Në orët e para të mëngjesit një kambist është grabitur nga një person i armatosur dhe i maskuar.

Mësohet se ngjarja kla ndodhur rreth orës 06:40 në lagjen nr.1, Cërrik , kur siç deklaron kambisti i grabitur, 51-vjeçari me inicialet A.N, në momentin që ka futur lekët në makinë, në afërsi të mjetit një person i pa maskuar dhe me një armë dyshohet pistoletë i ka kërkuar lekët, ku dhe i ka marrë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel