Gjykata e Tiranës caktoi mesditën e së hënës masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Isarajin, vëllain e drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraji.
Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të shënojë gola për Los Angeles Galaxy. Së fundmi, sulmuesi suedez la gjurmën e tij në ndeshjen me Minnesotën, ku shënoi një gol dhe dha një asist në fitoren e skuadrës kaliforniane, që po e sheh veten edhe më pranë kualifikimit për në fazën e “play-off”-it në kampionatin amerikan të futbollit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se operacionet e djeshme të policisë janë pjesë e skenarit për të shkatërruar dosjen ndaj Vangjush Dakos.
Jemi mësuar tashmë që shpesh këngë të reja të marrin xhiron e rrjetit nëpërmjet platformës YouTube dhe të shpërndahen në të gjithë botën.
Pas Cristiano Ronaldos, edhe Marcelo duket se do të ketë si destinacion skuadrën e Juventusit.
Kisha e Shën Dhimitrit në fshatin Mbreshtan të Beratit është lënë në harresë.
Gjykata e Apelit la të pandryshuara masat e sigurisë për Ervis Martinajn dhe Eljon Haton, dy të plagosurit e ngjarjes së 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-bllokut, ku mbeti i vrarë një person i tretë.
Mbrëmjen e kësaj të hëne, në orën 18:00 do të luhet ndeshja mes Flamurtarit dhe Tiranës, që do të mbyllë javën e nëntë dhe të fundit të fazës së parë të Kategorisë Superiore.
Bukuria e Kim Kardashian ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Janë caktuar dy kandidaturat e Partisë Socialiste për të qenë anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sebastian Vettel mirëpriti rikthimin në formë të Ferrarit gjatë Çmimit të Madh të Amerikës të së dielës, por theksoi se ekipit i është dashur shumë kohë për të kuptuar gabimet në programin e vet të zhvillimit.
Kina reagoi këtë të hënë dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara ta “mendojnë dy herë” vendimin për t’u tërhequr nga një traktat i epokës së Luftës së Ftohtë mbi armët bërthamore me Rusinë.
SHBA diskuton krijimin e një misioni që siguron armët bërthamore të qeverisë së Pakistanit, e cila pritet të rrëzohet së shpejti. Stacioni Mërfi vazhdon të ndjekë terroristin Xhibral.
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, Edi Rama ka thënë se “kemi drejtorë legena që na nxijnë fytyrën me keqmenaxhim dhe korrupsion”, duke iu referuar arrestimeve të fundit.
Është mbajtur mbledhja e grupit socialist parlamentar, gjatë të cilit kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të gjithë deputetët të jenë në Kuvend ditën kur do të votohet ligji kundër basteve.
Meghan Markle dhe Princi Harry njoftuan javën e kaluar se presin fëmijën e parë, teksa filluan turneun në Australi, Zelandën e Re, Fixhi dhe Tonga.
60 nxënës të shkollës së ciklit të ulët në Fushë-Bulqizë përballen çdo ditë me rrezikun e aksidenteve, duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë.
Një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi planet për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i armëve bërthamore, Kremlini ka reaguar këtë të hënë duke theksuar se, bota do të jetë më pak e sigurtë nëse Uashingtoni e përmbush planin.
Me ndryshimin e stinëve edhe kujdesi ndaj lëkurës duhet të ndryshojë. Jo të gjitha produktet që përdorim në stinën e verës duhet të jenë dhe për vjeshtën.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në një takim me maturantët ekselentë, deklaroi se “10 programe po mbyllen në Gjirokaster, por hapen më shume se aq”.
Hungaria është “Meka” e europianëve për trajtimet shëndetësore, sidomos ato të dhëmbëve. Çmimi i leverdisshëm, cilësia e lartë. Vetëm në 2017-n Hungaria pranoi 2,5 milionë turistë për trajtime shëndetësore e wellness, raporton DW.
Pjerin Ndreu deklaroi në lidhje me arrestimin e dy ish-deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, se policia dhe prokuroria kanë vepruar në mënyrë “skandaloze”.
Ka qenë javë e ngarkuar për atë që dikur e quanim “e vërteta”. Qeveria saudite më në fund e ka pranuar që Xhemal Kashogi është vrarë, edhe pse rrëfimi i tyre nuk është shumë i besueshëm, për shkak të versioneve të ndryshme. Një nga gjërat më ironike është që për të vërtetën e kësaj ngjarjeje varemi nga Erdogani, një nga burgosësit më entuziastë të gazetarëve.
