E hënë, 01 Prill 2019
11:32
Heqja e targave diplomatike, Tritan Shehu: Sa poshtë i ka rënë “pazari” Diplomacisë Shqiptare!

“Dëgjova Zv.Ministrin e Jashtëm që deklaronte në media, ai vetë, se do t’u hiqen targat diplomatike Konsujve të Nderit në Shqipëri. Sikur ky qenka problemi i madh i Diplomacisë sonë, shkaku i humbjes së rolit tonë parësor në Rajon, i ndryshimeve të linjave tona strategjike, i dobësimit të bashkëpunimit me partnerët tanë kryesore, apo i bllokimit të procesit tonë të integrimit prej disa vitesh!?”

11:31
Shtohen deputetët e PD në Kuvend, një tjetër pranon mandatin

Një tjetër kandidat nga listat e PD në Qarkun e Dibrës ka pranuar të marrë mandatin e deputetit, duke shtuar numrin e atyre që opozita e i cilëson si “tradhtarë”.

11:27
MotoGP, Marc Marquez dominon, spektakël Rossi-Dovizioso

Marc Marquez i përgjigjet fitores së Andrea Doviziosos në Katar, teksa triumfoi në Çmimin e Madh të Argjentinës, në Botërorin e MotoGP.

11:22
Wake Up/ Hajde “Vrapo për NATO-n”, në Shqipëri

Në kuadër të iniciativave për të mbështetur anëtarësimin në NATO, Organizata Rinore e Atlantikut të Veriut, organizon “Vrapo për NATO-n” (NATO Run), për të kremtuar 70-vjetorin e Aleancës Veriatlantike dhe 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë.

11:20
Wake Up/ Të martuarit gënjejnë më shumë se beqarët

Sot në Ditën e gënjeshtrave mësuam se ky ves paska moshë, gjini, profesion madje dhe status shoqëror.

11:18
Maqedoni e Veriut, nis fushata zgjedhore për presidentin e ri

E hëna shënoi nisjen e fushatës për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Një ditë më parë, 3 kandidatët për president, shqiptari Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski nënshkruan “Kodeksin” për zgjedhje korrekte dhe demokratike, e u zotuan të zhvillojnë fushatë demokratike dhe të drejtë.

11:13
Kim Kardashian tregon planet për Presidente e SHBA-së

Kim Kardashian është përfolur shpesh se ajo mund të jetë kandidatja për Presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e 2020. Gjatë një interviste të dhënë te dielën për “New York Times”, 38-vjeçarja tha se nuk do të kandidojë për Presidente. 

11:09
Tepelenë, 30 fshatra bashkëjetojnë me terrin

Prej më shumë se 20 ditësh, gati 30 fshatra të Tepelenës janë ndeshur me probleme të vazhdueshme të furnizimit me energji elektrike.

10:54
Gjykata rrëzon Llallën. Hetimet, edhe 3 muaj të tjerë

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla sheh t’i rrëzohet kërkesa e bërë përmes avokatit të tij, Sokol Hazizaj, kundër zgjatjes së afateve hetimore.

10:52
Hedhja e mbetjeve të Patosit në Zharrëz shqetëson banorët

Zhvendosja e fushës së mbetjeve urbane të Bashkisë së Patosit nga vendgrumbullimi i mëparshëm, në afërsi të fshatit Zharrëz, ka indinjuar shumë banorët e zonës.

10:49
Divorcohet pas 13 vjetësh, gruaja feston në mënyrë të çuditshme

Marie Lollis donte të festonte hapjen e një kapitulli të ri në jetën e saj. Kjo nuk kishte të bënte me fejesën, martesën, ardhjen në jetë të një fëmije, apo diçka tjetër.

10:47
Shkodër, ministri Lleshaj përplaset me kryetaren e Bashkisë për situatën kriminale

“Niveli i sigurisë në Shkodër është sfiduar”. Me këto fjalë ka nisur prezantimin e prefektit të ri të qarkut, Valdrin Pjetri, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Por duke ditur situatën e rënduar të kriminalitetit në qytetin e Shkodrës, vëmendja sigurisht që do të fokusohej atje.

