Manchester United e ka seriozisht, kërkon talentin suedez

07/12/2019 16:20

Bisedimet mes drejtuesve të Manchesterit dhe agjentit të lojtarit kanë nisur.

Zyrtarët e Manchester United janë takuar me agjentin e Dejan Kulusevskit për të diskutuar të ardhmen e lojtarit.

Sipas asaj që shkruan Calcio Mercato, takimi ka qenë i frytshëm për të dyja anët, mirëpo asgjë konkrete nuk është vendosur.

Përpos Manchester United për yllin e Atalantës, i cili është i huazuar tek Parma, janë të interesuar edhe gjigantët italian, Inter e Juventus.

Top Channel