20:40
“Fiks Fare”, administratori që fundosi në borxhe ARMO-n bëhet pronar i rafinerisë!
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së premtes një skandal që po ndodh me kompaninë “ARMO”. Kristof Darbord, ish-administrator në vitet 2013-2015, në kohën kur rafineria i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm rreth 200 milionë euro, si dhe 400 milionë euro borxhe ndaj OSHEE-së, bashkisë, punëtorëve dhe furnitorëve, është aktualisht “pronar” i kompanisë.