Foto ilustruese

Një aksident i ndodhur pak minuta më parë në Korçë, në afërsi të fshatit Rembec solli humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit, Mikel Bode.

Mësohet se viktima, 37 vjeç, banor i fshatit Orman po udhëtonte i vetëm në mjetin tip benz.

Ende i paidentifikuar, trupi i të ndjerit ndodhet poshtë makinës dhe aktualisht po punohet për nxjerrjen e tij. Në vendngjarje ndodhen policia, ambulanca dhe zjarrfikësja.

Top Channel