E shtunë, 01 Shtator 2018
14:58
Ekzekutohet biznesmeni në Shkodër, asnjë motiv dhe autor

Mesditën e së shtunës Arjan Ferracaku është gjetur i vrarë në periferi të qytetit të Shkodrës. Nga të dhënat e para mësohet se 30-vjeçari është qëlluar me pistoletë.

14:43
Sezoni turistik në Vlorë, Rama bën premtimet për vitin e ardhshëm

Vlora është një tjetër qendër e turizmit, të cilin Kryeministrin vazhdon ta mbajë në vëmendje. Sezoni ende nuk ka përfunduar, por Rama theksoi se ka pasur një përmirësim të kushteve përsa i përket pastërtisë.

14:06
Shahu në shkolla, Veliaj: Mundësi fantastike për të rinjtë

Loja e shahut do të bëhet pjesë e të gjitha shkollave të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Kombëtare të Shahut, do të hartojë një program për zhvillimin e sportit të shahut për të gjitha shkollat e Tiranës, si një mundësi fantastike për të rinjtë.

13:49
Greqi, në pranga vullnetarët e emergjencave; “Ndihmuan emigrantët”

Dy vullnetarë te Qendrës Ndërkombëtare të Reagimit ndaj Emergjencave janë arrestuar në Greqi në vazhdën e një hetimi që implikon 30 anëtarë të OJQ-ve të ndryshme.

13:40
Modelet e reja të Iphone; Apple pritet që të njoftojë datën

Shumica e ndjekësve të Apple-it presin që kompania të prezantoje një numër modelesh të iPhone ne 12 shtator si dhe një datë të lëshimit për sistemin e ardhshëm operativ iOS gjatë këtij eventi, te mbajtur në selinë qendrore të kompanisë, Apple Park.

13:07
Nga faraonët te Beyonce, pse përdorim ende motive leopardi?

Në një foto bardhezi të viteve 1950, këngëtarja dhe aktorja Ertha Kit shihet e veshur me një kostum të dekoruar me motiv leopardi. Ajo duket sfiduese, me vetëbesim, dhe pranë saj është një gepard i lidhur me zinxhir.

12:49
Grindje mes fqinjëve, Arabia Saudite plan ta kthejë në ishull Katarin

Një zyrtar saudit nënvizoi të premten se mbretëria po ecën përpara me një plan për të gërmuar një kanal që do ta kthente gadishullin fqinj të Katarit në një ishull, në mes të një grindje diplomatike midis kombeve të Gjirit.

12:28
Tërmeti thellon varfërinë

Familja Keta në Bulqizë përveç varfërisë dhe problemeve të shumta tashmë nuk ka më as banese sepse tërmeti i pak ditëve më parë u dëmtoi shtëpinë.

12:06
Kundër Izraelit dhe Skocisë, Panucci shpall listën. Emra të rinj, por edhe rikthime

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka dalë në një konferencë për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të futbollit, për të publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet që Shqipëria do të luajë me Izraelin dhe Skocinë në 7 dhe 10 shtator për Ligën e Kombeve.

11:50
Burg i përjetshëm për atentatorin e ISIS që donte të vriste Theresa May

Një fanatik i ISIS, i cili planifikonte të shpërthente një bombë në selinë e kryeministrisë britanike si dhe të vriste me thikë ose qëllonte me armë kryeministren Theresa May, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi pa e ditur kishte rënë në kurthin e shërbimeve sekrete dhe u kishte zbuluar atyre planin e tij. Komploti i tij ishte ndër 13-të tillë që u neutralizuan nga shërbimet e sigurisë që nga sulmi ndaj parlamentit në mars të 2017.

11:25
US Open, Serena fiton derbin familjar

Serena Williams fiton derbin e familjes me motrën e saj Venus në turneun US Open dhe kualifikohet për në raundin e katërt të tij. Ish numri 1 i botës nuk e pati aspak të vështirë të fitojë këtë ndeshje me motrën e saj të madhe, sfidë të cilën e mbylli me rezultatin 2-0. Ishte një sfidë pa shumë histori ajo mes motrave Williams me Serenën që i mbylli shumë shpejt këto dy sete 6-1; 6-2.