10:34
Cakaj u heq targat diplomatike konsujve të nderit

Në një dalje për mediet paraditen e kësaj të hëne, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj u bëri thirrje disa prej konsujve të nderit që veprojnë në Shqipëri, të dorëzojnë targat e tyre diplomatike me të cilat lëvizin krejt lirshëm me privilegje të veçanta, në atë që e quajti si rasti më unik në Europë e mbase edhe në botë.

10:30
Hitleri vrau 6 milionë hebrenj, por fali vetëm 1

Diktatori nazist Adolf Hitler refuzoi të vizitonte kampet e shfarosjes dhe gjithashtu kërkoi shkatërrimin e dokumenteve që kishin të bënin me Holokaustin. Në një rast diktatori gjerman madje rrëzoi një të verbër me karrocë, i cili pritej të transportohej drejt kampeve të përqendrimit.

10:30
Riviera – Episodi 5

Xheorxhina përdor festën madhështore të Fondacionit Klios si mundësi për të diktuar personin e përfshirë, por ajo merr një ftesë të papritur, që ndryshon gjithçka.

10:15
I dënuar me 25 vite për vrasje, por i lirë. Kapet në Shkodër 40-vjeçari

Një 40-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga forcat policore të kryeqendrës së veriut të Shqipërisë, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 25 vite burgim.

09:59
Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, 9 të arrestuar

Trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë, bien në pranga 9 persona. Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “Sfizio” , kundër një organizate kriminale që zhvillonte trafik të madh droge ndërmjet Shqipërisë, Emilia Romagnas, Abruzzos, Kalabrisë dhe Messinas.

09:53
“Gardianët” specialë të Kremlinit

Quhet “Alpha” dhe ngrihet mbi kubenë e artë të Kremlinit, duke mbjellë panik mes sorrave që tentojnë të ulen në pemët përreth.

09:32
Aksident ajror, vdes një nga gratë më të pasura të Rusisë

Një nga gratë më të pasura të Rusisë, bashkëpronare  e “Grupit S7”, Natalia Fileva, vdiq të dielën në një aksident avioni në Gjermani. “Fileva, 55 vjeç, ishte në bordin e një avioni “Epic LT”, me një motor, me gjashtë vende, i cili u rrëzua dhe u dogj në një fushë pasi iu afrua aeroportit të vogël në Egelsbach, një qytet në jugperëndim të Gjermanisë”, tha kompania ajrore në një e-mail.

09:26
Në Venezuelë “racionalizohet” edhe energjia elektrike

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro njoftoi mbrëmjen e së dielës ato që i quajti 30 ditët e racionalizimit të energjisë elektrike, vetëm pak pasi qeveria e tij njoftoi se do të shkurtonte kohëzgjatjen e ditës së punës dhe do të mbante shkollat mbyllur, për shkak të mungesës së energjisë në mbarë vendin.

09:08
I vuri flakën kullotës, autori procedohet në gjendje të lirë

Dogji sipërfaqe të konsiderueshme kullote, policia e procedon vetëm në gjendje të lirë autorin e ngjarjes. Shtetasi A.B., 64 vjeç, banues në Funarës të Librazhdit dyshohet në vendin e quajtur ” Bishti i Dheut” i ka vënë zjarrin kësaj zone dhe si pasojë është djegur sipërfaqe e konsiderueshme kullotë.

08:59
Anës detit, por pa ujë! Remonti nga OST lë “thatë” durrsakët

Banorët e qytetit të Durrësit e kanë nisur këtë javë me një mungesë nga më thelbësoret për jetën e tyre, atë të ujit të pijshëm.

08:46
Erdogan humbet Ankaranë, rrezikon edhe Stambollin

Një goditje befasuese kanë sjellë zgjedhjet lokale të mbajtura një ditë më parë në Turqi, teksa partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan ka humbur kontrollin e kryeqytetit, Ankara, e kur kanë mbetur vetëm kutitë e fundit për t’u numëruar rrezikon edhe Stambollin.

