E shtunë, 20 Tetor 2018
22:14
“Delegacioni” i Bujar Alimanit, çmim të parë në Varshavë

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit që u zhvillua në Varshavë janë ndarë çmimet.

22:10
Italia mund të fundosë Europën?

Pavarësisht paqartësive politike dhe rreziqeve që vetëm shtohen në nivelin global, eurozona ka pasur rritje ekonomike këto dy vitet e fundit, edhe pse Britania po shkëputet nga BE-ja.

22:07
Juventusi ndalet më në fund, 1-1 ndaj Genoas

Pas 8 fitoresh radhazi, Juventusi më në fund ka ndalur vrullin në Serinë A. Bardhezinjtë nuk shkuan dot më shumë sesa barazimi 1-1 ndaj Genoas, edhe pse e nisën mirë sfidën, duke shënuar me Cristiano Ronaldon.

21:47
Cavushoglu në Prishtinë: Ekstradoni njerëzit e FETO-s

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u ka kërkuar autoriteteve kosovare kthimin në Turqi të pjesëtarëve të organizatës “Feto”, që Turqia e cilëson si organizatë terroriste.

21:31
Gjoba, përgjuan klientët. Në listën e komisionerit edhe hotel Plaza

Tirana gjithnjë e më shumë po i ngjan një Big Brother-i të madh, ku mijëra kamera të policisë, bashkisë, institucioneve, hoteleve, bareve survejojnë pa ndërprerje. Por, a janë të gjitha të vendosura sipas rregullave dhe sa të sigurtë janë qytetarët që privatësia e tyre nuk cenohet?

21:19
Fier, humb kontrollin e motoçikletës, ndërron jetë 58-vjeçari që shpërndante pica

Policia e Fierit ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:30, në afërsi të fshatit Kallm, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga motoçikleta me të cilën shpërndante pica një shtetas 58-vjeçar.

20:57
Gjurmë Shqiptare: Ushtria e Enver Hoxhës

Cili ka qenë kapaciteti ushtarak i Shqipërisë para viteve 90?

20:48
Ermal Mamaqi kthehet në Top Channel për … “Shiko kush luan”

Kthimi i Ermal Mamaqit në ekranin e Top Channel nuk mund të kalonte pa zhurmë, ngacmime, batuta e shumë deklarata, të cilat kanë shkaktuar humor dhe rrëmujë në studion e “Shiko kush luan”.

20:30
Trump premtoi t’u dërgojë ushtrinë, emigrantët çajnë kufirin

Me mijëra emigrantë të nisur në karvan nga Hondurasi erdhën në kufirin midis Guatemalas dhe Meksikës, duke sfiduar autoritetet vendase dhe thirrjet nga Uashingtoni.

20:30
Hetim për “fondet sekrete” greke. Prokuroria do të thërrasë edhe gazetarët

Kryeministria greke e mohoi të jenë dhënë fonde sekrete në Shqipëri e Maqedoni. Pas publikimit të lajmit se ministria e jashtme greke kishte paguar miliona euro edhe për media në Shqipëri, prokuroria greke ka nisur hetimet.

20:19
Nënë e bijë, të vetme; Babai nuk paguan detyrimin ushqimor prej 3 mijë lekësh

Eliza është 6 vjeç. Deti e mahnit, po rrallë e sheh. Vjen shpesh në qytet, për të shoqëruar të ëmën nëpër seanca gjyqësore. Këtë herë, jo për të marrë një urdhër mbrojtjeje nga ish-bashkëshorti, por për t’i kërkuar atij përmes gjykatës, të paguajë detyrimin ushqimor për Elizën. Lulja është e papunë, e vetme, me një fëmijë përdore në betejën për jetën.

20:09
Ndryshon qendra e Fierit. Shtrati i lumit Gjanicë po rehabilitohet

Zona përreth lumit Gjanica në Fier i është nënshtruar projektit e rikualifikimit urban, që përfshin rehabilitimin e lumit, rindërtimin e urës ekzistuese dhe një tjetre të re dhe korsisë së biçikletave.

20:02
Urgjencat nuk kanë mjete

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka publikuar raportin përfundimtar për Urgjencën Mjekësore. Në të janë konstatuar problematika të përsëritura. Në vendin tonë ka gjithsej 417 qendra shëndetësore, 74 autoambulanca, ku vetëm 41 prej tyre janë në gjendje pune. Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ka problematika të tipit: mungesë të medikamenteve, aparaturave dhe personalit mjekësor.

19:55
“Portalet, tradhti kombëtare”. Drejtuesit e mediave online: Të publikohen emrat

Lajmi për financimet greke të mediave shqiptare nuk është i ri për drejtuesit e portaleve në vendin tonë, pasi episode të tilla nuk kanë munguar as në të shkuarën.

19:44
Nisma greke nuk prek Shqipërinë. Kufiri detar, ndryshe nga pakti i 2009. Fitojmë det

Sa e prek Shqipërinë nisma e qeverisë greke për të përdorur konceptin e 12 miljeve në hapësirën territoriale të saj në det? Kjo është pyetja që lind pas deklaratës së kryeministrit Alexis Tsipras dhe ish-ministrit të Jashtëm, Kotzias këtë të shtunë në Athinë.

19:30
10 ndeshje dhe 10 fitore për PSG

Paris Saint Germain nuk di të ndalet në Ligue 1. Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka arritur fitoren e 10 në 10 ndeshjet e para të kampionatit francez, duke grumbulluar 30 pikë të plota.

19:08
Mourinho “nxjerr luanin”, kërkon të sulmojë ndihmësin e Sarrit (Foto)

Goli i Ross Barkley në minutën e 96 në ndeshjen Chelsea-Manchester United u festua në mënyrë të tepruar nga Marco Ianni, i cili iu afrua Jose Mourinhos me grushtin lart duke i dedikuar festën e golit.

18:44
Zgjedhjet amerikane, vjen akuza e parë për Rusinë

Qeveria amerikane ka akuzuar rusen Elena Aleksevna Khusyaynova, 44-vjeçare, për rolin kyç financiar në planin e mbështetur nga Kremlini për informacione kundër Shteteve të Bashkuara, si dhe tentimit për të ndërhyrë në zgjedhjet e Kongresit muajin e ardhshëm.

18:26
City shënon 5, merr kryesimin e Premier League

Manchester City ka fituar 5-0 ndaj Burnley dhe ka marrë kryesimin e kampionatit anglez të futbollit.

18:05
Bayern rikthehet te fitorja; Dortmund, makineri golash

Bayern Munchen është rikthyer te fitorja që i mungonte që prej 22 shtatorit, kur mposhti Schalke 04 me rezultatin 0-2 në transfertë. Skuadra e Niko Kovaçit triumfoi me rezultatin 1-3 në transfertën ndaj Wolfsburgut, në një sfidë që u vendos prej Robert Lewandowskit.

17:27
Rama: Do të bllokojmë edhe bastet në faqet e huaja

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në anëtarësimet e reja të Partisë Socialiste në Kamëz, deklaroi se do të bllokohen të gjitha bastet “online”, përfshi edhe kompanitë e huaja.

17:19
Roma turpërohet nga Spali në “Olimpico”

Roma është mundur me rezultatin 0-2 në “Olimpico” nga Spali, duke e rinisur kampionatin italian pas ndërprerjes për Ligën e Kombeve në mënyrën më të keqe të mundshme.

16:59
Kategoria Superiore, udhëtueset bëjnë ligjin

Skuadrat udhëtuese kanë arritur fitore në dy ndeshjet e para të javës së 9 të Kategorisë Superiore.

16:31
Serbia, kampione bote në volejboll për femra

Serbia është shpallur kampione bote në volejboll për femra, pas një ndeshjeje fantastike ndaj Italisë, që përfundoi me rezultatin 3-2.