11:05
Meta si alpinist, bën shqiponjën në Jezercë

Presidenti Meta ka lënë pas pushimet buzë detit për të ndërmarrë një udhëtim në alpet shqiptare.

10:50
“Nder dhe Respekt 5” – Çfarë do të ndodhë në episodin 5

Një murgeshë e veshur si nuse futet me pistoletë në dorë, prish papritur planin që Tonio e kishte thurur aq mirë. Tonio liron politikanin që sponsorizon biznesin në rafinerinë e Sirenuzës.

10:31
Të kuqtë tepër aktivë në merkato, vjen edhe Erald Çinari

Mesfushori me tipare sulmuese i cili gjatë kësaj vere u kthye në një mollë sherri mes Vllaznisë dhe spanjollëve të Deportivo Alaves, në minutat e fundit të merkatos së transferimeve i ka dhënë një tjetër kthesë të ardhmes së tij pasi është zyrtarizuar si blerja me e re e Partizanit.

10:13
Kapen për një portofol, u zbulohen edhe 4 vjedhje të tjera. Dy në pranga

Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi dyshohen se në lagjen “Ujë i ftohtë” kanë vjedhur një portofol, por nga pas verifikimit të bëra nga policia Astrit Lushaj, 39 vjeç dhe Stiliano Arizi, 34 vjeç, rezultojnë të kenë kryer edhe të paktën 4 vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

10:07
Maratona e Tiranës më 7 tetor, 18 çmime deri në 2500 euro

Maratona e Tiranës që do të mbahet për të tretin vit radhazi në kryeqytet në datën 7 tetor është një mundësi e mirë jo vetëm për të provuar veten fizikisht, por edhe për të përfituar financiarisht. Do të jenë plotë 18 çmime që do të shpërblehen në përfundim të kësaj gare e cila do të organizohet në tre kategori: “Half Marathon” që i dedikohet profesionistëve, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht amatorët dhe “WE Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe.

09:48
Grabitet me armë kambisti në Cërrik

Në orët e para të mëngjesit një kambist është grabitur nga një person i armatosur dhe i maskuar.

09:33
Droni i Policisë godet edhe në Gjirokastër

Prej disa ditësh në ndihmë të policisë rrugore janë vendosur edhe disa dronë, të cilët do të ndihmojnë efektivët që të identifikojnë mjetet problematike në rrugë.

09:19
Turqia: Sulmi ndaj Idlibit do të ishte katastrofë për Sirinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, tha se një sulm i mundshëm në Idlib të Sirisë do të ishte katastrofal për Sirinë dhe vetë qytetin, duke theksuar se Turqia është duke bërë përpjekje për ta parandaluar një sulm të tillë.

09:06
Rihanna si Mozarti? Është e mundur falë IA së “Facebook”

E keni imagjinuar ndonjëherë si mund të ishte heavy metal i “Metallica” nëse interpretohet në piano në stilin e Beethoven? Apo se si do të ishte një këngë pop e Rihannas në stilin klasik të Mozart? Epo, tani mund të ndodhë.

08:49
SHBA u jep fund ndihmave për refugjatët palestinezë

Shtetet e Bashkuara po i japin fund të gjitha fondeve për agjensinë palestineze të refugjatëve pranë OKB-së, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit Amerkikan.

08:33
Pas triumfit ndaj Romës, Gattuso: Duhet të përmirësohemi ende

Patrick Cutrone i dha “Djallit” në San Siro fitoren në sekondat e fundit pas asissit të Gonzalo Higuain. E pavarësisht tre pikëve të marra me meritë, Gennaro Gattuso shprehet se Milani i tij mund të bëjë akoma edhe më mirë.

08:18
Egjipt, për herë të parë guvernatore një grua e krishterë

Presidenti i Egjiptit, Abdel-Fattah el-Sissi ka emëruar disa guverantorë provincial, përfshirë dhe gruan e parë ndonjëherë si guvernatore nga komuniteti i të krishterëve Kopt.

