm në “Panairin Rus të Tatuazhit”.

17:41
F1, fotot më të bukura të Çmimit të Madh të Italisë

Kampioni në fuqi i botës në Formula 1, Lewis Hamilton arriti të fitojë garën e Monzës, duke u imponuar në një pistë që Ferrari e konsideron të shtëpisë.

17:40
“Kufiri i padukshëm” – Çfarë do të ndodhë në episodin 1

Baroni i drogës, Harvi Wratten dhe nipi i tij i paqëndrueshëm mendërisht, Xhei, lirohen nga burgu falë faljes mbretërore. Harvin e vrasin dhe çështjen ia japin inspektor Gabrielit.

17:31
Fier, digjet magazina e kafes. 400 000 euro dëm (Foto)

Një magazinë kafeje në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës.

17:15
Mustafi shënon dhe feston me shqiponjë, Arsenali mposht Kardifin

Shkodran Mustafi shpalosi shqiponjën në Kardif, në ndeshjen që Arsenali fitoi 3-2 ndaj vendasve uellsianë, në javën e katërt të Premier League.

16:50
Festivali i Komedisë, artistët dhe trupat teatrore zbresin në Korçë

Festivali i Komedisë ka ngritur siparin e tij në Korçë, duke mbledhur në ambientet e teatrit “Andon Zako Çajupi”, dhjetëra artistë dhe artdashës.

16:35
F1, Hamilton mposht Ferrarin në Itali. Raikkonen i dyti, Vettel i katërti

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Italisë, duke mposhtur Ferrarin pikërisht në shtëpinë e makinës italiane.

16:12
Fast food, “vrasësi i heshtur” i shëndetit të konsumatorëve

Përdorimi i ushqimeve të shpejta është pa dyshim në majat më të larta. Ushqimi i shpejtë pa dyshim që është dhe shumë i shijshëm, por jo me vlera të larta ushqyese.

15:57
Mijëra rusë protestojnë kundër reformimit të pensioneve

Mijëra njerëz në të gjithë Rusinë u bashkuan me protesta gjatë ditës së sotme kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e pensionit, pavarësisht premtimeve të fundit nga presidenti Vladimir Putin për të zbutur këtë masë jopopullore.

15:36
Në shkollë me çantën plot, nisma për të ndihmuar fëmijët në vështirësi

Mirela është nisur drejt librarisë te Qendra Stefan, pranë Pazarit të ri, duke u bërë kështu një nga dhurueset e para të nismës “Në shkollë sot, me çantën plot”, me dëshirën për të plotësuar atë që i mungon fëmijëve.

15:34
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 50

Raporti i mjekut-ligjor e hedh poshtë denoncimin e Sibelit për dhunim dhe Rui kërkon largimin e saj nga shoqëria. Policia zbulon se Rubinjoja është i përfshirë në trafikimin e drogës.

15:14
Parlamenti prish qetësinë të hënën me sesionin e ri. Rama mbledh Kryesinë, Basha aleatët dhe grupin

Pas një qetësie prej më shumë se 4 javësh, politika pritet t’i rikthehet zhurmës këtë të hënë. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka firmosur tashmë urdhrin për të nisur sesionin e ri parlamentar të hënën e parë të shtatorit, siç e kërkon edhe Kushtetuta. Seanca e parë plenare, që është vetëm ceremoniale, pritet të nisë rreth orës 17:00.

14:57
Denoncon deputeti i PD-së: Ministria e Arsimit, evazion fiskal me sigurimet e mësuesve

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi ka denoncuar sot Ministrinë e Arsimit, se nëpërmjet Drejtorive Arsimore Rajonale, po konsumon veprën e evazionit fiskal, duke mos paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për disa mësues.

14:33
Librat falas për nxënësit e fillores, Rama: Fund teksteve që lemerisën këdo

Kryeministri Rama është ndalur në një takim me mësues e prindër në qytetin e Vlorës, aty ku ka qenë e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

14:03
Superiore, Kukësi e Tirana për fitoren me çdo kusht. Luhet edhe Teuta-Kamza

Këtë të dielë do të luhen dy ndeshje të tjera të Kategorisë Superiore. Në orën 16:45, në “Loro Boriçi” të Shkodrës do të vihen përballë Kukësi dhe Tirana, dy skuadra që nuk kanë bërë mirë në dy javët e para të kampionatit.

