Exclusive, “Demonët e Kuq” të Kadaresë, vjersha reaksionare që tronditi Enver Hoxhën

20/10/2018 13:15

Regjimet totalitare që u mbështetën në ideologji e luftuan për vdekje letërsinë dhe artin dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me lirinë. Por gjithsesi brenda saj, koha bëri ca përjashtime, të cilat hynë në historinë e kulturës sonë si kolona që e mbajtën gjallë kulturën europiane, në Shqipërinë e dekadave komuniste.

Poema “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, pavarësisht leximeve të çdo lloji, shqipton dështimin e sistemit dhe përgjakjen e diktaturave. Po cilat ishin ato vargje që kishin trembur një grup të tërë korrigjuesish dhe kritikësh në redaksinë e gazetës ‘Drita’? Përse ajo u quajt ‘alarmante’ prej kritikëve të saj në letrat drejtuar anëtarëve të Komitetit Qendror asokohe?

Ismail dhe Elena Kadare në një rrëfim për poemën që tronditi jo vetëm një grup kritikësh në gazetën “Drita” në vitet 70’, por edhe vetë diktatorin. Në mesditë byroja politike u mblodh, vuri alarmin përmes letrave drejtuar anëtarëve të Komiteti Qendror të asaj kohe, por trazoi edhe jetën e çiftit të shkrimtarëve.

Të dielën, ora 20:15 në Exclusive, “Demonët e Kuq” të Kadaresë, vjersha reaksionare që tronditi Enver Hoxhën. Pjesa e parë

Top Channel