E premte, 31 Gusht 2018
22:53
Papunësia në Eurozonë, në nivelin më të ulët

Papunësia në Eurozonë ka rënë në nivelin më të ulët që nga faza më akute e krizës financiare botërore, një dekadë më parë.

22:41
I jepet lamtumira e fundit Aretha Franklinit, “Mbretëreshës së muzikës soul”

Në Detroit po zhvillohet funerali i legjendës muzikore amerikane, Aretha Franklin, e njohur ndryshe si mbretëresha e muzikës spirituale, e cila vdiq më 16 gusht në moshën 76-vjeçare.

22:32
Milani ka një “hero”, por nuk është Higuain

Milani ka gjetur fitoren e parë sezonale, teksa ka mposhtur në “San Siro” Romën me rezultatin 2-1, duke zhytur kryeqytetasit në një mini-krizë rezultatesh. Higuain tregoi edhe këtë herë se mbetet një lojtar për skuadra të mëdha, ndonëse takimin e vendosi Cutrone dhe për golin e parë me Milanin do t’i duhet të presë ende.

22:12
Vritet kreu i rebelëve në lindje të Ukrainës, Rusia reagon ashpër

Kreu i separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore u vra të premten në një shpërthim në një kafene në qytetin Donetsk.

22:02
Mourinho ngre zërin: Jam një ndër më të mëdhenjtë në botë

Në konferencën para ndeshjes ndaj Burnleyt, ndaj të cilit Manchester pritet të luajë me formacionin e dytë, Mourinho ka ngritur zërin ndaj kritikëve të tij.

21:44
Skënderbeu-Laçi, mbyllet barazim në një stadium bosh

Java e tretë e Kategorisë Superiore u hap me barazimin 1-1 në stadiumin e Korçës mes Skënderbeut dhe Laçit, një përballje në të cilën kampionët në fuqi morën vetëm 1 pikë. 90 minutëshi i zhvilluar në një impiant pa tifozë për shkak të dënimit të fushës nga komisioni i Disiplinës, ishte gjithsesi në një nivel të lartë.

21:42
Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën një person

Një 56-vjeçar ka ndërruar jetë në Gosë të Kavajës mbrëmjen e së premtes në një aksident.

21:15
Abuzoi seksualisht me të bijën, arrestohet babai 61-vjeçar

Një 61-vjeçar është vënë në pranga një ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij.

21:10
Vlahutin ikën nga Shqipëria: E meritoni BE-në

Kjo e premte ka qenë dita e fundit e Romana Vlahutin në rolin e ambasadores së BE në Shqipëri, e përmes një postimi në “Twitter”, ajo ka shprehur vlerësimet e saj për këto vite qëndrim në vendin tonë.

20:47
Feston golin me shqiponjë; Kosovarja e kombëtares suedeze rrezikon penalizimin

Simboli ynë kombëtarë i shqiponjës dykrenare i imituar shpesh nga personazhet publik de jo vetëm, vazhdon të jetë një problem në ambientet sportive.

20:46
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 42

Mario pëson atentat. Mario pranon para Alonsos se bordeli ku punonte Alma, është i tiji. Ignasio shkon në morg për të njohur trupin e të bijës.

20:29
Zerohet fatura afrofe; Një ditë pas publikimit të ngjarjes, OSHEE: U zgjidh

Një ditë më parë Jako Blani nga Qesaraka e Tiranës tregoi se i kishte ardhur një fature disa milionëshe për energjinë që nuk e kishte shpenzuar.

20:11
Ora nuk ndryshon më! Idenë e mbështesin edhe shqiptarët

Ndryshimi i orës çdo pranverë dhe vjeshtë, duket se do të mbetet një gjë e së shkuarës. Kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker njoftoi se BE-ja planifikon të heqë dorë nga ndryshim i orës.

19:43
Bllokohen 84 mijë dollarë dhe 3500 euro në Rinas

Policia Kufitare në Rinas ka bllokuar ditën një sasi prej 84000 dollarë dhe një sasi prej 3500 euro të padeklarauara, ndërsa ka nisur procedim penal ndaj poseduesit të tyre.