16:08
“Hipokrati”/ “Stroke”, “Aksident vaskular i trurit” ose “Goditja ne tru”

“Stroke”, apo “aksident vaskular i trurit”, prek mbi 15 milionë persona çdo vit. Mesatarisht, rreth pesë milionë të mbijetuar nga goditja cerebrale janë lënë të luftojnë dhe jetojnë me aftësi të kufizuara shkatërruese.

15:46
Chelsea nuk lejon që Manchester të ringrihet

Manchester United kishte përmbysur rezultatin dhe po fitonte 1-2 në fushën e Chelsea, por në minutën e 6 shtesë të ndeshjes, Ross Barkley barazoi gjithçka, duke i dhënë një pikë të vlefshme “Bluve” të Londrës e duke i hequr 2 pikë “Djajve të Kuq”.

15:34
Tabaku: Shqiptarët paguajnë naftën, “sa frëngu pulën” (Tabela)

Deputetja e Partisë Demokratike doli sot në një deklaratë ku evidentoi çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri, i ndikuar ndjeshëm nga taksat e qeverisë.

15:18
Kumari ilegal, raportohen raste të shumta të shkeljeve

Ndonëse industria e bixhozit është ende e ligjshme, shumë subjekte konstatohen se e ushtrojnë aktivitetin në informalitet.

15:05
Lopetegui në buzë të greminës, Reali humb edhe me Levanten

Real Madrid ka humbur në “Santiago Bernabeu” me Levanten, duke u zhytur edhe më thellë në krizë.

14:17
Marshim në Londër kundër “Brexit”-it dhe pro BE-së

Britanikët, që janë të frikësuar nga një jetë jashtë Europës, do të mblidhen nga të gjithë cepat e vendit në Londër, në përpjekje për të ndaluar divorcin e pritshëm të vendit të tyre me BE-në.

14:06
Fuqia e dashurisë – Episodi 85

Euzhenioja qorton Ruin për skandalin që i bëri Shirlit, duke e ngatërruar atë me dashnoren e tij. Silvana i tregon Kaios se fshihet Irena pas ndarjes së Euzhenios dhe Xhoisit.

13:50
Laboratori i heroinës në Has, policia vijon veprimet

Specialistët e Antidrogës po vijojnë veprimet në laboratorin e heroinës, që u zbulua në fshatin Brenog të Hasit.

13:36
Neymar ndahet përfundimisht nga aktorja braziliane

Tashmë është zyrtare: Neymar është sërish beqar! Sulmuesi i PSG-së dhe aktorja Bruna Marquezine janë ndarë dhe këtë e konfirmon kjo e fundit. Aktorja bukuroshe braziliane ishte e qartë në deklaratën e saj, në lidhje me përfundimin e historisë së dashurisë me futbollistin.

13:21
Veliaj mirëpret ish-kryediplomatin italian, Frattini: Tirana, me rrugë më të mira sesa Roma

Takimi, në të cilin u vlerësuan ndër të tjera marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy popujve të Italisë dhe Shqipërisë, nuk e pengoi ish-ministrin e Jashtëm italian, Franco Frattini, dikur edhe ish-komisioner i BE-së për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, të shfaqte entuziazmin e tij për ndryshimin e Tiranës.

13:15
Exclusive, “Demonët e Kuq” të Kadaresë, vjersha reaksionare që tronditi Enver Hoxhën

Regjimet totalitare që u mbështetën në ideologji e luftuan për vdekje letërsinë dhe artin dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me lirinë. Por gjithsesi brenda saj, koha bëri ca përjashtime, të cilat hynë në historinë e kulturës sonë si kolona që e mbajtën gjallë kulturën europiane, në Shqipërinë e dekadave komuniste.

13:03
NBA, Golden State fiton të dytën, Cleveland shënon disfatën e dytë

Golden State shënoi një tjetër fitore në këtë fillimsezoni të kampionatit amerikan të basketbollit, NBA.

12:55
Gjenialiteti i Da Vincit, për shkak të strabizmit të tij

Një problem në njërin sy e ka ndihmuar Leonardo da Vincin të pikturojë distanca dhe thellësi të objekteve në sipërfaqe të sheshta, me mjeshtërinë që e bëri atë të famshëm.

