E hënë, 14 Tetor 2019
12:30
80 shkencëtarë në Siberi: Deti po vlon

Një grup prej 80 shkencëtarësh udhëtuan në Siberi për të hetuar ndikimet e shkrirjes së akullit të përhershëm në Arktikun Lindor.

12:28
Kokainë dhe prostitucion! Pranga pronarit të lokalit në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje

Policia ka finalizuar operacionin policor “Mbishkrimi”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në lokale nate dhe përshtatjen e tyre për prostitucion.

12:20
Qytetet e së ardhmes/ Do jenë të zhytura në gjelbërim

Qytete-pyje dhe lëvizje elektrike; qytetet e së ardhmes do të jenë të zhytura në gjelbërim, e mallrat do të dorëzohen me dronë.

12:17
Kurdët, pakt me Damaskun! Marrëveshja për t’u përballur me ofensivën turke

Të braktisur nga Amerika, kurdët e Sirisë arritën marrëveshje me Damaskun zyrtar për të bashkuar forcat kundër ofensivës turke.

12:08
“Johnson, sillet si diktator”/ Komenti i gazetarëve për transmetimet live të kryeministrit

Gazetari Nick Robinson e ka krahasuar sjelljen e Boris Johnson-it me atë të një diktatori, dhe shkak për heqjen e paraleleve të tilla është bërë fakti që kryeministri britanik publikon live në mediat sociale.

12:00
Më shumë studentë në Gjirokastër, regjistrohen 500 të rinj

Universiteti i Gjirokastrës e ka nisur vitin e ri akademik me një përqindje pak më të lartë regjistrimesh krahasuar me një vit më parë.

11:58
Kosova pret Malin e Zi, Challandes beson te kualifikimi

Përvec Kombëtares shqiptare në fushën e lojës do të zbresë edhe skuadra e Kosovës që do të presë Malin e Zi në derbin ballkanas të kualifikueseve të Euro 2020.

11:54
Negociatat/ Ambasadorja e Francës në Korçë: Jemi në pritje të vendimit

Ambasadorja franceze, Cristine Vasac, nga Korça ka thënë se sa i përket vendimit për çeljes së negociatave me BE akoma pritet përgjigjja.

11:50
Kombëtarja synon fitore për moral- Sot sfida me Moldavinë

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në mbrëmje sfidën e radhës së kualifikueseve të Euro 2020 me Moldavinë.

11:42
Vendoste baste sportive, pranga 51-vjeçarit në Korçë

Një 51-vjeçar, banues në fshatin Drenovë, Korçë ka rënë në pranga për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

11:39
Arrestohet në Paraguaj djali i ish-prefektit të Shkodrës, akuzat

Është arrestuar nga policia e Paraguait Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodres Paulin Radovani i përfshirë në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh.

11:30
Ra arkivoli i të shoqit dhe u thye, gruaja e ve: Ndihem e përndjekur, po jetoj në ferr

Një vejushë e pikëlluar rrëfen se vazhdon ende të ndihet e përndjekur që prej ditës kur trupi i pajetë i bashkëshortit u ekspozua para të pranishmëve në funeral, si pasojë e një incidenti.

11:23
“Qyteti i ndaluar” në zemër të Evropës

Thellë brenda një pylli me pisha në Gjermaninë lindore, një statujë e Leninit ruan një ndërtesë me ngjyrë limoni që i ka strehuar të gjithë nga Kaiser Willhelm II, deri te nazistët dhe sovjetikët.

11:13
Kosovë/ Bartja e fletëvotimeve, të angazhuarit e KQZ me maska

Në Kosovë po bëhet bartja e kutive me fletevotimet nga diaspora për t’i dërguar nga Qendra e Verifikimit për në Qendrën për Numërim dhe Regjistrim.

10:54
Gabimisht në qeli! U dënua për vrasjen e një polici, dëmshpërblehet i burgosuri i pafajshëm

Një burrë që u burgos gabimisht për 19 vite mbi vrasjen e një polici me gradë të lartë në Australi është kompensuar me 7 milionë dollarë.

10:53
Viti i ri akademik/ Kryemadhi: Nisi me një ngjarje skandaloze

Kryetarja e LSI-Monika Kryemadhi me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ka uruar studentët.

10:47
Nuk ishte lajmëruar në polici, shtyhet protesta kundër Peter Handke

​Protesta me moton “No Nobel for Handke” e paralajmëruar për sot është shtyrë nga organizatorët për shkaqe sigurie.