19:27
Plumbat në shtëpinë e gazetares, Flasin kolegët: Mesazh për të gjithë

Klodiana Lala është një nga emrat më të njohur të gazetarisë investigative dhe kronikës së zezë në Shqipëri.

19:21
Ajeti zgjedh Zvicrën, shuhen polemikat për shqiptarët

Largimi i detyruar i Valon Behramit nga kombëtarja e futbollit të Zvicrës i dha zë shumë polemikave dhe akuzave për diskriminime në përfaqësuesen helvetike. Por duket se përjashtimi i futbollistit që ka luajtur plot 4 botërorë si askush tjetër te Zvicra, është harruar disi me përfshirjen e një tjetër shqiptari.

19:08
Grezda zyrtarizohet te klubi me më shumë tituj në botë

Ditët e fundit të merkatos së futbollit europian po shënojnë lëvizje të rëndësishëm për lojtarët shqiptarë. Spikat mbi të gjitha kalimi i Eros Grezdës te skuadra e njohur skoceze Gllazgou Reinxhërs, që zyrtarizoi blerjen e re me një prezantim të bukur.

18:51
Ceremoni përkujtimore për senatorin McCain në Capitol

Trupi i senatorit të ndjerë John McCain është vendosur në sallën rrethore të Capitol në Washington për homazhe, pas ceremonive të zhvilluara të enjten për nder të tij në shtetin e Arizonës, të cilin e ka përfaqësuar në Kongres që prej viteve 1980.

18:23
Eni Vasili në Top Channel

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e emisioneve politike, Eni Vasili, i bashkohet familjes së madhe mediatike të “Top Channel”.

18:08
Mogherini pro për kufijtë: Mbështes çdo pakt që bazohet në të drejtën ndërkombëtare

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, deklaroi pas takimit informal të ministrave të Jashtëm të bllokut në Vjenë se BE-ja do të mbështesë çdo lloj marrëveshje të arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, që është në linjë me ligjet dhe te drejtat ndërkombëtare.

17:53
Lorik Cana, mesazh tifozëve: Të mbështesim Kombëtaren

Pas 7 ditësh, Kombëtarja shqiptare do të debutojë në Ligën e Kombeve në ndeshjen e parë ndaj Izraelit, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”.

17:48
“Mikeshat 2” – Çfarë do të ndodhë në episodin 7

Xhosi zbulon se puna e Skotit si kirurg plastik po vë në provë besimin që kanë në lidhje. Domi e kap Savin duke gënjyer për shokun e saj, Zakun, dhe sugjeron të takohen të gjithë.

17:25
Brazili me ambasador të ri në Tiranë; Meta: Marrëdhëniet mes dy vendeve, shumë të mira

Francisco Carlos Ramalho de Carvalho Chagas do të jetë ambasadori i Brazilit në Tiranë, mesditën e së premtes ai i ka paraqitur Letrat Kredenciale, Presidentit Meta.

17:10
Njihuni me velinat e reja të Fiks Fare – FOTO

“Fiks Fare”, emisioni më i madh investigativ në vend, zgjedh dy velinat e reja për këtë sezon të ri.

16:50
Keidi Bare ikën nga Atletico, gjen skuadër të re

Në orët e fundit të merkatos në La Liga, kapiteni i Shpresave të Shqipërisë, Keidi Bare ka ndryshuar ekip.

15:50
“Eksodi” nga Durrësi. 10 mijë pasagjerë i drejtohen Italisë me 7 tragete

Ditët e fundit të gushtit në portet e vendit ka më shumë udhëtarë sesa në pjesën tjetër të vitit. Vetëm dy ditët e fundit, në Portin e Durrësit janë nisur 7 tragete drejt Italisë me 10 mijë pasagjerë e 3200 mjete.

