Shpërthim në Somali, 3 viktima dhe 14 të plagosur

02/09/2018 18:33

Një kamikaz ka sulmuar një zyrë qeveritare në kryeqytetin somalez, Mogadishu, duke shkaktuar shembjen e një shkolle aty pranë.

Makina-bombë që shpërtheu në Howlwadag vrau tre ushtarë dhe plagosi 14 vetë, duke përfshirë 6 fëmijë, thanë zyrtarët lokalë për BBC.

Shpërthimi gjithashtu dëmtoi shtëpitë aty pranë dhe shkatërroi çatinë e një xhamie.

Sulmin e mori përsipër grupi militant al-Shabab.

Somalia është përballur me paqëndrueshmëri dhe dhunë që nga viti 1991, kur qeveria ushtarake u rrëzua. Zhvendosja e Mohamed Siad Barre çoi në një luftë qytetare midis kryekomandantëve rivalë. Një qeveri e unitetit e mbështetur nga OKB u formua në vitin 2012. Al-Shabab është larguar nga shumë zona urbane, por ende kontrollon territorin në rajonet rurale dhe kryen sulme me armë dhe bomba në objektiva ushtarake dhe civile.

Një sulm kamioni në Mogadishu, në tetor të vitit të kaluar, vrau të paktën 500 njerëz në bombardimet më vdekjeprurëse në Somali. Një njeri i akuzuar për udhëheqjen e njësisë së al-Shabab që kreu sulmin u dënua me vdekje në shkurt.

Top Channel