“Sulmet nuk më shqetësojnë”/ Ambasadori Meidani: Akuza mbetet e vetmja gjuhë që dinë të flasin, unë nuk do të ulem në atë nivel
Shkup-Të gjithë udhëtarët e aksidentit të trafikut që ndodhi të shtunën në mëngjes në rrugën Bllacë- Bellolin në Serbi, ku një autobus me targa të Maqedonisë së veriut është përmbysur, ndërsa kanë qenë nën kujdes në Prokuple janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata janë lëshuar të kthehen në shtëpi, informojnë nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Beograd.
Në spital është mbajtur vetëm pacientja e cila ka lëndime më të rënda dhe ajo është vendosur në Neurokirurgji në Qendrën urgjente në Nish.
Gjithsej 26 persona janë lënduar në aksidentin me autobus. Ai u përmbys duke dërguar udhëtarë në një ekskursion njëditor në Kopaonik.
Nga MPJ më parë informuan se nuk ka nën kujdes pacientë në spitalin në Bllacë dhe se të gjithë janë lëshuar në mjekim shtëpiak.
Ende nuk ka informacione për detajet dhe arsyet e mundshme të aksidentit.
Top Channel