15:48
30 vjet me “Elita 5”. Grupi nga Tetova, koncert në Tiranë për albumin e ri “Tornado”

Ekipi i qytetit të Tetovës nuk shkëlqeu dje, por nga ky qytet vjen një grup muzikor që nuk e humb shkëlqimin prej 30 vitesh. Ata janë Elita 5, pionerët e rokut shqiptar, këngët e të cilëve i njohin të gjithë. Djemtë e Elita 5 po përgatisin një koncert që do të mbahet në Amfiteatrin e Tiranës për të festuar 30-vjetorin e bashkimit të tyre si dhe të prezantojnë albumin e ri “Tornado”. Me solistin e grupit, Arif Zyberi, Besim Ibrahimin dhe Nexhat Mujovin bisedoi Jetona Koçibelli.

15:27
Tuzi shpallet komunë. Bashkohen partitë shqiptare në Malin e Zi

Të shtunën, Tuzi në Mal të Zi do të shpallet komunë. Prej 27 vitesh shqiptarët e Tuzit kërkonin shpalljen komunë, ndaj, për atë që do të jetë një ditë historike, aktivitetet në Tuz kanë nisur që të premten.

15:22
“Për 20 eritreasit vendos Italia”

Pranimi i Shqipërisë për të marrë 20 refugjatë nga Eritrea, të cilët zbarkuan disa ditë më parë në brigjet italiane, ka hapur një debat jo vetëm në Itali, por edhe mes vendeve të unionit.

15:15
Me 82% të popullsisë në banesa të ndërtuara nga shteti, si e zgjidhi Singapori problemin e strehimit?

Banesat e ndërtuara nga shteti shihen në shumë vende të botës si një zonë ku jetesa është e vështirë për shkak të cilësisë së dobët dhe kriminalitetit të lartë. Por në Singapor është krejtësisht e kundërta.

15:13
Ndërtimi përqendrohet në Tiranë. U dhanë 50% më shumë leje për 214 mijë metra katrorë

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit për tremujorin e dytë u rrit me 27.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

15:07
Në banesën e sulmuar. Familjarët: Na qëlluan për shkak të profesionit të Klodianës

Një ditë pas të shtënave me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, në Laknas, fshat pak kilometra larg Tiranës, vihet re një prani e madhe policësh si dhe oficerësh që po hetojnë ngjarjen.

14:50
Dwayne “The Rock” ngjitet sërish në ring? WWE e fton në “Smackdown”

Viti 2018 është vit festimesh për “World Wrestling Entertainment”. Në janar, ky organizëm festoi 25 vitet e programit “Raw” në Nju Jork, ndërsa në tetor do të jetë edicioni i 1.000 i programit “SmackDawn”.

14:44
Bushati nga Vjena: Ja çfarë po mban “peng” Kosovën dhe Serbinë

Gjatë takimit me ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian që po zhvillohet në Vjenë, ministri i Jashtëm Bushati foli për dialogun Kosovë-Serbi.

14:32
Luis Enrique “revolucionarizon” kombëtaren e Spanjës

Luis Enrique nis zyrtarisht punën në drejtimin e përfaqësueses spanjolle. Trajneri asturian publikoi këtë të premte listën e 24 futbollistëve të grumbulluar, për ndeshjet që formacioni “La Roja” do të luajë me Anglinë dhe Kroacinë për Ligën e Kombeve.

14:28
Arabi Saudite, festival 45-ditor për një frut të veçantë

Festivali më i madh i hurmave të Arabisë në botë hapi dyert në qytetin e Buraidah-së, eventi më i rëndësishëm ky i kushtuar frutit të ëmbël në ngjyrë të artë në kafe.

14:10
Veliaj: Besimin që na dhanë qytetarët e kemi kthyer në punë konkrete

Një nga lagjet më të vjetra të Tiranës, në bllokun që kufizohet nga rruga “Qemal Stafa”, rruga e “Dibrës” dhe ajo “Bardhyl”, është bërë krejtësisht e re falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës.

14:02
Një ditë pas sulmit, Klodiana Lala dëshmon në prokurori

Një ditë pas sulmit me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala, Prokuroria e Tiranës ka marrë dëshminë e vetë gazetares në kuadër të hetimeve që kanë nisur për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

13:58
Gjermania: Kufiri? Hapen plagë të vjetra; Haradinaj: Është ftesë për luftë

Për shefin e diplomacisë gjermane, Heiko Maas, edhe vet diskutimet e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë janë të gabuara.