12:31
Fatura e shkollimit, fëmijët nuk paguajnë dot biletat e transportit

Shkolla e Eneas është 5 kilometra larg shtëpisë. Për këtë arsye, ai merr furgonin e fshatit. Të enjten ai nuk ishte në shkollë, sepse prindërit nuk arritën të siguronin lekët e rrugës. Rruga nga fshati Priskë e Vogël deri në Zallherr kushton 120 lekë.

12:16
Kovaçi i fundit. Trashëgimi prej 5 brezash në punën me hekurin

Et’hem Xhemalaj është kovaçi më i vjetër në Fier. Ndonëse i ri në moshë, ai ka 35 vite që ushtron zanatin e kovaçit. Ai ka filluar punë në moshën 14-vjeçare, ndërkohë që zanatin e ka trashëguar nga i ati.

12:14
Berat, së shpejti nis rehabilitimi i rrugës së Kalasë

Aksi rrugor nga hyrja e qytetit deri në lagjen “Kala” në Berat është i shkatërruar.

12:01
Plehrat kërcënojnë Fierin. Fusha e mbetjeve në Sheq i afrohet qytetit

Fusha e mbetjeve të Sheqit ka detyruar banorët pranë saj të braktisin shtëpitë. Askush nuk do që të jetojë në mes të detit, me mbetje që çdo ditë lëshojnë tym helmues dhe ndotin ujërat.

11:48
Kotzias dorëzon “stafetën”: Zgjerojmë ujërat territorialë në Perëndim

Greqia është gati të zgjerojë ujërat e saj territorialë në krahun perëndimor, nga 6 në 12 milje detare.

11:37
Maqedonia e Veriut, politika shqiptare përgëzon votimin e nismës

Politika shqiptare ka reaguar njëzëri për zhvillimet e fundit në Maqedoninë fqinje, e cila mbrëmjen e së premtes i hapi rrugën ndryshimit të emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, pas miratimit në Kuvend të nismës për ndryshime kushtetuese me 80 vota pro.

11:27
Virozat e stinës, fluks në Pediatrinë e Elbasanit

Temperaturat e larta, jo të zakonshme për stinën e vjeshtës, por mbi të gjitha luhatja e konsiderueshme e tyre gjatë 24 orëve, kanë sjellë fluks të shtuar të pacientëve të vegjël në Pediatrinë e Elbasanit.

11:27
PD, Strazimiri: Vettingu i policisë është ndërprerë. U zbuluan shumë ish-sigurimsa në drejtim

Në një konferencë për shtypin të paradites së kësaj të diele, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka denoncuar atë që e ka quajtur si skandal, që konfirmon sipas tij drejtimin e Policisë së Shtetit nga drejtues të lartë që kanë pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit gjatë kohës së diktaturës.

11:22
6 diamantet më të kushtueshëm në botë (Foto)

Diamantet janë objekte të bukur, por disa janë edhe më të bukur se të tjerët.

11:11
Kantautori Shpat Deda, koncert në Kalanë e Gjirokastrës

Kantautori nga Prishtina, Shpat Deda u ndal për koncertin e radhës në Kalanë e Gjirokastrës. Turi që feston 10-vjetorin e karrierës së tij si këngëtar do të përshkojë plot 10 qytete.

11:03
Elbasan, arrestohet trafikuesi i minave me telekomandë

“Forca e Ligjit” ka goditur sërish, këtë herë në Elbasan, ku në përfundim të operacionit të koduar “Mengël” është arrestuar në flagrancë poseduesi i 4 minave me telekomandë, që po tentonte t’i trafikonte.

10:50
Miss Globe 2018 ul siparin të dielën në Tiranë

Vajzat e Miss Globe 2018, teksa shpalosin talentet dhe bukurinë e tyre kthehen edhe në promovuese shumë të mira të vendeve të njohura historike, kulturore apo tradicionale.