13:54
Në familjen e 8 të vrarëve në Selenicë, ku priten ngushëllime e drejtësi…

Në vendin ku u vranë 8 persona, në Resulaj të Selenicës, familjarët e tyre vendosin lule. Në oborr, 3 djemtë e mbijetuar vazhdojnë të presin ngushëllime në vetëm njërën prej banesave të mbetur të hapur.

13:41
Tiranës i rikthehet festa e balonave, Veliaj: Hapësirat e gjelbra ua kthyem qytetarëve

Për dy ditë me radhë, balonat shumëngjyrëshe të përmasave e formave të ndryshme, mbushën qiellin e Tiranës në Festivalin Ndërkombëtar të Balonave, që rikthen pas shumë vitesh një traditë të bukur të kryeqytetit, në një event që u organizua në Parkun e Liqenit Artificial, të kthyer në hapësirën më të pëlqyer për qytetarët e Tiranës dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme social-kulturore.

13:33
“Bëmë baba të debutoj më fort se ty”

Cristiano Ronaldo po has vështirësi në gjetjen e golit, në aventurën e tij të re në Serie A me Juventusin.

13:13
Bayern Munchen, i frikshëm edhe pa shpenzime në merkato

Bayern Munchen “tremb” brenda dhe jashtë fushe. Sezonin e kaluar, bavarezët e fituan Bundesligën me 21 pikë diferencë mbi Schalken e vendit të dytë, e megjithatë iu deshën 10 javë për të marrë kryesimin në kampionat.

12:55
Shtëpia pa dyer e tavan, familja me 7 persona që jeton me bukën e falur

Në një mjerim të tillë, Hava Boci rrit 3 fëmijët e saj. Por, në këtë shtëpi në fshatin Sharrdushk të Rrogozhinës rrojnë 7 frymë. Buka që hanë shpesh ështe e falur, ose e marrë borxh nëpër dyqane. Përveçse e gatuan, Havasë i duhet t’i ruajë edhe nga minjtë.

12:41
Nga azilant i dështuar, në emigrant ekonomik

Në Gjermani po diskutohet që azilkërkuesit e refuzuar të lejohen të punojnë si emigrantë ekonomikë.

12:36
“The Darkest Minds” në kinematë “Imperial”

Të burgosur nga një botë të rriturish që i frikësohet gjithkujt nën 18 vjeç, disa adoleshentë formojnë një grup rezistence për të rimarrë në duar kontrollin e të ardhmes së tyre.

12:30
Brindisi, kapen 550 kg marijuanë, një shqiptar e një italian të arrestuar

Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe homologëve italianë të Guardia di Finanzas së rajonit të Puljas kanë bërë të mundur përfundimin me sukses të një operacioni që ka goditur një tjetër tentativë për trafik lëndësh narkotike drejt fqinjit të përtej Adriatikut.

12:24
Bono “humbet” zërin, anulohet koncerti i U2 në Berlin

Fansat e “U2”-ve mbetën të zhgënjyer në Berlin, pas anulimit të koncertit të tyre të shumëpritur. Por, arsyen nuk do ta kishin imagjinuar ndonjëherë.

12:15
Itali, polakja vrau me thikë një person dhe plagosi 3 të tjerë

Autoritetet italiane citojnë një marrëzi të çastit, si shkakun që i verboi arsyen polakes së ndaluar në Itali një ditë më parë, pasi vrau me thikë një person e plagosi 3 të tjerë.

12:13
Predikuesi te funerali i Aretha Franklin i kërkon falje Ariana Grandes për prekjen e papërshtatshme

Peshkopi që drejtoi funeralin e Areta Frenklinit i ka kërkuar falje Ariana Grandes, pasi u akuzua se e ka prekur në mënyra të pahijshme mbi skenë.

12:11
Referendumi në Maqedoni, Brukseli apelon votë pro integrimit në BE dhe NATO

Deputetët europianë kërkojnë unitet kombëtar për referendumin në Maqedoni. Nënkryetarja e Aleancës Progresive të Socialdemokratëve në Parlamentin Europian, Maria Rodrigez theksoi se, pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare, e një rëndësie kyçe për vendin, në këtë moment kritik, është uniteti i qytetarëve.

