Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga traktati i armëve bërthamore me Rusinë. Donald trump tha Përpara gazetareve se Moska e ka shkelur paktin e vitit 1987, i cili ndalon raketat e lëshuara nga toka me rreze të mesme veprimi nga 500 deri ne 5,500km.

Shtetet e bashkuara tha Trump, nuk do ta lejojnë Rusinë që të bëjë sipas dëshirës e të prodhojë armë ndërkohë që ne nuk na lejohet.

“Nuk e di perse presidenti Obama nuk negocioi për këtë çështje apo nuk u tërhoq me kohë nga marrëveshja. Nuk e kuptoj dot”, është shprehur Presidenti Trump.

Në 2014-ten, Obama e akuzoi Rusinë për shkeljen e traktatit pasi testoi, siç u tha atëherë, një raketë cruise të lëshuar nga toka.

Por ish-presidenti vendosi të mos tërhiqej nga ujdia nën presionin e liderëve europiane, të cilët druheshin se një lëvizje e tillë mund të çonte drejt rifillimit të një gare armatimesh.

Burime në ministrinë e Jashtme ruse thanë se lëvizja e amerikës motivohej nga “ëndrra e një bote njëpolare”, ku SHBA të jenë superfuqia e vetme globale.

Britania e Madhe ndërkohë e mbështeti lëvizjen amerikane me argumentin se Rusia është tallur me traktatin në fjalë dhe tani, duhet venë pak rregull.

Top Channel