Reali i Madridit në inercinë e fitoreve; mund edhe Espanyolinm

07/12/2019 15:15

Reali i Madridit ruan inercinë e fitoreve në kampionatin spanjoll. Skuadra Merenges arriti të mposhtë pa shumë probleme në Santiago Bernabeu, Espanyolin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 15.

Los Blancos pritën 37 minuta për të marrë avantazhin në këtë ndeshje kur Raphael Varane shënoi në portën e skuadrës katalanase. në pjesën e dytë ishte Benzema që gjeti takimin me golin teksa e çoi rezultatin 2-0 me francezin që në aspektin personal shkon në kuotën e 11 golave personalë. Me këtë fitore Reali i Madridit shkon në 34 pikë të grumbulluara pas 15 javëve.

Top Channel