08:23
Orët e panikut në Vlorë, xhenierët shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar tritolin

Për më shumë se 4 orë mbrëmjen e së dielës, banorët e lagjes “10 korriku” në Vlorë përjetuan panik, pasi në rrugën kryesore u konstatua një sasi lënde plasëse e aktivizuar, e madje e lidhur me një aparat telefoni celular.

E diel, 31 Mars 2019
22:57
Benzema shpëton Realin, Zidane Jr. titullar

Një gol i vonë i francezit Benzema shpëton “nderin” e Realit të Madridit, në ndeshjen e dytë të Zinedine Zidane që prej rikthimit të tij në krye të ekipit “Los Blancos”, e për më tepër në “Bernabeu”, teksa përballë kishin ekipin e fundit në renditje, Huesca.

22:38
Strakosha, “mur” i pakalueshëm për Interin. Mposhtet minimalisht nga Lazio

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha u bë pengesa më e vështirë dhe e pakapërcyeshme për futbollistët zikaltër, teksa Interi dështoi të vijonte në gjurmët e suksesit të korrur në derbin e Milanos, për t’u dorëzuar para një goli të hershëm të serbit Milinkoviç-Saviç.

21:49
Papa Françesku, porosi katolikëve në Marokun me shumicë myslimane

Papa Françesku është ndalur në Marok, në atë që përbën udhëtimin e tij më të fundit në një vend të dominuar nga myslimanët.

21:20
Vlorë, lënda plasëse bie në rrugë. Ende nuk dihen autorët

Për më shumë se dy orë mbrëmjen e kësaj të diele, banorët e lagjes “10 korriku” në Vlorë përjetuan panik, pasi në rrugën kryesore u konstatua një sasi lënde plasëse e aktivizuar, e madje e lidhur me një aparat telefoni celular.

21:02
Zgjedhjet lokale në Turqi, opozita “i rrëmben” kryeqytetin Erdoganit?

Miliona turq votuan këtë të dielë në zgjedhjet lokale anembanë vendit, të cilat konsiderohen si një “referendum” për politikat e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

20:49
Ukrainë, komediani sfidon presidentin në detyrë në balotazh

Një komedian pa aspak eksperiencë politike ka fituar shumicën e votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, sipas “exit poll”-eve të para.

20:15
Liverpool e Chelsea, fitore drithëruese. “The Reds” këmbëngulin për titullin

Ndeshja ndaj Cardiff Cityt mund të kishte qenë e fundit për trajnerin Maurizio Sarri në pankinën e “bluve”, nëse nuk do të ishte materializuar një përmbysje spektakolare ndaj vendasve.

19:57
Bletërritësi i Bulqizës: Do shumë mund, por lodhja ia vlen

Arjan Zogu është një ndër bletërritësit më të vjetër të Bulqizës. Sot ai ka rreth 300 koshere në fshatin Valikardhë. Për Arjanin, rritja e bletëve do shumë mund, por në fund ia vlen lodhja.

19:43
Mjekësia alternative, të shumtë ata që i besojnë shërimin “natyrës”

Mjekësia alternative është e lashtë sa vetë njerëzimi. Kohë pas kohe, njerëzit janë munduar të zbulojnë misterin e natyrës dhe ta përdorin atë si aleate për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.

19:39
Diabeti, 4.000 raste çdo vit. Kostoja, 20% e fondit të rimbursimit

Sëmundja e diabetit po merr përmasa të frikshme në Shqipëri dhe jo vetëm. Çdo vit numërohen 4.000 raste të reja që diagnostikohen.

19:07
Hamilton-Mercedes, triumf në Bahreinin e pretendimeve të mëdha nga Ferrari

Lewis Hamilton befason të gjithë, për më tepër tifozët e Ferrarit në garën e tyre të preferuar të Bahreinit, duke triumfuar kështu në Çmimin e Madh të vendint të gjirit, falë edhe gabimeve dhe fatit të keq të Vettel dhe Leclerc.

18:56
Investimet e FSHF-së; Delvina, me fushë të re bari artificial

Skuadra e Delvinës do të ketë një mundësi më shumë për të mbështetur talente vendase në futboll, e për t’u ngjitur në Kategoritë Superiore, pas investimit më të ri për sportin në këtë qytet.