Golden State ka pësuar humbjen e parë në këtë fillimsezoni të kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Skuadra kampione në fuqi u mposht nga Denveri 100-98, me Nuggets që vazhdon të ruajë pathyeshmërinë e tij.
Dikur njerëzit silleshin me forcë në kampin e internimit në Torovicë, ndërsa sot banorët e varfër nga veriu e kanë zgjedhur atë si strehë të tyren, raporton radio gjermane, Deutsche Welle (DW) në një material të shoqëruar me fotografi.
Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një pasim fantastik për gol në ndeshjen Minnesota-Los Angeles Galaxy.
Në një nga brigjet më të ndotura në botë, 30 palestinezë të rinj janë zhytur në ujë pranë Rripit të Gazës, me mendjet e tyre të mbushura me ëndrra për lavdi olimpike.
Shkaktarët e infertilitetit janë të shumtë, por midis tyre është dhe mungesa e jodit. Jodi është i pranishëm në shumë ushqime si tek peshku, kripa, frutat dhe perimet.
Afaristët në Maqedoni thonë se proceset që ndërlidhen me rrumbullaksimin e Marrëveshjes me Greqinë duhet të realizohen me një dinamikë sa më intensive, duke përshëndetur votimin e fazës së parë për ndryshimet kushtetuese si pjesë e marrëveshjes së Prespës, në të kundërtën druajn se pasiguria politike do të vazhdojë të ulë projeksionet e organizatave ndërkombëtare sa i përket zhvillimit politik.
Kryeministri australian, Scott Morrison u ka kërkuar ndjesë në emër të kombit mijëra viktimave të abuzimeve seksuale, duke pranuar se shteti kishte dështuar të ndalte “djallin” dhe krimet e errëta të kryera në dekada.
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështjet Evropiane, Matthew Palmer sot do të vizitojë Maqedoninë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë dhënë detaje për operacionet e zhvilluara në 24 orët fundit në disa qytete të Shqipërisë.
Të punosh me presidentin amerikan, Donald Trump, nuk është gjithnjë e lehtë.
Koalicioni i përbërë nga populistët dhe radikalët e djathtë në Itali i ka paraqitur Bashkimit Europian një buxhet borxhesh që shkel rregullat e unionit, e kjo konsiderohet nga analistët si një provokim i ndërgjegjshëm.
Dy persona kanë humbur jetën këtë të hënë, teksa një varkë e papërshtatshme për lundrim që kishte mbi të emigrantë të paligjshëm u mbyt në brigjet jugperëndimore të Turqisë. Lajmi konfirmohet nga rojet bregdetare turke.
Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, u shpreh në Facebook se “karburanti në Shqipëri ka më shumë taksa se në çdo vend të botës”.
Qumështi, i njohur ndryshe si gjaku i bardhë, është një ndër produktet më të konsumuara. Një gotë qumësht në mëngjes apo në darkë, në formën e një smoothie apo me drithëra e fruta, i vogël e i rritur, këtë produkt e kanë konsideruar si të pazëvenësueshëm.
Mit’hat Frashëri publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me një seri postimesh në Tëitter, vlerësoi aksionet policore të së dielës kundër grupeve kriminale.
Arabia Saudite ka thënë se gazetari Jamal Khashoggi është vrarë, duke përmendur një “operacion hileqar” si arsye të vrasjes që ka nxitur zemërim ndërkombëtar.
E diela nuk ishte një ditë e zakonshme për Policinë e Shtetit. Në të gjithë vendin janë zhvilluar aksione kundër grupeve kriminale.
Ish-udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev e kritikoi si të pamatur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u tërhequr nga Traktati i Armëve Bërthamore, që ai vet nënshkroi me të ndjerin Ronald Reagan në vitin 1987.
Lewis Hamilton u detyrua të presë të paktën deri garën e ardhshme, pasi përfundoi i treti në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara, në Austin të Teksasit gjatë mbrëmjes së të dielës, aty ku triumfi i takoi ferraristit Kimi Raikkonen, i cili arrin kështu fitoren e parë në mbi 5 vite.
Një nga firmat më të mëdha të duhanit në botë, “Philip Morris” është akuzuar së fundi për hipokrizi, për shkak të fushatës së re publicitare që u bën thirrje duhanpirësve të heqin dorë.