10:34
Shtohet presioni ndërkombëtar kundër Turqisë

Për shkak të ofensivës në Veri të Sirisë, Ankaraja po përballet me kritika të shumta ndërkombëtare. Në shumë qytete evropiane janë zhvilluar protesta dhe është treguar solidaritet me kurdët.

10:14
Kapet duke shitur kokainë, arrestohet i riu nga Shkodra

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 24-vjeçar , pasi është kapur në flagrancë duke shitur kokainë.

10:14
Nis vettingu për Besim Hajdarmatajn, prokurorin e dosjes “Tahiri”

Ka nisur seanca e vettingut për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn, në shkallën e parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

09:56
Viti i ri akademik, Rama nga Universiteti i Mjekësisë: Studentët sot kanë kushte më të mira

Në çeljen e vitit të ri akademik, Edi Rama ishte i pranishëm në Universitetin e Mjekësisë. Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se universiteti është në një gjendje më të mirë se më parë.

09:25
Të prekurit nga tërmeti, Kuvajti dërgon ndihma

Shteti i Kuvajtit iu bashkua vendeve të tjera që janë solidarizuar duke dërguar ndihma për të përballuar situatën e krijuar pas lëkundjeve të tërmetit të datës 21 shtator që shkaktuan dëme të konsiderueshme në Tiranë dhe Durrës.

09:20
Lindje-Perëndim/ Qeveria e re e Kosovës dhe sfidat që rrëzuan të tjerët!

Në 6 tetor, votuesit në Kosovë iu drejtuan qendrave të votimit për një palë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, parashikimin e të cilave edhe vetë analistët e panë si tejet të guximshëm e u mjaftuan me pohimet se kjo kishte për të qenë një garë mjaft më e ashpër se ato të zakonshmet.

09:13
“I sëmurë mendërisht”, Elton John rrëfen të pathënat e jetës së Michael Jackson-it

Elton John e ka cilësuar yllin e popit, Michael Jackson si “të sëmurë mendërisht” në librin e tij më të ri me kujtime, titulluar “Me”.

08:52
Arrestohet 44-vjeçari në Krujë, i sekuestrohen 26 kg Cannabis Sativa

Një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike është goditur nga policia e Krujës.

08:35
Pesë vite nga droni shqiptar në Beograd

Më 14 tetor të vitit 2014 ndodhi ajo që do të merrte një vëmendje të gjerë mediatike. Në orën 21: 27 u ndërpre ndeshja Serbi-Shqipëri që luhej në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian France 2016.

08:25
“Mollë sherri”, probleme të mëdha me simbolet kombëtare në Mal të Zi

Përdorimi i simboleve etnike në Mal të Zi është shndërruar në mollë sherri mes autoriteteve dhe përfaqësuesve të minoriteteve. Probleme të mëdha ka edhe me përdorimin e simboleve shqiptare.

08:18
Ndarja e Nobelit për Peter Handke-n, sot protestohet në Prishtinë

Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, i cilësuar si një mbështetës i Sllobodan Millosheviçit.

08:08
Protesta te Unaza e Re/ 15 të shoqëruar në polici, në mesin e të arrestuarve edhe Klevis Balliu

Mbrëmjen e djeshme, gjatë protestës te Unaza e Re, policia ka shoqëruar 15 persona, ku 10 prej tyre janë arrestuar në flagrancë.

07:32
Diell dhe rënie temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

E diel, 13 Tetor 2019
22:52
Hetimi në Kongres, Trump del në mbrojtje të avokatit të tij Rudy Giuliani

Presidenti Donald Trump vazhdon të luftojë hetimin e demokratëve për shkarkimin e tij. Sipas gazetës “The Washington Post”, tashmë ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian ka vendosur të dëshmojë në Kongres, ku po hetohet nëse është bërë presion ndaj Ukrainës për të hetuar ish-Nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij.

22:37
Challandes optimist: Asgjë nuk ka ndryshuar, të fitojmë ndaj Malit të Zi

Ndeshja e radhës është ajo më e rëndësishmja, për Bernard Challandes asgjë nuk ka ndryshuar pavarsisht fitores së Çekisë ndaj Anglisë, pasi fillimisht Kosova e tij duhet të bëjë detyrën dhe të fitojë ndaj Malit të Zi ndërsa më pas duhet të mendojë për duelin ndaj Republikës Çeke dhe për një kualifikim të mundshëm në Euro 2020.

22:21
Holanda pranë kualifikimit, Rusia zyrtarisht në Euro 2020!