12:09
“US Open”, eliminohet Kerber për femra, kalojnë Federer e Djokoviç

Surpriza e radhës në turneun “US Open” u regjistrua sërish në garimin e femrave. Angelique Kerber, që është numri 4 i botës, u eliminua në raundin e tretë në turneun njujorkez nga Cibulkova.

12:00
Tiranë, gjendet foshnja e pajetë. Prindërit e kishin braktisur në një çantë

Një foshnje e pajetë u gjet mëngjesin e së dielës në kryeqytet, në rrugën “Azem Galica”.

11:51
Turneu i shahut në Tiranë, triumfojnë grekët. Shqipëria, vendet 4-5

Tirana ishte vendi organizator i simultanes ndërkombëtare të Shahut për vendet frankofone. Eventi ishte në edicionin e 6 të tij dhe në të morën pjesë 150 lojtarë nga dhjetëra vende të botës.

11:45
Thaçi: Pakt historik me Serbinë, pritja është destabilizim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se procesi i kërkimit të një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë bart me vete shumë rreziqe, por sipas tij “nuk ka rrezik më të madh për Kosovën sesa të vazhdojë të qëndrojmë kështu në një gjendje pezull”.

11:36
Luana, së shpejti në Top Channel

Këtë sezon të ri rikthehet në Top Channel, Luana Vjollca. Prej disa vitesh në moderim, këtë herë rikthehet me autorësi të plotë në programin e saj.

11:00
Hetimet për vrasjen në Shkodër, 30 të shoqëruar. Dëshmitarët merren në mbrojtje

Hetimet për të zbardhur vrasjen e biznesmenit, Arjan Ferracaku, po zhvillohen intensivisht, edhe pse deri tani nuk ka asnjë të dhënë që mund të hedhë dritë mbi motivet dhe autorët e krimit.

10:52
Kaluan 3 javë, CR7 nuk “e njeh” ende golin

Mungesa e paparashikueshme e golit nga Cristiano Ronaldo ka lënë të habitur tifozët e Juventusit, të cilët prisnin “perlat” e portugezit që prej ndeshjes së parë me fanellën e re të bardhezinjve.

09:59
Trump mungoi në funeralin e McCain, por jo Ivanka dhe Jared Kushner

Pavarësisht se as presidenti Donald Trump dhe as bashkëshortja e tij Melania Trump nuk morën pjesë në shërbesën përkujtimore në nder të senatorit të ndjerë John MacCain të zhvilluar në Uashington gjatë së shtunës, vajza e tij Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ishin që të dy të pranishëm.

09:45
Forumi në Dubrovnik, Bushati takon zyrtarin amerikan: Shqipëria, rol konstruktiv në rajon

Ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është takuar me zv.ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, gjatë punimeve të një forumi të zhvilluar në Dubrovnik.

09:17
Bulqizë, godet punonjësin e ujësjellësit, arrestohet

Një 33-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi është konfliktuar me grushte me një punonjës të ujësjellësit.

09:09
“Brexit”, May zotohet: Asnjë kompromis me BE që dëmton Britaninë

Kryeministrja britanike Theresa May ka këmbëngulur se nuk do të mund të detyrojë të stërhollojë planin e saj për “Brexit”-in gjatë negociatave me Bashkimin Europian.

08:56
Shpërthim në aeroportin ushtarak sirian: Nuk është sulm izraelit

Siria ka mohuar raportet, sipas të cilave një seri shpërthimesh në një aeroport ushtarak pranë Damaskut të dielën, ndodhën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite.

08:44
Referendumi “ndez” Greqinë. Javën që vjen, protesta në Selanik

Afrimi i 30 shtatorit, ditës së referendumit që do të mbahet në Maqedoni për të aprovuar ose jo marrëveshjen me Greqinë për emrin, ka rritur përsëri reagimet e grekëve, sidomos në zonat veriore të vendit.

08:32
Paralajmëron Kongresin të mos ndërhyjë, Trump: Kanadaja, jo patjetër në “NAFTA”

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën se nuk ishte e nevojshme që Kanadaja të mbetej medoemos pjesë e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Amerikën e Veriut (NAFTA), teksa paralajmëroi Kongresin të mos “ndërhyjë” në negociatat tregtare përndryshe ai do t’i jepte fund tërësisht paktit tripalësh tregtar.

