Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancat e ardhshme dëgjimore për procesin e shkarkimit të presidentit, që mbahen nga Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve.

Në një letër drejtuar kryetarit të Komitetit, Jorrold Nadler, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone deklaroi thënë se hetimet për procesin e shkarkimit të presidentit, të udhëhequra nga demokratët janë “të pabaza”. Seanca për procesin e shkarkimit të presidentit Donald Trump është caktuar të mbahet javën e ardhshme. Aty do të shihet më qartë se çfarë akuzash do të mund të ngrihen kundër presidentit. Në letrën e Shtëpisë së Bardhë nuk është dhënë ndonjë arsye specifike për mospjesëmarrjen në këtë seancë.

Por, Cipollone në këtë letër ka akuzuar ligjvënësit demokratë se po humbin kohën e amerikanëve me këtë procedurë duke e cilësuar si “abuzim me pushtetin”. “Çfarëdo rruge që zgjidhni, siç ka thënë presidenti së fundmi: ‘Nëse doni të nisni procedurat e shkarkimit, bëjeni tani, shpejt, në mënyrë që të ketë një gjyq të ndershëm në Senat’”, ka shkruar Ciopollone në letrën e tij. Dhoma e Përfaqësuesve, që udhëhiqet nga demokratët, hetoi për rreth dy muaj për të parë nëse Trump ka kryer shkelje që do të mundësonin shkarkimin e tij.

Top Channel