10:48
F1, Hamilton dominon provat e lira në Austin

Lewis Hamilton dhe Mercedesi dominuan provat e lira në prag të Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara, në Austin të Teksasit, në Botërorin e Formulës 1.

10:08
Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, Cipras: Urime miku im Zaev!

Kryeministri grek Aleksis Cipras uroi homologun e tij në Shkup Zoran Zaev pas votimit me 80 vota pro të nisjes së procedurave për ndryshimet kushtetuese.

10:01
Dovizioso, “pole position” në Japoni. Shpresa të zbehta për titullin

Andrea Dovizioso po i mban ende gjallë shpresat e zbehta për titull në “MotoGP”, teksa me Ducatin e tij siguroi “pole position”-in për garën e Çmimit të Madh të Japonisë vetëm në momentet e fundit të provave zyrtare.

09:57
BE dhe NATO përshëndesin votimin në Maqedoni

Han dhe Stoltengerg përshëndetën miratimin me 80 vota të ndryshimeve kushtetuese.

09:48
VMRO-DPMNE përjashton deputetët që votuan pro ndryshimeve kushtetuese

VMRO-DPMNE, menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave përveç deputetëve të mazhorancës votuan edhe 7 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Zeqir Rançilloviq që është pjesë e koalicionit të kësaj partie, vendosi që të përjashtojë deputetët që votuan në kundërshtim me qëndrimin e partisë.

09:45
Kurbin, 11 të proceduar për tjetërsimin e tokës, 3 në pranga

Në kuadrin e operacioneve të “Forcës së Ligjit”, policia e Kurbinit ka proceduar penalisht 11 persona, prej të cilëve 3 janë arrestuar, dy të tjerë janë shpallur në kërkim, 4 janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy të tjerë janë lënë në “arrest shtëpiak”, gjithçka në përfundim të operacionit të koduar me emrin “Hipoteka”.

09:43
Maqedoni, Zaev: Ky është fillimi, na pret edhe shumë punë

Pasi në Kuvendin e Maqedonisë votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese, kryeministri Zoran Zaev tha se ky është vetëm fillimi dhe se kemi shumë për të bërë.

09:30
Afganistan, shpërthime në ditën e zgjedhjeve parlamentare

Shpërthime të shumta kanë tronditur qendrat e votimit përreth Kabulit, këtë të shtunë, teksa njerëzit kanë nisur të hedhin votat e tyre në zgjedhjet legjislative të shtyra prej një kohe të gjatë.

09:11
Studimi, ndryshojnë tendencat e emigrimit të shqiptarëve: 52% mendojnë largimin

Më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare do të donte të shkonte në vendet më të pasura dhe me shkollim më të mirë, tregoi një studim i publikuar ditën e premte.

09:07
Tajvan, mijëra protestues në kërkim të referendumit për pavarësi nga Kina

Mijëra aktivistë pro pavarësisë së Tajvanit kanë zbritur në rrugë gjatë kësaj të shtune, në një miting madhor që mbahet kundër Pekinit dhe kundër qeverisë së sulmuar ashpër të ishullit.

08:46
Tragjedia hekurudhore në Indi, rritet numri i viktimave

Rreth 60 persona rezultojnë tashmë të vdekur, pas ngjarjes tragjike të një dite më parë, kur një tren u përplas me një turmë njerëzish që po shikonin një shfaqje fishekzjarresh në Indi. Dhjetëra të tjerë janë të plagosurit e aksidentit, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

08:21
Misteret e Mërkurit, misioni që mund të eksplorojë origjinën e Sistemit Diellor

A është bërthama e Mërkurit e lëngshme, apo e ngurtë? Pse, në planetin më të vogël të sistemit tonë diellor, bërthama është kaq e madhe? Çfarë mundet të na tregojë neve planeti më i afërt me Diellin, mbi ekzistencën e sistemit tonë diellor?