13:44
Shorti i grupeve të Europa League, Milan-Olympiacos dhe Lazio-Marseille

Nga Montekarlo, ku një ditë më parë u hodh edhe shorti i fazës së grupeve të Champions League, këtë të premte është mësuar edhe ndarja e skuadrave që do të luftojnë për trofeun e dytë për nga rëndësia në kontinentin europian.

13:16
F1, shiu pengon pretendentët në sesionin e parë. Perez lë pas Raikkonen (Foto)

Reshjet e shiut kanë tronditur shpresat e pilotëve pretendentë në sesionin e parë të provave të lira të Formulës 1, për ndalesën e radhës në Monza të Italisë.

13:15
Bushi shpall listën, Shqipëria U21 luan kundër Spanjës më 6 shtator

Trajneri i Kombëtares shqiptare të Shpresave (U21), Alban Bushi ka publikuar listën për grumbullimin e radhës përpara ndeshjes që do të zhvillojë kundër Spanjës në Kordoba.

12:55
Kukës, universitetit i mbin bari. Shkurre në vend të studentëve

Vetëm pak vite më parë, në godinën e mbuluar sot nga barishtet e këqija dhe plehrat, hynin studentë.

12:53
Java e tretë e Superiores, sot luhet Skënderbeu-Laçi

Këtë fundjavë do të luhet java e tretë e Kategorisë Superiore, duke filluar nga ndeshja e pasdites së sotme Skënderbeu-Laçi, që është edhe përballja e vendit të parë dhe të dytë aktualisht pas dy javëve të luajtura.

12:42
Opozita, bashkë në zgjedhje. Basha: Nuk do të ketë marrëveshje me Ramën

Lajmin e kishte dhënë më herët Monika Kryemadhi, ndërsa Lulzim Bashës i mbeti vetëm ta konfirmonte. Dy partitë më të madha opozitare do të shkojnë bashkë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

12:35
UEFA i thotë “Jo” videoarbitrimit: Ende shpejt për Championsin

UEFA e ka vendosur tashmë dhe parashikon të nisë përdorimin e sistemit të videoarbitrimit për herë të parë në ndeshjen e Superkupës së Europës, vitin e ardhshëm.

12:33
Plehrat e Patosit shqetësojnë banorët. Bashkia: Duam landfill!

Mbetjet urbane të Bashkisë Patos vazhdojnë të depozitohen jo shumë larg zonës së banuar, duke u bërë shqetësim serioz për banorët e këtij qyteti.

12:25
Shkodër, ushqimet shiten në rrugë. Tregu i ri nuk është ndërtuar ende

Në tregun e Rusit në Shkodër, tregtarët kanë zënë jo vetëm trotuaret, por kanë zbritur edhe në rrugë.

12:25
Salah nuk e përshëndet, Ramos e provokon (Video)

Shorti i një dite më parë për fazën e grupeve të Championsit, i hedhur në Montekarlo, pati edhe disa momente të tensionuara.

12:14
Inter-Real, “luftë” verbale për Modriç

Luka Modriç qëndroi këtë verë të Reali i Madridit, por polemikat rreth tij mes ekipit “Los Blancos” dhe Interit nuk kanë përfunduar.

12:10
SHBA refuzon projektin hekurudhor mes dy Koreve

Një projekt hekurudhor që synonte të lidhte Koretë e Veriut dhe të Jugut është bllokuar nga zyrtarë ushtarakë amerikanë, duke nënvizuar kështu ndasitë mes Uashingtonit dhe Seulit mbi mënyrën sesi të përballen me Veriun e armëve bërthamore.

11:46
Aksident në Rrugën e Arbërit, plagosen 4 persona

Një aksident me 4 persona të plagosur ka ndodhur në segmentin e Rrugës së Arbërit”, në vendin e quajtur Vajkal, ku një makine me targa maqedonase, e cila udhëtonte në drejtim të Tiranës, ka dalë nga rruga.

