Revolucion te “Gjelat”/ Fillon epoka “Zidane” mes yjeve dhe presionit për të zëvendësuar të pazëvendësueshmin Deschamps
Epoka LeBron James te Los Angeles Lakers ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Skuadra kaliforniane pësoi humbjen e dytë radhazi këtë radhë ajo u mposht nga Houston Rockets me skuadrën teksane që e mbylli sfidën me rezultatin 124-115.
James Harden shkëlqeu në parket me 36 pikë, por nuk mbeti prapa as Chris Paul që e mbylli sfidën me 28 pikë e 10 assist. Te Lakers, spikat i zakonshmi James që shënoi 24 pikë, por që edhe këtë radhë nuk e ndihmuan dot skuadrën e tij për të gjetur fitoren e parë sezonale.
Nuk bëri paraqitje të mirë as San Antonio Spurs. Skuadra teksane u mposht nga Portland Trailblazers me rezultatin 121-108. Për San Antonion dhe Gregg Popovich, e vetmja notë pozitive në parket ishte paraqitja e DeRozan që shënoi 28 pikë në këtë ndeshje. Në krahun tjetër, për Portland u dalluan Lillard dhe McCollum me 29 dhe 26 pikë të realizuara respektivisht.
Dallas regjistron një fitore surprizë në kampionatin e NBA. Skuadra e Mavericks mundi Minnesota Timberwolves me rezultatin 140-136. Talenti Doncic që këtë vit debuton në NBA pas transferimit të tij nga Reali i Madridit, ishte ai që spikati më shumë në parket duke e mbyllur këtë sfidë me 26 pikë të shënuara, ndërkohë që edhe Jordan u paraqit mjaft mirë me 20 pikë personale. Për Minnesotën Towns me 32 pikë dhe Rose me 28 nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
Top Channel