“Fundi i Infantinos!” Bota e futbollit kërkon largimin e presidentit të FIFA-s, ja tre skenarët që mund t’i japin fund epokës së tij 06/07 22:00
Në konferencën para ndeshjes ndaj Burnleyt, ndaj të cilit Manchester pritet të luajë me formacionin e dytë, Mourinho ka ngritur zërin ndaj kritikëve të tij.
Prej kohësh, portugezi është vënë nën një rrebesh akuzash për rezultate dhe lojë aspak të kënaqshme me “Djajtë e Kuq”, duke vënë shumë në diskutim edhe të ardhshmen e tij me skuadrën angleze.
Mourinho ka reaguar ashpër ndaj kritikëve, duke thënë se është ende një trajner i madh. “Unë jam një nga trajnerët më të mëdhenj në botë. Unë jam i vetmi që kam fituar në Itali, Spanjë dhe në Angli, ndërsa dy vjet më parë kam fituar edhe Europa League”, u shpreh Mourinho.
Top Channel