“E di çfarë ndodh kur njerëz si ata vijnë në pushtet”/ Mbappe përplaset me partinë e Le Pen, Jordan Bardella: Kur ai ikën nga PSG, fitohet Championsi 13/05 18:11
Sampdoria mposhti 3-0 Napolin në “Marassi” dhe merr tre pikët e para në Serinë A. Skuadra e Ancelottit u shkërmoq në Gjenovë nga dy gola të Defrelit dhe një të veteranit Quagliarella.
Edhe Lazio arriti fitoren e pare në kampionatin Italian. Bardhekaltërit triumfuan ndaj Frosinones me një gol të Luis Albertos, në fillimin e pjesës së dytë.
Po me një gol fitoi edhe Fiorentina, që mposhti 1-0 Udinesen falë Benassit.
Atalanta e Berishës dhe Gjimshitit humbi 1-0 ndaj Cagliarit në shtëpi.
Sassuolo fitoi 5-3 kundër, ndërkohë përfundoi në barazim pa gola takimi mes Chievos dhe Empolit.
Top Channel