Barcelona tregoi të gjithë fuqinë e saj në javën e tretë të kampionatit spanjoll. Në “Camp Nou”, katalanasit shkatërruan 8-2 Huesca-n.

Messi dhe Suarez shënuan nga dy herë, ndërsa golat e tjerë kishin si autorë Dembele, Rakitic e Jordi Alba. Ky i fundit, në pjesën e parë detyroi Pulidon që të shkaktonte edhe një autogol.

Përpara ortekut të golave të Barcelonës, ishte Huesca ajo që kishte nisur takimin me një gol të shpejtë.

Top Channel