05:37
Çipa: Paratë nga jashtë, intimidojnë dhe shantazhojnë median shqiptare

Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve, deklaroi në studion e lajmeve të Top Channel se paratë nga jashtë do të intimidojnë dhe shantazhojnë mediat shqiptare për të mbajtur qëndrime të caktuara për çështje kombëtare.

04:42
Protestat në Gaza/ Bie numri i pjesëmarrësve, plagosen 130 palestinezë

Zyrtarët palestinezë njoftuan se të paktën 130 persona u plagosën, pasi u qëlluan nga plumbat e ushtrisë izraelite gjatë protestave në kufirin mes Izraelit dhe Gazës.

02:44
Norvegjia liron spiunin e dyshuar rus, por vijon hetimin e rastit

Autoritetet norvegjeze lëshuan një të burgosur rus nga burgu të premten, pasi e mbajtën atë gati një muaj, me dyshimin për spiunazh.

01:57
Amnistia fiskale në Itali, vijon përplasja mes liderëve të koalicionit qeverisës

Liderët e dy partive në koalicionin qeverisës të Italisë, vijojnë përplasjet në distancë, në lidhje me një pikë të buxhetit të ri, që duket se ka nxjerrë në pah kontradiktat mes tyre, ndonëse qeverisin bashke prej vetëm disa muajsh.

01:19
Merr flakë makina në Korçë, digjet brenda drejtuesi 39-vjeçar

Një shtetas ka humbur jetën, teksa është djegur në mjetin e tij, që kishte marrë flakë në ecje, pak para mesnatës në qytetin e Korçës.

00:32
Arabia pranon zyrtarisht vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Arabia Saudite ka pranuar më në fund, pas 18 ditësh, vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në ambientet e konsullatës së vendit, në Stamboll, më datë 2 tetor të këtij viti.

E premte, 19 Tetor 2018
23:48
Trump për zhdukjen e gazetarit: Mund të sanksionojmë Arabinë Saudite

Autoritetet turke vijojnë punën për të zbardhur ngjarjen e zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën arabe të Stambollit, teksa sot kanë marrë në pyetje punonjësit turq në këtë zyrë.

23:16
Emri i Maqedonisë, reagon Rama: Gëzuar ditëlindjen, Republika e Maqedonisë Veriore

Menjëherë sapo parlamenti maqedonas u hapi udhë ndryshimeve kushtetuese, për të proceduar më pas me miratimin e ndryshimit të emrit në Republikën e Maqedonisë Veriore, reagoi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

23:15
Pa Kufij 2 – Episodi 3

Një snajper vret njerëz të pafajshëm pa dallim. Rrugët e Parisit përgjaken në mes të ditës me pesë viktima të ndryshme, duke alarmuar çdo agjenci ndërkombëtare.

23:10
Përzgjidhen fotot më të bukura të dasmave

Fotot më të mira të dasmave janë më shumë se thjesht imazhe të bukura.

22:52
Instagrami, rrjeti social më i dëmshëm për shëndetin mendor

Instagrami duket një vend miqësor, një platformë fotografish, ku postimet me suksesin më të madh arrihen falë pozitivitetit që përçojnë, e ku të gjithë dukemi të gëzuar dhe pa stres.

22:52
Prezanton romanin e fundit, Savianon e presin me pyetjen: Nëse do të të arrestonin…?

Po nëse do të të arrestonin, çfarë do të bëje? Mund të duket absurd, por kjo është pyetja që iu bë Roberto Savianos, nga disa gazetarë francezë përgjatë turneut të tij në Francë.

22:36
Emri i Maqedonisë, miratohet me 80 vota pro nisma për ndryshimet kushtetuese

Qeveria e Maqedonisë ia ka dalë mbanë të sigurojë votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugën ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik të fqinjit tonë.

22:28
Dhjetëvjeçari me femrat më të bukura

Debati se cili dhjetëvjeçar i ka pasur vajzat më të bukura vazhdon prej kohësh. Por unë kam zili fotografët që kishin modele femra si Sophia Loren, Elisabeth Taylor, Raquel Welch dhe Ann Margaret.

