Princi Harry dhe Meghan hoqën këpucët dhe këmbëzbathur u argëtuan në plazhin “Bondi”, ndërsa vazhdojnë turin e tyre në Australi dhe Zelandën e Re.

Duka dhe Dukesha e Sussexit u takuan me një grup sërfistësh, ndërsa morën pjesë në një aktivitet të organizuar atje. Çifti u prit me brohoritje teksa mbërrinte në plazhin “Bondi”, ndalesa më e fundit në turqin australian, pak para orës 8:30 të mëngjesit të së premtes.

Menjëherë, të dy ata u përshtatën me atmosferën, duke vendosur madje rreth qafës edhe vargun tradicional të luleve, sigurisht gjithçka e kombinuar edhe me veshjet e tyre, blu për princin dhe rozë për Meghanin.

E ashtu këmbëzbathur, ata ecën në plazh dhe u ulën në rërë bashkë me sërfistët.

Për Meghan, kjo ndoshta ishte diçka e zakonshme. Joga dhe sërf, ecje këmbëzbathur në rërë dhe biseda me të panjohur, por për anëtarët e shtëpisë “Windsor” jo edhe aq. Të dy ata morën madje edhe dhurata, përfshirë një arush të madh pellushi, një xhaketë shpëtimi në det dhe një tufë karrotash.

Më pas, Princi Harry, nën shoqërinë e atletëve të “Invictus Games” iu ngjitën urës së gjirit në Sidnei. Madje në ngjitje iu bashkua edhe vet kryeministri australian, Scott Morrison.

Top Channel