Jemi në orët e fundit të përgatitjeve për programin më të ri ekskluziv në Top Channel, “Top Talk”, i cili do të vijë në një format krejtësisht ndryshe.

Në harkun e pak minutave, i ftuari i ditës personazh publik apo politik do t’iu përgjigjet pyetjeve, të gazetarit Denis Dyrnjaja, pyetje që do të përfaqësojnë interesin e publikut.

Çdo ditë një ngjarje. Çdo ditë një intervistë. Çdo ditë një i ftuar. Çdo ditë një temë e aktualitetit. Politika, ekonomia, kultura, sporti, dhe gjithçka tjetër përballë të vërtetës. Personazhe dhe protagonistë të jetës politike dhe publike në “Top Talk”, çdo ditë në orën 15:40 duke nisur nga kjo e hënë, në datë 3 shtator.

Top Channel