08:19
Pakistani ka dështuar me grupet terroriste, SHBA ndërpret ndihmat

Shtetet e Bashkuara kanë anuluar ndihmat ushtarake prej 300 milionë dollarësh për Pakistanin, për shkak të asaj që konsiderohet si dështim i Islamabadit për të ndërmarrë veprime kundër grupeve të militantëve terroristë.

E shtunë, 01 Shtator 2018
22:58
Sulm me thikë në një muze në Itali, gruaja qëllon 4 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një muze në Mantova të Italisë, ku një grua me origjinë polake ka kryer një sulm me thikë, duke lënë të vdekur një person, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

22:28
Ronaldo vazhdon të vuajë në Itali, por jo Juventus!

Tre ndeshje zero gola për fituesin e 5 “Topave të Artë”, Cristiano Ronaldo, i cili nuk mundi t’i shënojë as Parmës, ndeshje të cilën Juventusi arriti ta fitojë me rezultatin 2-1.

22:13
“Kurrë pazar me Mitrovicën. Kufijtë i ka garantuar gjaku i dëshmorëve!”

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i prerë teksa ka folur në Prizren se nuk do të ketë ndryshim kufijsh, duke theksuar se ata i ka garantuar gjaku i dëshmorëve.

21:46
Partizanit i mjafton Asani ndaj Kastriotit

Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Jasir Asani në minutën e 13’, që Partizani të regjistrojë një tjetër fitore minimale, këtë herë ndaj Kastriotit. Pas fitores 0-1 ndaj Kamzës, Partizani përsërit të njëjtin rezultat, por këtë herë ndaj Kastriotit në “Selman Stërmasi” dhe ngjitet në kuotën e 6 pikëve.

21:30
Bayern i frikshëm në transfertë, Rashica i jep fitoren Werder-it

Bayern Munchen nuk zhgënjen dhe sot mori edhe fitoren e dytë, në po kaq ndeshje, duke mposhtur Stuttgartin në transfertë, me rezultatin 0-3.

21:05
Nga e hëna, “Ftesë në 5” në Top Channel

Një ftesë çdo ditë në orën 17:00 ju pret që prej së hënës në ekranin e Top Channel, aty ku Bieta Sulo do të presë në studio çdo ditë, njerëz të zakonshëm, por edhe personazhe publike në një optikë tjetër, në situata të ndryshme deri edhe argëtuese.

20:55
Homazhet për John McCain, Bush e Obama në ceremoninë e Uashingtonit

Dy ish-presidentë të Shteteve të Bashkuara iu drejtuan me mesazhe prekëse pjesëmarrësve në shërbimin e memorialit të ish-senatorit të Arizonës John McCain, në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.

20:31
Vrasjet, PD: Shkodra, nën terrorin e krimit dhe bandave me mbështetje qeveritare

Pas kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar edhe Partia Demokratike, pas vrasjes së biznesmenit në Shkodër ditën e sotme.

20:18
Tuzi, zyrtarisht komunë. Shqiptarët shpresojnë për zhvillim

Tuzi i Malit të Zi është zyrtarisht komunë. 1 shtatori ka finalizuar përpjekjet mëse 30-vjeçare të partive shqiptare në Mal të Zi.

19:54
Mungon Icardi, “shpërthen” Interi

Interi ka marrë fitoren e parë në Serie A këtë sezon në transfertën e vështirë të Bolognas edhe pse luajti pa kapitenin Mauro Icardi.

19:31
Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, rikthehet në burg

Dashamir Xhika, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar është rikthyer sërish në burg. Xhika ishte lënë më parë nga gjykata në “arrest shtëpie”.

19:20
Flamurtari mund Luftëtarin, humbja e tretë radhazi për gjirokastritët

Flamurtari vijon me rezultatet pozitive në këtë fillim të sezonit në Kategorinë Superiore.

18:54
Italiani ekstradohet në Shqipëri, i dënuar me 8 vite burg

Një shtetas italian është ekstraduar ditën e sotme në vendin tonë, ku është dënuar me 8 vite burg për “Trafik të mjeteve motorike”.

18:46
Gati për “Top Talk”…

Jemi në orët e fundit të përgatitjeve për programin më të ri ekskluziv në Top Channel, “Top Talk”, i cili do të vijë në një format krejtësisht ndryshe.

18:44
Vrasjet në Shkodër, Voltana Ademi-Ramës: Mjaft më!

Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka reaguar në lidhje me vrasjen e Arjan Verracakut, ndodhur mesditën e sotme në këtë qytet, duke theksuar se në vetëm tre muaj janë shënuar 6 viktima në Shkodër, Ademi thotë se qyteti “po përjeton periudhën më të vështirë ku krimi po bën ligjin”.

18:22
Avioni shpërthen në flakë, shpëtojnë 164 pasagjerë

Një mbikëqyrës në aeroportin e Soçit në Rusi ka vdekur gjatë një përgjigje emergjente pasi një aeroplan bëri ulje të rrezikshme duke arritur në skajin e pistës, në një shtrat lumenjsh dhe më pas shpërtheu në flakë.

18:12
Chelsea i përgjigjet Liverpool, me pikë të plota

Pas Liverpoolit në mesditë, edhe Chelsea është përgjigjur me të njëjtën monedhë, duke arritur të fitojë edhe ndeshjen e katërt, në katër të luajtura për sezonin 2018-2019.

17:49
Kryetari i Komunës së Preshevës: Me Kosovën, por pa shkëmbim

Idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë nuk e mbështesin as vetë drejtues të komunës së Preshevës, kryetari i së cilës, Shqiprim Arifi i përkrah më së shumti planet që kjo zonë të bashkohet me Kosovën, por jo një skenar i cili do të përfshinte që në këmbim, Serbisë t’i jepen pjesë të tjera të vendit.

17:37
Veshjet e arbëreshëve/ Ekspozita në Muzeun Kombëtar, me kukulla në miniaturë

Që një model flokësh të tregojë statusin civil e të përcaktojë nëse je beqar apo i martuar, në ditët e sotme tingëllon diçka e çuditshme. Por për arbëreshët e Italisë është traditë që një grua e martuar të lidhë flokët gërshet në formë kurore.

17:26
Konflikt mes 2 vëllezërve, policia parandalon përshkallëzimin e ngjarjes

Policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy vëllezërve në fshatin Shtëpanj të Cërrikut.

17:06
Ofensiva ruso-siriane mbi Idlib, OKB e shqetësuar

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për civilët në rajonin e Idlibit, në Sirinë veriperëndimore, ku forcat qeveritare, me mbështetjen e Rusisë, kanë në plan të fillojnë një ofensivë të madhe, për rimarrjen e zonës së fundit që mbahet nga forcat rebele.

16:45
Ferrari dominon provat në Monza, Mercedes mbetet prapa

Ferrari feston në shtëpinë e tij. “Kokëkuqja” italiane ishte dominuese në provat zyrtare të zhvilluara në pistën e Monzas në ndalesën e radhës në Botërorin e Formula 1.

16:33
Tri dekada në kërkim të pronës, 65-vjeçari i zhgënjyer me kompensimin

Prej 28 vitesh, Fiqiret Filjas i mohohet një sipërfaqje e madhe toke bujqësore trashëguar nga familja e tij. 65-vjeçari nuk përfitoi tokë me 7501, ndërsa me ligjin e kompensimit të pronave, mbeti i zhgënjyer.

16:23
Presidenti Meta pret në një takim një grup turistësh nga Izraeli

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti një grup turistësh nga Izraeli, të cilët ishin të shoqëruar nga Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, z. Boaz Rodkin si edhe ish-Ambasadori i Izraelit, z. David Cohen.

16:20
Liverpool nuk ndalet, fiton edhe ndaj Leicester

Liverpooli nuk ndalet në Premier League angleze. Skuadra e Jurgen klopp shënoi një tjetër fitore, e katërta, në po kaq ndeshje të luajtura dhe tani është me 12 pikë të plota.

16:05
Ekzekutimi i borxheve të këqija, ulen tarifat përmbarimore

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ajo e drejtësisë Etilda Gjoni kanë firmosur një udhëzim të përbashkët, i cili ul 2 deri në 4 herë tarifat përmbarimore për ekzekutimin e borxheve të këqija.

15:45
Hetimet për sulmin ndaj gazetares, vështirësi për të rënë në gjurmët e autorëve

Policia po has vështirësi në zbulimin e autorëve të sulmit me armë në banesën e babait të gazetares, Klodiana Lala. Burime nga grupi hetimor thonë se ngjarja ka ndodhur në një zonë të “varfër” sa i përket elementëve të sigurisë.