Kim Kardashian po ndjehet e rrethuar nga dashuria.
Duka i Saseks 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, 37, javën e shkuar ishin në Australi, në vizitën e parë të përbashkët në kuadër të familjes mbretërore.
Nëse për pjesën më të madhe të qytetarëve, e diela ka qenë një ditë pushimi, nuk ka rezultuar aspak e tillë dita e fundit e kësaj jave për forcat e policisë.
Në praninë e 78 mijë spektatorëve dhe në sytë e miliona të tjerëve nga ekrani i vogël, Inter fitoi 1-0 ndaj Milan në superndeshjen mes tyre në serinë A. Derbi i Madoninës dhuroi shumë emocione, por pavarësisht se të dy skuadrat ngulmuan për të vendosur hegjemoninë e tyre, gjithçka u zgjidh në kohën shtesë.
Aktorja e njohur hollivudiane, Selma Blair rrëfeu përmes një postimi në “Instagram” se vuan nga skleroza e shumëfishtë.
Rusia reagoi shpejt pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për tërheqjen nga traktati bërthamor.
Ndryshimet e klimës po shtojnë konfliktet nëpër botë, thotë presidenti i Kryqit të Kuq, Peter Maurer.
Ylli punon si berber prej 5 vitesh, që kur u kthye nga emigrimi në Greqi.
Ndeshja kryesore dhe ajo që mbylli javën e 10 në kategorinë Superiore mes Partizanit dhe Skënderbeut u mbyll 0-2 për ekipin mik, që mori kështu kryesimin. Përballja mes dy pretendentëve për titullin solli edhe rokadën në renditje, me Demat e Kuq që u dorëzuan në një sfidë direkte, edhe pse kishin më shumë raste.
Që ditën kur në media u publikua lajmi për financimet greke të portaleve shqiptare, nisën të qarkullojnë jo zyrtarisht edhe emrat e gazetarëve të ashtuquajtur “të blerë”.
Presidenti amerikan Donald Trump nuk është i kënaqur me shpjegimin saudit për vdekjen e gazetarit Jamal Kashoggi. Të premten, mbretëria e gjirit persik e pranoi për të parën herë, pas mëse dy javë mohimesh kategorike se Kashoggi ka ndërruar jetë.
Këto ditë vjeshte pa reshje shiu kanë dhënë alarmin në Lumin Buna. Uji është tërhequr dhe lumi i ngjan një moçali. Banorët, por edhe ekspertët e mjedisin thonë se gjendja është emergjente, pasi atje derdhen edh ujërat e zeza, qe rrezikojnë florën dhe faunën.
Partizani rimori kryesimin i vetëm, pasi e ndau vendin e parë vetëm për pak orë me Skënderbeun.
Muajin e ardhshëm nis gara për 41 shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Ish-ministri demokrat i Shëndetësisë Tritan Shehu thotë se kriteret e vendosura për përzgjedhjen e tyre janë klienteliste.
Pas arrestimit të ish-drejtorit të burgjeve, ish-deputet i PS, Arben Çuko, një tjetër shoqërim i bujshëm nga policia është kryer ditën e sotme.
“E përshëndes dhe e mbështes prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-drejtorit dhe shpreh edhe njëherë vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin pa bërë dallime të asnjë natyre”.
Ish-drejtori i burgjeve, gjithashtu ish-deputet i PS, Arben Çuko u vu në pranga ditën e sotme pasi dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv.
Vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të partive europiane për zgjedhjet e ardhshme për Evropën, do merret brenda disa javësh.
Shkëndija e Tetovës fitoi një përballje të vështirë ndaj Vardarit në ligën e futbollit maqedonas, duke shtuar presionin te kryesuesit dhe rivalët për titullin.
Ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, u arrestua këtë diel pasi dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën.
Filmi shqiptar “Delegacioni” triumfon në Festivalin Ndërkombëtar të Varshavës në Poloni dhe u shpall si prodhimi më i mirë kinematografik i edicionit të 34-të.
Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë zjarri pasditen e sotme në Burrel, pas një konflikti mes dy personave të tjerë.
Lazio ka marrë një fitore të vështirë në transfertë 0-2 ndaj Parmës dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e tretë në renditje me 18 pikë.
Së paku 22 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar pas daljes së trenit nga hekurudha në Tajvan.