18:38
Brunei, sulltanati vendos dënimin kapital për tradhtinë dhe homoseksualët

Të mërkurën, në Brunei hyn në fuqi një ligj që do ta ndëshkojë tradhtinë bashkëshortore dhe marrëdhëniet homoseksuale me dënimin maksimal me vdekje.

18:32
Të peshkosh në akull! Gara me 1.400 peshkatarë, në Baikal

Çdo vit, më shumë se 1.000 entuziastë pas peshkimit nga Europa, Azia, e madje edhe Afrika, takohen mbi akullin e trashë të Baikalit në Siberi, për të konkurruar me njëri-tjetrin në brigjet e ngrira të liqenit të tij.

18:16
Ukraina voton për presidentin, garën e kryeson një komedian

Në Ukrainë po votohet në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, me kreun aktual Petro Poroshenko që po kërkon rizgjedhjen, por surpriza e garës është komediani Volodimir Zelenski, që konsiderohet edhe si pretendenti kryesor.

18:05
Sllovaki, për herë të parë zgjidhet një presidente femër

Avokatja liberale dhe kritike e Qeverisë, Zuzana Çaputova ka mposhtur kundërkandidatin e saj me një diferencë të thellë, për t’u bërë presidentja e parë grua e Sllovakisë.

17:39
Shkodra e blinduar, përcillen në banesën e fundit vëllezërit Bilali

Në qytetin e Shkodrës u përcollën për në banesën e fundit, pasditen e së dielës, dy vëllezërit Bilali që u ekzekutuan një ditë më parë. Shkodra ishte e blinduar nga forcat e policisë për varrimin e dy vëllezërve, pasi në ceremoninë mortore mori pjesë edhe Asmer Bilali, djali dhe nipi i viktimave, i cili është në paraburgim si një nga anëtarët e grupit “Bajri”.

17:22
Publikohet videoja e masakrimit të Arbër Bakos në burgun e Koridhalosë

Një video tronditëse ka publikuar në numrin e së dielës gazeta “To Vima”, në të cilën duket qartë vrasja e një të burgosuri shqiptar në burgun famëkeq të Koridhalosë.

17:10
Roma “shembet” përballë Napolit në “Olimpico”

Ndeshja më e rëndësishme për javën e 29 të Serie A, përpara mbrëmjes së kësaj të diele, ishte pikërisht ajo e zhvilluar në “Olimpico” të Romës mes verdhekuqve dhe napolitanëve.

17:00
Prani alienësh në Fier? Çiljeta tregon eksperiencën e saj kur i pa!

Prania e jashtëtokësorëve, ose alienëve, në Tokë ka qenë dhe vazhdon të jetë një temë shumë e fortë diskutimi në të gjithë botën.

16:46
Martesë nën efektin e alkoolit, kërkon anulimin pas vetëm 4 ditësh

“Shumë të dehur për të kuptuar se çfarë po bënim”. Ky është shpjegimi i Nicolas Cage, që ka kërkuar anulimin e dasmës me artisten e “make up”-it, Erika Koike, pas vetëm 4 ditësh jete bashkëshortore.

16:34
Ish-kryeministri italian Berlusconi do të garojë në zgjedhjet europiane

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi kërkon rikthimin. E ndërsa në politikën e brendshme nuk ka mundur të gjejë ende hapësirat e duhura, ai po i kthen sytë tani nga zgjedhjet europiane.

16:23
“Ora e Tokës”, 180 vende zhyten në errësirë për 60 minuta

Disa nga monumentet më të famshme të botës janë zhytur në errësirë, për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike. Fushata globale e “orës së Tokës” synon të rrisë ndërgjegjësimin për pasojat e ndryshimeve të klimës, e ka nisur si nismë në Australi në vitin 2007, ndërsa tani, pjesë e saj janë më shumë se 180 vende.

16:05
Eksportet e bujqësisë, Rama premton mbështetje: Objektiv, prodhimet e freskëta

Në Kavajë, ku vizitoi një fabrikë të përpunimit të hudhrave, e cila ka përfituar 10 milion lekë nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin, Kryeministri Rama premtoi mbështetje për kompanitë të cilat eksportojnë jashtë vendit.