11:43
Koreja e Veriut dhe Kina, Japonia kërkon superbuxhet për mbrojtjen

Ministri japonez i Mbrojtjes ka kërkuar një buxhet rekord, teksa vendi përpiqet të përballet me kërcënimin bërthamor e raketor të Koresë së Veriut, sikurse edhe t’i kundërpërgjigjet rritjes së ndjeshme të aktiviteteve ajrore e detare të Kinës në rajon.

11:31
Seri vjedhjesh në Korçë, në shënjestër kishat dhe banesat e emigrantëve

Brenda pak ditësh, në Zvirinë të Korçës, janë vjedhur arkat e disa kishave dhe disa banesa emigrantesh.

11:25
Rama: Turizmi rriti ekonominë, por nuk po shfrytëzojmë agro-turizmin

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët paraditen e së premtes, deklaroi se qeveria ka fokusuar përpjekjet e saj në zhvillimin e turizmit, gjë që ka ndikuar në ekonominë shqiptare.

11:12
Donald Lu nuk i reziston tundimit të “Mobike”, në zyrën e Veliajt

Risisë së Bashkisë së Tiranës, e cila ka sjellë në kryeqytetin shqiptar për herë të parë në Ballkan sistemin e biçikletave pa stacion, “Smart Bike Share”, nuk i ka rezistuar as ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu.

11:08
Kryemadhi: Kriminelët nuk kanë frikë nga shteti. E kanë në dorë shtetin!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim me komitetin drejtues kombëtar të Lëvizjes Rinore për Integrim, deklaroi se kriminelët nuk kanë frikë shteti, pasi e kanë në dorë atë.

10:59
Historike, kinezi ia del të garojë me biçikletë në Everest

Ngjitja e Everestit është një sfidë e stërlodhshme edhe për alpinistët më të përgatitur të botës, që e konsiderojnë si “Mekën” e kalendareve të tyre të alpinizmit.

10:52
Një Bugatti Chiron i krijuar me LEGO… që funksionon si makinë normale! (Foto)

Kur flasim për LEGO dhe makina normalisht mendojmë për automjete të ndërtuara në miniaturë, por tani firma zvicerane ka thyer skemat e saj të zakonshme dhe ka krijuar një Bugatti Chiron me madhësi normale. Përveç kësaj, kjo makinë ka nevojë për pilot që të ecë.

10:19
“US Open”, kualifikohen Djokoviç, Federer dhe Sharapova për femra

Pretendentët kryesorë për fitoren e turneut të fundit “Grand Slam” të vitit, “US Open”, nuk i zhgënjyen tifozët e tyre.

10:07
Njihuni me 70-vjeçaren më elegante në botë (Foto)

Një grua 70-vjeçare që kur e sheh për herë të parë duket jo më shumë se 40, tregon se si ka arritur që të jetë më elegante se kurrë në pleqëri.

10:03
Apple do të prezantojë modelet e reja, aksionet marrin “arratinë”

Aksionet e Apple arritën majat rekord gjatë së enjtes, pasi u njoftua se kompania do të organizonte një event më 12 shtator në kampin e saj “Cupertino”, ku pritet gjerësisht të zbulohen edhe modelet e reja të “iPhone”-ve.

09:47
Kapen dy vëllezërit hajdutë, vodhën makinën për ta shitur si pjesë këmbimi

Policia e Lushnjes ka arrestuar dy vëllezër, 26 dhe 28 vjeç, të akuzuar për vjedhjen e një automjeti në një ngjarje të ndodhur më 17 gusht në fshatin Kolonjë të Lushnjes.

09:36
Elbasan, arrestohen vëllezërit që goditën punonjësin e ujësjellësit

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen se kanë goditur një punonjës të ujësjellësit, i cili gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

09:26
Tërmeti trondit Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 sipas shkallës Rihter është regjistruar këtë të premte në orën 9:12, 34 km në jug-jugperëndim të zonës së Trikalës, me një thellësi prej 10 km, sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare dhe Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

09:17
OKB-Kinës: Mbyllni kampet e internimit të ujgurëve!

Ekspertë të të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës të mbyllë “kampet e riedukimit” të konsideruara politike për myslimanët ujgurë, si dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të të burgosurve me preteksin se “po luftojnë terrorizmin”.