22:15
Vlorë, plagoset me armë zjarri një 26-vjeçar

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes së kësaj të premteje, në lagjen “Çole” të Vlorës.

21:50
“Halloween”, filmi horror vjen këtë fundjavë në kinematë “Imperial”

“Halloween”-i vjen më shpejt këtë vit, përmes filmit horror me këtë titull, i cili nis projeksionet në të gjithë rrjetin e kinemave “Imperial”, duke filluar që nga kjo fundjavë.

21:32
Maqedoni, VMRO-DPMNE akuzon për shantazh e kërcënim; LSDM: Do e padisim

Situata është ndezur së tepërmi me deklarata dhe kundërdeklarata mes shumicës qeverisëse dhe opozitës, ndërsa gjatë ditës politikanët kanë qenë të ngarkuar me punimet e Kuvendit për të miratuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

20:49
Greqi, kompleksi që u braktis prej plehrave

Në fillim-vitet ’90, kompania SOE paraqiti planin ambicioz për ndërtimin e kompleksit “Dionisos”, në Sitia, Kretë.

20:48
Spitali Amerikan, pranë blerjes së “Henri Dunant Hospital”

Mediet greke shkruajnë se Spitali Amerikan është shumë pranë blerjes së spitalit më të madh në Greqi, “Henri Dunant Hospital”.

20:42
Ministria e Kulturës ngatërron “Shën Kollin” me “Shën Mërinë”, jep tender për një kishë që nuk ekziston

Kisha e Shën Kollit, në fshatin Mesopotam të Delvinës, është monument kulture i kategorisë së parë. Prej 10 vitesh, kjo kishë nuk vizitohet nga asnjë vizitor, pasi është në proces rikonstruksioni.

20:39
Amerikanët kryqëzojnë gishtat! Të paktën njëri do të bëhet…multimiliarder

Natyrisht që do të ishte mënyra më e mirë për të nisur fundjavën. Çmimi për lotarinë “Mega Millions” të kësaj të premteje në Shtetet e Bashkuara i ka kaluar një miliard dollarët, duke u bërë kështu “jackpot”-i më i madh në historinë globale të lotarive, nëse fitohet nga një person i vetëm.

20:35
“Hell’s Kitchen”, spektakli më i suksesshëm i kuzhinës pas pak në Top Channel

Çfarë ndodh brenda një kuzhine kur ne presim porosinë të qetë në restorant? Këtë do ta zbulojmë në Hell’s Kitchen. Formati më i suksesshëm Reality i kuzhinës në botë vjen për herë të parë në Shqipëri.

20:25
Vuçiç: Ushtria e Kosovës do të rrezikonte paqen e stabilitetin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi këtë të premte se, krijimi i ushtrisë së Kosovës do të “rrezikonte paqen dhe stabilitetin” dhe do ta fuste vendin në “telashe të mëdha”.

20:05
Ndalet karvani i 4000 emigrantëve. Trump premtoi t’u dërgojë ushtrinë

Një karvan me 4000 emigrantë ishte nisur nga Hondurasi e po marshonin prej ditësh për në SHBA.

19:58
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Veliaj mesazh zonjave të bashkisë

Të gjitha zonjat e Bashkisë së Tiranës kanë marrë sot një e-mail ndërgjegjësues per të kryer ekzaminimin mjekësor falas.

19:50
Vettingu në politikë; Pedagogët: Jo ndryshime të shpeshta në Kushtetutë

Pavarësisht kundërshtive të demokratëve, Kuvendi vijoi konsultimet në lidhje me nismën e opozitës për vetting në politikë. Pjesa më e madhe e pedagogëve të universiteteve publike dhe private që ishin thirrur ngritën një serë pyetjesh, ndërsa nënvizuan se ndryshmet kushtetuese nuk duhet të jenë të shpeshta.

19:16
Maldivet, parajsa në tokë që eksporton terroristë islamikë

Shumica e vizitorëve në ishujt maldive priten shumë ngrohtë. Jo vetëm nga uji kristal i kaltër, shkëmbinjtë koralorë e rëra e artë, por edhe nga buzëqeshjet e stafit të resorteve, të cilët i shoqërojnë në dhoma ku dyshemetë janë shtruar me petale e ku ofrohen lloje të ndryshme masazhesh.

