Gola nga shqiptarët! Sadiku dhe Muriqi shënojnë në kampionatet turke dhe spanjolle

07/12/2019 16:41

Futbollistët shqiptarë që luajnë në liga të ndryshme evropiane vazhdojnë të shfaqen në një formë të shkëlqyer.

Në La Liga Smartbank në Spanjë, Armando Sadiku u bë protagonisti absolut për skuadrën e Malagës në sfidën e luajtur ndaj Tenerifes e fituar me rezultatin 2-0. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte autori i të dy golave për skuadrën andaluziane e cila sheh t’i largohet zonës së rënies nga kategoria.

Sadiku e shënoi golin e parë në minutën e 27 ndërsa tqë dytin, 14 minuta nga fundi i sfidës me penallti që u konfirmua edhe nga sistemi VAR. Me këtë fitore Malaga shkoi në 20 pikë duke lënë pas edhe Sporting Gijon.

Dygolësh pati edhe për Vedat Muriqin në kampionatin turk me skuadrën e Fenerbahçesë që mundi Genxhlerbirili me rezultatin 5-2. sulmuesi i përfaqësuese Kosovare në pjesën e parë të sfidës të mbyllur 3-1kur ndihmoi skuadrën e tij të përmbysë avantazhin 0-1 pas golit të Sios duke shënuar golin e barazimit dhe atë të tretë për Fenerbacenë, ndërkohë që mes tyre qëndronte goli i Luiz Gustavos.

Top Channel