Pas 8 fitoresh radhazi, Juventusi më në fund ka ndalur vrullin në Serinë A. Bardhezinjtë nuk shkuan dot më shumë sesa barazimi 1-1 ndaj Genoas, edhe pse e nisën mirë sfidën, duke shënuar me Cristiano Ronaldon.

Genoa arriti të barazojë gjithçka në minutën e 67, kur Daniele Bessa shënoi me kokë pas një krosimi.

Reagimi i Juventusit ishte i menjëhershëm dhe të besuarit e Allegrit arritën të krijojnë disa mundësi për të gjetur golin e avantazhit, por nuk ia dolën të thyejnë portierin Radu.

Top Channel