Skënderbeu ka marrë një fitore të pastër, 2-0, në shtëpi ndaj Laçit, të cilët humbën edhe një 11-metërsh në këtë ndeshje përveç rasteve të tjera për shënim.
Në lashtësi harku përdorej për të siguruar ushqim, një mënyrë kjo jetese. Me kalimin e kohës, u përdor si mjet mbrojtës në luftëra. Ndërkohë që sot në botë, me harkun zhvillohen aktivitete sportive.
Kryetari i Komisionit parlamentar të ekonomisë Erjon Brace ka propozuar dy projektligje, që sipas tij do të zgjidhin problematiken e pronësisë mbi token, për të gjithë ata që kanë përfituar me fondin e ish-ndërmarrjeve bujqësore.
Fusha e mbetjeve në hyrje të Fierit, në Sheq, ka bërë që nga kjo zonë të largohen edhe banorët. Për shkak se ajo sa vjen dhe zgjerohet, banorët e tjerë jetojnë mes ndotjes.
Numri i grave me kancer gjiri është rritur. Për këtë vit deri më tani janë 517 raste të reja të diagnostikuara. Në muajin sensibilizues të luftës kundër kancerit të gjirit, një mjeke 31-vjeçare nuk jep vetëm këshilla. Ajo rrëfen historinë dhe betejën e saj dhe apelon që vajzat dhe gratë të kontrollohen.
Inter–Milan, është një derbi me rëndësi të veçantë për të dyja skuadrat e Milanos, pavarësisht se i përket vetëm javës 9-të të Serisë A. Interi kërkon fitoren, për t’u ngjitur sa më lart, në prag të një kalendari të komplikuar, ndërsa Milani e sheh si një test të rëndësishëm për vazhdimësinë.
Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Tiranës për betonizim të parkut kombëtar pranë liqenit artificial. Sipas Jamarbër Malltezit në sipërfaqen e Gardës së Republikës do të ketë ndërtime gjë e cila i ka detyruar të mbajnë sekret planin rregullues të Tiranes deri pas zgjedhjeve lokale.
Epoka LeBron James te Los Angeles Lakers ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Skuadra kaliforniane pësoi humbjen e dytë radhazi këtë radhë ajo u mposht nga Houston Rockets me skuadrën teksane që e mbylli sfidën me rezultatin 124-115.
Te Barcelona bien sirenat e alarmit. Lionel Messi, kapiteni dhe sulmuesi i skuadrës katalanase u detyrua të lërë fushën e lojës në ndeshjen me Sevillan në Camp Nou pas 26 minutave për shkak të një dëmtimi të pësuar në bërryl që u duk që në fillim që nuk ishte i lehtë.
Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga traktati i armëve bërthamore me Rusinë. Donald trump tha Përpara gazetareve se Moska e ka shkelur paktin e vitit 1987, i cili ndalon raketat e lëshuara nga toka me rreze të mesme veprimi nga 500 deri ne 5,500km.
Lëkundje tërmeti janë regjistruar në juglindje të vendit, 15 km në juglindje të Korçës.
Plazhi ka përfunduar vetëm zyrtarisht, pasi ditët me temperatura të larta kanë bërë që të jenë të shumtë ata që i rikthehen detit edhe në këto ditë vjeshte.
Italiani Gianni Moscon ka fituar “Tour of Guangxi” këtë të diel në Kinë. 24-vjeçari u përjashtua në korrik nga “Tour de France” pas një grindje me garues tjetër.
Një gjykatë britanike ka dënuar me 165 vite burg grupin anglo-shqiptar të kokainës në Birmingham, përgjegjës për tregtimin e miliona sterlinave në vlerë të drogës së klasit të parë. Grupi i strukturuar kriminal prej 12 vetësh, shqiptarë dhe anglezë, por që kryesohej nga një 33-vjeçar shqiptar, e kishte shtrirë rrjetin e shpërndarjes së drogës në Anglinë qendrore, Oksford, Londër, Bristol dhe Birmingham.