08:39
Goditjet në tru mund të dyfishojnë rrezikun e demencës

Pësimi i një goditjeje në tru mund të dyfishojë rrezikun për t’u prekur nga demenca, thonë disa shkencëtarë, të cilë bëjnë thirrje për më shumë përpjekje në promovimin e stileve të shëndetshme të jetesës, në mënyrë që të reduktohen mundësitë për një goditje të tillë.

08:17
Lufta tregtare, Trump kërcënon me tërheqjen e SHBA nga OBT-ja

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Tregtisë, nëse kjo trupë dështon të ndryshojë mënyrën sesi e trajton Amerikën.

E enjte, 30 Gusht 2018
22:59
Trump rifillon kërcënimet ndaj Koresë së Veriut

Presidenti Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të rifillojnë në çdo kohë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut dhe Japoninë nëse nuk ka përparim në çështjen e denuklearizimit të Koresë së Veriut. Ai paralajmëroi gjithashtu se “ato do të jenë shumë më të mëdha se ndonjëherë më parë”.

22:53
Macron: BE të modernizojë marrëdhëniet

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Bashkimit Evropian të modernizojë marrëdhëniet e pas Luftës së Ftohtë me Rusinë dhe të përpiqet për “marrëdhënie strategjike” me Turqinë si dhe me fqinjë të tjerë të afërt, përfshirë në çështjet e mbrojtjes.

22:47
Spanja, drejt ndryshimit të politikës ndaj imigrantëve

Spanja, e njohur si një ndër vendet me politikat më tolerante të emigracionit në Evropë dhe që ka pranuar anije të tëra me emigrantë, kur asnjë vend tjetër i BE nuk do ta kishte bërë, pritej t’i hapte dyert e saj edhe më shumë nën qeverinë e re socialiste. Por kjo politikë tani duket se po ndryshon me vendimin e mbretërisë spanjolle për të deportuar 166 njerëz nga Afrika Nënsahariane të cilët luftuan me policinë dhe thyen një gardh kufitar muajin e kaluar.

22:40
Ministrja austriake kërkon më shumë angazhim për Ballkanin

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl ka kërkuar më shumë angazhim të vendeve të BE-së për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës.

22:23
“Irani po zbaton marrëveshjen bërthamore”

Irani ka zbatuar plotësisht marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që ka nënshkruar me fuqitë botërore, pavarësisht tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga ky pakt, ka thënë një vëzhgues bërthamor i Kombeve të Bashkuara.

22:10
Me 2 penallti të humbura, eliminohet Shkëndija

Shkëndija e Tetovës u eliminua nga Europa League pas humbjes së dytë në po kaq ndeshje kundër Rozenborgut. Skuadra shqiptare e Maqedonisë bëri një paraqitje të mirë në stadiumin Filipi i Dytë në Shkup, por nuk arriti ta përmbyste disfatën 3-1 në Norvegji, madje e përkeqësoi bilancin duke u dorëzuar 0-2.

21:55
Champions, Totti: Roma synon finalen e Madridit

Roma është në të njëjtin grup me Realin e Madridit, fituesin e sezonit të kaluar të Champions League, por kjo nuk e tremb aspak legjendën e Romës, Francesco Totti, i cili aktualisht mban postin e drejtorit sportiv te verdhekuqtë.

21:52
Dua Lipa thyen Kimin, zgjidhet femra me të pasmet më të bukura – FOTO

Dua Lipa është shndërruar në yllin e muzikës pop, duke njohur një rritje të ndjeshme të famës, por së fundmi ka marrë një vlerësim, që ndoshta pak mund të pritej edhe nga këngëtarja me origjinë nga Kosova.

21:42
Trump sulmon presidentin e CNN

Donald Trump sulmoi hapur në Twitter presidentin e CNN-it, Jeff Zucker duke thënë se ai duhet pushuar nga puna. Urrejtja dhe paragjykimi ekstrem i CNN-it ndaj meje i ka errësuar gjykimin dhe e ka bërë këtë organizate mediatike të paaftë të funksionoje, thotë shefi i Shtëpisë së Bardhë.