16:01
Sa e ka rrogën Ermal Mamaqi? Ja si përgjigjet ai…

Një nga kuriozitetet më të mëdha të publikut është që të dinë sesa paguhen personazhet që punojnë në media? Radha i erdhi Ermal Mamaqit i cili përballë kësaj pyetjeje në “E Diell” e shpjegoi kështu rrogën e tij.

15:52
Rriten kreditë, bankat dhanë 70 milionë euro për biznesin dhe familjet

Pas një ngërçi të gjatë disa vjeçar, kredia për ekonominë duket se ka nisur të shfaqë shenja gjallërimi. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në dy muajt e parë të vitit, kredia që bankat kanë dhënë për biznesin dhe familjet u rrit me gati 9 miliardë lekë ose 70 milionë euro.

15:33
Lidhja e Amit & Ermalit, në fillimet e veta nuk paska qenë “mjaltë”!

Prej disa ditësh në kinema po shfaqet suksesshëm filmi shqiptar i zhanrit komedi romantike “2 Gisht Mjaltë” me protagonistë kryesorë, Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën.

15:17
Ish-deputetët, padi Kuvendit. Kërkojnë pagat për muajt e bojkotit

I dogjën mandatet, por ish ligjvënësit opozitarë i janë drejtuar gjykatës për të marrë rrogat e bojkotit të fundit parlamentar. Top Channel ka siguruar paditë që kanë depozituar në gjykatën administrative ish deputeti i LSI, Shezai Rrokaj dhe 4 ish deputetë demokratë, Valentina Duka, Fatbardha Kadiu, Luan Baçi dhe Luçiano Boçi, ky i fundit kërkon kompensimin financiar për 3 bojkote.

14:32
“Ora e Tokës”, qendra e Tiranës fik dritat për 60 minuta (Foto)

Qendra e Tiranës fiku mbrëmë dritat për 60 minuta, duke iu bashkuar qindra qyteteve në 187 shtete të botës në shenjë solidarizimi me “Orën e Tokës”, që synon rritjen e vëmendjes globale ndaj çështjeve mjedisore.

14:22
Salihi “var këpucët në gozhdë”, 52 minuta në ndeshjen e lamtumirës

Për çdo sportist vjen një moment kur duhet të thotë mjaft dhe të lërë karrierën e tij. E shtuna ishte dita e sulmuesit shqiptar, një ndër më të mirëve në futbollin tonë, Hamdi Salihit, i cili i tha përfundimisht lamtumirë futbollit të luajtur.

14:10
Gjyshi i Asmer Bilalit: Shteti të gjejë autorët, duam dy ditë lejë për nipin

Fahri Vejuka, gjyshi i Asmer Bilalit ka folur për mediat sot në Shkodër, ndërkohë që po zhvillohet ceremonia mortore e dy vëllezërve Bilali, Astrit dhe Ibrahim.

13:59
“Kubisti shqiptar”, Exclusive sjell një dokumentar për artistin Ksenofon Dilo

Realizmi socialist shqiptar, një art figurativ realist i orientuar politikisht dhe ideologjikisht, mbetet një nga periudhat më shënjuese të artit shqiptar gjatë shekullit të 20-të.

13:55
Digjet transformatori elektrik, merr flakë nënstacioni në Krahës

Nënstacioni elektrik në Krahës të Memaliajt, Tepelenë, është përfshirë nga flakët. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në rrjet.

13:50
“E Diell”, nostalgji, muzikë e të qeshura pafund!

Premiera e filmit shqiptar “2 Gisht Mjaltë” është një nga arsyet kryesore që showmen-i Ermal Mamaqi do të jetë i pranishëm sot në studion e “E Diell”. Ai do të flasë për prapaskenat e filmit me Elvana Gjatën, paratë, suksesin dhe për martesën e tij me Amarda Toskën. A vazhdon ajo te jetë në fazën e mjaltit?

13:38
Investimet në Belsh, rriten të ardhurat nga turizmi

Mund të thuhet me bindje se Belshi prej dy vitesh është shndërruar nga një fshat, në një qytezë të bukur buzë liqenit.

