Rafa Nadal vijon aventurën në US Open. Gjen kundërshtar të fortë në çerekfinale

02/09/2018 21:41

Rafael Nadal ka arritur në çerekfinalet e turneut US Open, pasi mundi në 1/8 gjeorgjianin Basilashvili.

Tenisti spanjoll fitoi 6-3, 6-3, 6-7 dhe 6-4 për të vijuar aventurën në Grand Slam-in e fundit të vitit.

Nadal, i cili është kampion në fuqi i US Open, do të përballet në çerekfinale me austriakun Dominic Thiem.

Rafael Nadal e ka fituar 3 herë turneun US Open, në vitet 2010, 2013 dhe 2017.

Top Channel