19:12
Arrihet marrëveshja, Rusia do ndërtojë central bërthamor në Uzbekistan

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, kanë rënë dakord që Rusia të ndërtojë centralin e parë bërthamor në këtë ish republikë sovjetike.

18:46
F1 në Austin; Moti kushtëzon gjithçka, përveç Hamiltonit (Foto)

Lewis Hamilton e nis me këmbën e mbarë fundjavën që mund të jetë ajo e dorëzimit të trofeut të pestë botëror në Formulën 1. Piloti britanik i Mercedesit e mbylli sesionin e parë të provave të lira, në Shtetet e Bashkuara, një sesion i ndikuar nga reshjet e shiut, me kohën prej 1 minutë, 47 sekonda dhe 502 të mijëtat.

18:21
Franca do të dërgojë “Charles de Gaulle” në oqeanin Indian

Franca ka njoftuar këtë të premte se do të dërgojë një aeroplanmbajtëse në oqeanin Indian, vitin e ardhshëm, për të mbrojtur lirinë e lundrimit në një kohë kur Kina këmbëngul edhe më shumë me praninë e saj në ujëra të diskutueshme.

18:08
Superiorja, Kukësi kërkon rikthimin te fitorja

Pas pushimeve të kampionatit nga ndeshjet e përfaqësueses, nga kjo fundjavë rikthehet Kategoria Superiore me javën e fundit të fazës së parë.

17:57
Assange padit qeverinë e Ekuadorit për shkelje të të drejtave

Julian Assange po padit qeverinë e Ekuadorit për shkeljen e “të drejtave dhe lirive themelore” të tij, pavarësisht faktit se ai ende është duke u strehuar në ambasadën këtij vendi në Londër.

17:45
Shtypen nga treni, mbi 50 viktima në Indi

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një tren teksa me qindra ishin mbledhur mbi shina për të ndjekur një festival Hindu këtë të premte në veri të rajonit të Punjab.

17:32
Ndryshon stil jetese, “humb” 60 kg – FOTO

Ajo peshonte 142 kg në moshën 22-vjeçare, periudhë në të cilën kuptoi se stili i saj i jetesës po e dëmtonte shumë shëndetin e saj, duke vendosur që të bëjë një ndryshim rrënjësor.

17:28
Reforma në drejtësi, Gjykata Europiane e Drejtësisë “ndalon” Poloninë

Gjykata më e lartë e Bashkimit Europian ka urdhëruar Poloninë të pezullojë menjëherë aplikimin e ligjeve të saj, që ulin moshën e daljes në pension të gjykatësve të Gjykatës Supreme.

17:09
“Merre topin, pasoje topin”. Dokumentar për trajnerin Guardiola (Video)

Lionel Messi, Thierry Henry, Xavi dhe shumë emra të tjerë të njohur të sportit më popullor në planet, kanë dhënë arsyet e tyre përse besojnë se Barcelona është skuadra më e mirë e botës.

16:57
Revolucion në tenis, jo më ndeshje sfilitëse në “Wimbledon”

Organizatorët e turneut të “Wimbledon”-it, një prej takimeve më prestigjioze të tenisit botëror, vendosën të aplikojnë ndryshime për t’iu dhënë fund përballjeve sfilitëse.

16:48
Trump ndez polemika, teksa lëvdon agresorin e gazetarit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkaktuar jo pak polemika, pasi lëvdoi një kongresmen republikan që sulmoi një gazetar vitin e kaluar, duke thënë “Ai është djali im…”.

16:39
Harry dhe Meghan, argëtim në plazhin “Bondi” të Australisë

Princi Harry dhe Meghan hoqën këpucët dhe këmbëzbathur u argëtuan në plazhin “Bondi”, ndërsa vazhdojnë turin e tyre në Australi dhe Zelandën e Re.