13:19
Kryemadhi takim me strukturat në Tepelenë: Ndizni motorët e fushatës, zgjedhjet janë afër

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish deputeti Vangjel Tavo zhvilluan sot një takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë. Në ketë takim u zgjodh dhe Kryetari i LSI, Tepelenë, ekonomisti Sefer Kanushi.

13:12
PASOK përfshin shqiptarët në lista, garojnë për në parlamentin grek dhe atë europian

Partitë e qendrës së majtë në Greqi zhvilluan në Athinë kongresin elektoral. Për herë të parë në historinë e Greqisë, në zgjedhjet e ardhshme lokale, por dhe ato europiane, PASOK ka zgjedhur që në listat e saj të ketë emigrantë shqiptarë, të cilët tashmë kanë nënshtetësinë greke.

12:35
Policia ndërhyn në kohë rekord, parandalon atentatin në një fshat të Lezhës

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar nga Policia e Lezhës në orët e natës, ndërsa janë arrestuar edhe dy autorët që kishin planifikuar krimin.

12:19
Modelja amerikane “paralajmëron” një verë të nxehtë (Foto)

Modelja dhe aktorja amerikane, Lindsey Pelas ka paralajmëruar një verë shumë ‘të nxehtë’.

12:10
Gjykata e Shkodrës detyron prokurorinë të hetojë ceremoninë për ushtarët serbo-malazezë në Gajtan

Gjykata e Shkodrës bie dakord me antiterrorin se prokuroria nuk ka bërë detyrën dhe nuk ka hetuar ceremoninë përkujtimore për ushtarët serbo-malazezë të mbajtur në fshatin Gajtan.

11:59
Cilët janë 15 destinacionet më të rekomanduara për këtë vit (Foto)

Të gjithë të apasionuarit pas udhëtimeve dhe njohjes së botës, çdo vit mundohen të zbulojnë destinacionet për t’u vizituar.

11:52
Bukuroshja braziliane i “hap dritaren” Italisë (Foto)

Ajo quhet Lilian Leite dhe është mjaft e njohur në Brazil e Portugali, për faktin se ka pushtuar disa herë kopertinat e revistës Play Boy, në këto shtete.

11:40
Solskjaer kërkon të rikthejë sulmuesin Zaha në “Old Trafford”

Ole Gunnar Solskjaer mund të përpiqet të rikthejë në “Old Trafford”, Wilfried Zaha. Trajneri i Manchester United e njeh mirë sulmuesin e Crystal Palace, pasi ka punuar me të në vitin 2014, kur norvegjezi drejtonte Cardiff City.

11:35
Edhe PSG futet në garë për mesfushorin Ndombele

Paraqitja e mirë e Tanguy Ndombele me fanellën e Lyon, ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha europiane.

11:26
Zjarret në Burrel e Bulqizë, procedohen penalisht 3 persona

Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia e Matit dhe Bulqizës, pasi dyshohen si shkaktarë të zjarreve në pyje, që kanë ndodhur ditën e fundit në këto zona.

11:10
Arqipeshkvi i Shkodrës komenton vrasjet e fundit, që kanë tronditur qytetin

Gjatë meshës së shenjtë në katedralen “Shen Shtjefni” për 200-vjetorin e lindjes të arbëreshit Andon Santori, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra ka komentuar ngjarjet e rënda të ndodhura në Shkodër, vrasjen e Ferdinand Polias dhe të dy vëllezërve Bilali, një ditë më parë.

10:54
Nis puna për instalimin e semaforëve LED në Tiranë

Të gjithë semaforët në Tiranë do të jenë LED. Bashkia e Tiranës vijon punën për vendosjen e këtyre semaforëve në rrugët e kryeqytetit, si dhe konfigurimin e tyre.

10:48
Parandalohet grabitja e karburantit, arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “ndjekja’, duke bërë të mundur parandalimin e grabitjes me armë të një pike karburanti.

