Roma është në të njëjtin grup me Realin e Madridit, fituesin e sezonit të kaluar të Champions League, por kjo nuk e tremb aspak legjendën e Romës, Francesco Totti, i cili aktualisht mban postin e drejtorit sportiv te verdhekuqtë.

Ai është shprehur se Roma këtë sezon do të synojë të shkojë më lartë sesa sezonin e kaluar kur u eliminua nga Liverpooli në gjysmëfinale.

“Tani duket gjithçka më e thjeshtë së paku në letër se vitin e kaluar. Edicionin e kaluar flisnim për vend të tretë, por në fakt i mposhtëm të gjithë dhe arritëm deri në gjysmëfinale. Synimi ynë është të bëjmë më mirë se edicionin e kaluar. Jemi të uritur dhe synojmë finalen e madhe të Madridit”, tha Totti.

Më tej, ai thotë se Roma do të lërë sërish gjurmë në Champions. “Pritshmëritë janë të larta pasi kemi një grup të bashkuar. Do të përpiqemi të lëmë gjurmë edhe në Europë”, tha Totti.

Top Channel