Ekspertet e drejtësisë mendojnë se vettingu po ecën me ritme të ngadalta, ndërsa njerëzit e politikës e shohin të gjithë këtë si një tentative për të vonuar ngritjen e SPAK. Nga hapja e procesit janë shkarkuar 25 gjyqtare e prokurorë dhe janë konfirmuar 25 të tjerë. Por pavarësisht se para ikjes ambasadori Donald Lu parashikoi ngritjen brenda vjeshtës të qeverive të drejtësisë KLP dhe KLGJ, kjo nuk ka ndodhur. Kanë mbetur pa u kontrolluar për në këto institucione edhe 3 kandidatë, ndërkohë që asnjë prokuror nuk i është përgjigjur thirrjes të bërë nga organi i akuzës për vakancën e krijuar për një garues drejt Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Vjersha reaksionare që tronditi Enver Hoxhën
Pothuajse 3 javë pas vrasjes se Fabiol Gaxhës në ish-bllok, policia e Tiranës arrestoi pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja. Redi Popesku 40 vjeç, i cili gjatë kësaj kohe është pyetur edhe si dëshmitar okular, u prangos për dyshimet se ka kryer veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës.
Të paktën 11 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në skaj të rrugës në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit.
Lewis Hamilton fiton provat zyrtare në Çmimin e Madh të Texasit në Botërorin e Formula 1. Piloti britanik arriti të sigurojë startin e garës nga vendi i parë pas një dueli me Ferrarin, të cilin kishim kohë që nuk e shihnim.
Skënderbeu do të mbyllë fazën e parë të Kategorisë Superiore me sfidën ndaj Kamzës. Te skuadra korçare duket se te gjithë shfaqen të qetë pas problemit të shfaqur me financat në prag të kësaj ndeshje, të cilën trajneri Orges Shehi e konsideron si të vështirë.
Pavarësisht se artistët kanë patur një verë të ngarkuar me koncerte dhe projekte muzikore, shumica e tyre nuk kanë hequr dorë së prodhuari muzikë.
Prej disa ditësh zhdukja, e vrasja e dyshuar e gazetarit saudit Jamal Khashoggi është kthyer në çështje globale, ku nuk kanë munguar kërcënimet për masa ndaj Arabisë Saudite nëse kjo e fundit është e lidhur me rastin.
Pas rehabilitimit të shatërvanëve, lulishtes, por edhe vendosjes aty të skulpturës së artistit me famë botërore Helidon Xhixha, Bashkia e Tiranës po kujdeset edhe për gjithë pjesën e infrastrukturës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore bëjnë me dije se ndërhyrja e shtresave asfaltike në segmentin Vorë-Kthesa e Rinasit ka përfunduar. Segmenti në fjalë është hapur tanimë për kalimin e mjeteve, me sinjalistikë dhe vijëzim provizor.
Pas votimit të nevojës për ndryshime kushtetuese, pason faza e dytë, kthimi i procedurës nga plenarja në komision, që përfshinë vërtetimin e draft-amendamenteve.
Një copëz hëne që ra në tokë si një meteor hënor, është shitur në një ankand për më shumë se 600 mijë dollarë. Një shtëpi ankandesh në Boston njoftoi shitjen e meteoritit për 612.500 dollarë.
Urbani i linjës Kamëz-Tiranë ka pësuar dalë nga rruga mëngjesin e sotëm dhe ka marrë përpara dy persona, babë e bir, që ishin duke ecur në trotuar.
Vëmendja e futbolldashësve mbrëmjen e sotme do të jetë në Milano, aty ku në orën 20:30 do të luhet një nga derbit më të bukur në botë, sfida mes Interit dhe Milanit.
Marc Marquez ia ka dalë me sukses të mbrojë titullin kampion bote në Moto GP, pasi ka siguruar titullin kampion për vitin 2018, në saj të triumfit në garën e Motegit.
Policia e Shtetit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme Redi Popeskun, pronarin e barit në ish Bllok, ku ndodhi edhe përplasja e rëndë me armë, në të cilën mbetën të vrarë Fabiol Gaxha, bodiguard i Ervis Martinajt, si dhe u plagos ky i fundit, bashkë me shtetasin Eljon Hate.
Ethet e lotarisë kanë mbërthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nuk po gjen një fitues të Mega Millions prej javësh. Kjo ka bërë që me qindra njerëz të qëndrojnë në radhë për të blerë biletën me fat të lotarisë, për të pasur shansin të fitojnë 1.6 miliardë dollarë.
Turqia ka premtuar se do të bëjë publike të gjitha detajet e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, pasi Arabia saudite për të parën herë pranoi se ai ishte vrarë në konsullatën e saj në Stamboll.