10:37
Kampionati Ballkanik i Xhudos, spikatin Jon Vrenozi dhe sportistët nga Kosova

Pallati i sportit “Feti Borova” në Tirana Olympic Park priti këtë fundjavë kampionatin ballkanik të Xhudos për të rritur, një eveniment të cilin Federata Shqiptare e Xhudos e organizoi në bashkëpunim me Federatën ballkanike dhe atë Ndërkombëtare të këtij sporti.

10:16
Vrasja e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohen detaje të reja

Kur kanë kaluar rreth 24 orë nga vrasja e dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali, kanë dalë të tjera detaje nga dinamika e ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën paraditen e djeshme.

10:07
Denoncohet nga qytetarët, arrestohet me armë pa lejë 44-vjeçari në Kombinat

Një telefonatë e mbërritur në numrin e emergjencave, 112, ka vënë në lëvizje shërbimet policore, të cilat bënë të mundur arrestimin e një shtetasi, për armëmbajtje pa lejë.

09:59
Pronari i Tottenhamit fikson çmimin për Eriksen

Pronari i Tottenhamit i ka bërë të qartë Realit të Madridit, se kërkon 130 milionë paundë për të lënë të lirë fantazistin danez Christian Eriksen.

09:29
Spalletti nuk grumbullon Icardin për sfidën me Lazion, reagon avokati i argjentinasit

Mauro Icardi është rikthyer të stërvitet nën urdhrat e Spallettit prej 10 ditësh, por as kjo dhe as mungesa e Lautaro Martinezit, nuk kanë ndikuar që trajneri zikaltër ta grumbullojë për ndeshjen me Lazion.

09:17
Akrepat shkojnë 60 minuta para, rikthehet ora verore

Të gjithë kanë fjetur një orë më pak ditën e sotme, pasi akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta para. Kur ora ishte 2 pas mesnate, akrepat shënuan orën 03:00, duke na rikthyer te ora verore, që do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.

09:01
Përvjetori i marshit të protestave, vriten 4 palestinezë në Rripin e Gazës

Dhjetëra mijëra palestinezë u mblodhën në kufirin Izrael-Gaza të shtunën, duke u përballur me tanket dhe trupat izraelite në përvjetorin e parë të demonstratave të “Marshit të Madh të Kthimit”.

08:34
Mbahen zgjedhjet lokale në Turqi, Erdogan rrezikon të humbë qytetet e mëdha

Turqit iu drejtuan qendrave të votimit mëngjesin e sotëm, për të votuar në zgjedhjet lokale, që Presidenti Tayyip Erdogan i përshkroi si një çështje mbijetese për vendin.

08:05
Bie nga lartësia, 40-vjeçari humb jetën në kantierin e “Arenës Kombëtare”

Një punëtor humbi jetën ditën e djeshme gjatë punës në kantierin e ndërtimit të stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet.

E shtunë, 30 Mars 2019
23:00
“Faleminderit që djalin tënd ja fale Kosovës”/ Komandatit i UÇK rikujton dëshmorin e luftës, Ushtar Kavajën

Historia e fundit natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” i’u dedikua një prej dëshmorëve të luftës së Kosovës, “Ushtarit Kavaja”, Indrit Cara.

22:57
Milanin e ndëshkon Donnarumma. Kuqezinjtë pësojnë humbjen e dytë radhazi

Pas derbit, Milani pëson edhe humbjen e dytë radhazi në kampionat, teksa doli kokulur nga transferta gjenoveze përballë Sampdorias, me vendasit që triumfuan me rezultatin final 1-0.

22:32
Në kërkim të një shoqeje për të kaluar jetën, por kë zgjodhi Xha Sulo midis Einxhel Shkirës, Argjira Spanca dhe Xhensila Peres?

E mbani mend Pajon, i cili kërkonte të gjente një shoqe? Këtë herë në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur një mik i tij, Xha Sulo që kërkonte një shoqe për të kaluar pjesën tjetër të jetës. Sulo kishte lindur në qytetin e Përmetit dhe fatkeqësisht jeta nuk i kishte shkuar siç ai kishte dëshiruar. Ai ishte martuar dy herë, ku njëra martesë kishte zgjatur 44-vjet, ndërsa ish-bashkëshortja e dytë kishte ndërruar jetë pas 10 vitesh martesë.

