Kujdesi për dhëmbët te fëmijët, depistimet zbulojnë më shumë fëmijë me karies dhe higjienë të dobët Mbetjet urbane të Bashkisë Patos vazhdojnë të depozitohen jo shumë larg zonës së banuar, duke u bërë shqetësim serioz për banorët e këtij qyteti.
Temperaturat e larta të stinës së verës e kanë rënduar edhe më tepër situatën. Re të dendura tymi shpërndahen çdo ditë drejt qytetit dhe fshatrave, për shkak të zjarreve që bien në pirgjet me mbetje.
Kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj thotë se ky shqetësim do të vazhdojë të jetë prezent derisa të ndërtohet inceneratori që do të bëjë djegien e mbetjeve urbane.
“Problem është tymi. Nuk është zjarrvënie e qëllimshme, por ndizen vetë. I kemi adresuar kërkesë qeverisë për një fushë-mbetjeje të standarteve bashkëkohore që nuk mund ta ndërtojë një bashki e vogël si ajo e Patosit”, shprehet Balilaj.
Top Channel rikthehet në këtë fushë pak muaj pas një vëzhgimi ku në pirgjet me plehra kishte edhe mbetje spitalore, për të cilat kryetarja e bashkisë i shpjegon si një rast sporadik.
Top Channel