22:16
Si nisi sherri mes Ngoo dhe stafit të Laçit (Video)

Kamerat e sigurisë së stadiumit “Selman Stërmasi” tregojnë momentin se si ka nisur sherri mes sulmuesit të Tiranës Michael N’Goo dhe lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit të Laçit.

21:55
Po planifikonin sulm terrorist në Gjermani, 10 të arrestuar

Policia gjermane ka vënë në pranga 10 persona të dyshuar se po planifikonin një sulm terrorist.

21:46
Lojtarët e Laçit rrahin futbollistin e Tiranës (Video)

Skenat e dhunës rikthehen sërish në futbollin shqiptar. Incidenti i radhës është regjistruar në fundin e takimit Tirana-Laçi, i mbyllur në barazim 1-1.

21:40
“Lufto për ëndrrat e tua”/ Një edicion lajmesh i veçantë për djalin që vuan nga autizmi

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli mbrëmjen e sotme historinë e një djali i cili vuante nga çrregullimet e spektrit autik.

20:53
Gjurmë Shqiptare: Republika shqiptare e Korçës

Si u ngrit Republika Autonome e Korçës? Cilët ishin protagonistët?

20:44
Mbrojtja nga virozat e pranverës. Mjekët: Ajrosni shtëpinë, jo antibiotikë!

Pranvera nuk është stina më e favorshme për personat e ndjeshëm ndaj alergjive.

20:27
Vendos sërish Kean, Juventusi merr 3 pikët ndaj Empolit

Moise Kean vijon të tregohet vendimtar, teksa pas golave me përfaqësuesen italiane, tashmë është rikthyer të shënojë sërish për Juventusin.

20:18
F1, Leclerc “zgjon” Ferrarin me një “pole position” historik

Charles Leclerc përjetoi një ditë historike në Formula 1.

20:00
Diaspora / Anila Hyka, drejtore e suksesshme në Telekomin Francez

Në episodin e radhës “Diaspora” është rrëfimi i Anila Hykës, e cila është larguar në vitin 1992 nga Shqipëria pasi fitoi një bursë nga shteti norvegjez për të vazhduar studimet për shkenca kompjuterike në Universitetin e Oslos.

19:54
Si u zhdukën 100 pasaporta. Prokuroria heton diplomatët për shpërdorim detyre

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për zhdukjen e 100 pasaportave shqiptare në Greqi, një ngjarje e cila solli shkarkimin e konsullit shqiptar në Janinë, Pervin Gjikuria.

19:45
Vrasja e dyfishtë në Shkodër, shkarkohet drejtori i policisë vendore

Është shkarkuar nga detyra drejtuesi i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati.

19:45
Lleshaj: Ja pse ndodhi vrasja në Shkodër, qytetarët të mos tremben

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se nga Shkodra se qytetarët nuk duhet të kenë frikë, pasi policia po bën të pamundurën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes.

19:35
Kontrastet mes dy botëve, fotot që pushtuan internetin

“Përshëndetje, unë jam Uğur. Jetoj në Turqi, e cila është pranë një prej zonave më të rrezikshme në botën moderne. Kontrasti i madh midis këtyre dy territoreve tregon dy botë të ndryshme për mua, dhe kjo më ka frymëzuar për këto krijime. Ju uroj një të ardhme paqësore”

19:17
Tirana shpërdoron dhe “dënohet” në fund nga një Laç me 10 lojtarë

Një fund mjaft i hidhur për Tiranën në “Selman Stërmasi”, pasi Laçi ia doli t’u rrëmbejë barazimin me një gol të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes, që gjithsesi pritet të pasohet me polemika të shumta.

19:07
Në bregdet me Jem Wolfie (Foto)

Modelja australiane Jem Wolfie ka kaluar një ditë të bukur në plazh dhe ka ndarë me fansat e saj fotot nga bregdeti i vendlindjes së saj.

18:48
Tragjedia e Emiliano Sala, piloti i avionit ishte daltonik

Ndërsa hetimet për të gjetur shkaqet e vdekjes së futbollistit Emiliano Sala në Kanalin e La Manshi në 21 janar vazhdojnë, media britanike zbulon detaje të reja.