Fitorja e 4-t radhazi për Holandën që tashmë është shumë pranë kualifikimit në Euro 2020. Tulipanët u ngjitën përkohësisht në krye të grupit C falë suksesit 1-2 në Minsk ndaj Bjellorusisë, një fitore e merituar e Holandës që mund të kishte qenë edhe më e thellë.

22:19
Barazon me miqësoren, me Nigerinë Brazili ngec sërish

Brazili sërish nuk arrin të fitojë dhe e con në 4 numrin e sfidave miqësore pa sukses. këtë radhë skuadra 5 herë kampione e botës u ndal në barazimin 1-1 me Nigerinë në një ndeshje të zhvilluar në Singapor dhe ku bëri debutimin e tij me përfaqësuesen e vendit afrikan edhe ish futbollisti i skënderbeut Peter Olainka.

21:58
Ministri gjerman: BE të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi dy vendet kanë kryer detyrat e kërkuara dhe meritojnë të shpërblehen, deklaroi ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, për gazetën gjermane ”Welt am Sonntag”.

21:47
10 gjëra misterioze që na ndodhin kur flemë!

Natën do të dëshironim të flinim në mënyrë paqësore dhe të rivendosim energjinë…

21:32
Ndalimi i Klevis Balliut dhe protuestuesve/ Basha: Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, ngjarje si e sotmja janë shkaku!

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas ndalimit nga policia të ish-deputetit Klevis balliu dhe disa protestuesve nga policia.

21:20
Një imam shqiptar, kapelan në policinë e Nju Jorkut

Imam Tahir Kukaj i qendrës Islamo-Kulturore në Staten Island të Nju Jorkut, ka tani një detyrë të re. Ai shërben edhe si kapelani mysliman i policisë së Nju Jorkut.

21:04
Tirana nesër pa drita, zonat dhe oraret

OSHEE ka njoftuar se për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, më 14 tetor (e hënë), do të stakohet energjia në disa zona në kryeqytet.

21:02
Daka: Mbi 15 mijë zarfe të verifikuara do të dërgohen në QNR

Komisioni Qendror Zgjedhor pas rastit të kundërmimit dhe shfaqjes së alergjisë të nëntë zyrtarëve të saj duke verifikuar votat e ardhura nga Serbia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

20:52
Çmimi “Fatos Baxhaku”/ Mbyllet Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë në Pogradec

Është mbyllur edicioni i 9-të i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë në Pogradec.

20:38
Cila të ka “acaruar” gjatë xhirimeve dhe cila ka qenë komode? Don Phenom vihet në vështirësi në “E Diell”!

Nëse ka ndonjë reper shqiptar që ka bërë shumë bashkëpunime si me artistë me emër, po ashtu dhe të rinj, ai është Don Phenom. Mirëpo qëllon që gjatë punës me ta, të ketë dhe pak “acarime” nervash me ndonjë prej tyre dhe pikërisht ky ishte ngacmimi që iu bë reperit shkodran në studion e “E Diell”.

20:22
Reja kërkon lojë dhe pikë/ Para ndeshjes me Moldavinë: Vijimi i kontratës në dorën e FSHF

Loja e mirë e kombëtares shqiptare në sfidën e zhvilluar ndaj Turqisë u pasua nga zhgënjimi në finalen e sfidës në Stamboll me humbjen e pamerituar, diçka që sipas trajnerit Reja, ka lënë shenjë te kuqezinjtë.

20:18
Reagimi i Lleshaj/ PD: Nuk e kupton qëndresën e banorëve. Jeton në dy shtëpi të padeklaruara

Pasi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se Partia Demokratike po keqpërdor edhe fëmijë në protestë, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi.

20:12
Tri çifte binjakësh në klasë të parë/ Klasa më e veçantë në shkollën “Fan Noli” në Tiranë

Kjo është shkolla Fan Noli, por klasa e pare-C është më vecanta sepse në të mësojnë për herë të parë a,b,c-në tri çifte binjakësh.

19:45
Protesta te Unaza e Re/ Lleshaj për opozitën: Drejtuesit mos të fshihen pas grave dhe fëmijëve

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestës që zhvilluan sot pasdite banorët e Unazës së re ku pjesë mori edhe opozita.

19:43
Situatë kaotike me kontabilistët/ Hetimi i bordit mbikqyrës: Nga 3000, vetëm 600 në përputhje me ligjin

Pjesa dërrmuese e kontabilistëve që përgatisin dhe certifikojnë bilancet e bizneseve janë të palicencuar ose nuk përmbushin kërkesat ligjore. Situata kaotike është konstatuar pas një hetimi nga bordi i mbikëqyrjes publike

19:32
Shoqërohet në polici Klevis Balliu

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu pas protestës së banorëve të Unazës së Re është shoqëruar nga policia.

19:27
Refuzon eliminimin, konkurrenti thyen mikrofonin dhe kamerat në “E Diell” (video)

Ishte episodi i radhës i “Beauty” në programin e “Diell”, ku si çdo javë, një nga konkurrentët parukierë apo make up artist përfshihen në një sfidë bukurie. Në fund njëri – prej tyre eleminohet.

19:19
Don Phenom flet për herë të parë për të “dashurën” e portaleve

Çfarë nuk u shkrua për vajzën misterioze që shoqëronte reperin e famshëm shqiptar Don Phenom disa javë më parë në koncertin e Capital T në Tiranë. 

19:05
Mbyllet protesta te Unaza e Re/ Banorët paralajmërojnë tjetër protestë nesër

Është mbyllur protesta e banorëve te Unaza e Re, ndërkohë që banorët paralajmërojnë tjetër protestë për nesër.

18:47
Basha nga Unaza e Re: Nuk shkohet në Europë me një kryeministër hajdut!

“Nuk shkohet në Europë me një kryeministër hajdut!”, kështu tha kreu i opozitës Lulzim Basha në fjalën e tij para banorëve të Unazës së Re.

18:26
Tiranë/ Policia hap rrugën tek Unaza e Re për makinat e bllokuara

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka rënduar trafikun në zonë.

18:20
Protesta te Unaza e Re, trafik i rënduar në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës

Protesta e banorëve të Unazëa së Re ka bërë që trafiku në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës të rëndohet.

18:10
Merkel: Turqia t’u japë fund menjëherë sulmeve në Siri

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një telefonate me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan, kërkoi përfundimin e menjëhershëm të sulmit ushtarak në Siri, deklaroi një zëdhënëse e qeverisë.

17:55
Protesta te Unaza e Re, Basha u bashkohet banorëve

Banorët e Unazës së Re kanë nisur protestën e paralajmëruar më herët sot.

17:46
Rita Lati: Kam bërë skeçe humori që më ka ardhur turp, por…

Aktorja që na ka bërë të qeshim me dhjetra e dhjetra role të saj të humorit për vite e vite me rradhë, Rita Lati pranoi në “E Diell” se përgjatë karrierës së saj artistike ka bërë dhe skeçe humori që është penduar.

17:36
Më shumë bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit!

Emigracion masiv, infrastrukturë e dobët, rroga të ulta: Vendet e Europës Juglindore si anëtaret edhe ato kandidate kanë shumë probleme të përbashkëta. Pse është kaq e vështirë atëherë të gjenden zgjidhje të përbashkëta?

17:18
“Ku mora vesh unë ç’putha!?”/ Rita Lati rrëfen puthjen e famshme e filmit “Parrullat” me Artur Gorishtin

Filmi “Parrullat” i regjisorit Gjergj Xhuvani i cilësuar si filmi i parë shqiptar pjesëmarrës në Festivalin e Kanës në vitin 2001,  ka patur një skenë në fund të tij ku aktorja Rita Lati dhe Artur Gorishti janë puthur.

17:12
Rita Lati: Si ma hoqën fustanin e bardhë ditën e dasmës!

Aktorja e dashur e humorit Rita Lati ishte e ftuar në “E Diell” në Top Channel dhe kujtoi një nga ditët më të bukura të jetës së saj, kur u bë nuse. Mirëpo jo çdo gjë paska shkuar siç duhet.

17:08
Të drejtat e minoritetit/ Kushti i Greqisë për negociatat

Në një intervistë për gazetën “Kathimerini” të së dielës ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon Athina ndaj Tiranës për të mbështetur fillimin e negociatave me BE janë të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

17:00
Muzeu në Los Angeles/ Shkenca pas filmave horror

Cila ishte gjëja më drithëruese tek Frankestein, Mumja apo Dracula? Monstra e frikshme? Mallkimi i lashtë? Apo dhëmbët e mprehtë?

16:52
Pemët e Versajës/ Itenerar i ri në pallatin e famshëm

Ato i kanë mbijetuar shekujve, kanë kapërcyer trazirat e historisë, kanë parë shumë njerëz të famshëm dhe i kanë mbijetuar edhe stuhive; pallati i Versajës ka krijuar një itinerar që i dedikohet pemëve të tij të mrekullueshme, dëshmitare të gjalla të së shkuarës dhe përfaqësuese të specieve nga fundi i botës.

16:33
Alergji prej votave të ardhura nga Serbia/ VV: Fletëvotimet nuk kanë ardhur përmes postës

Përgjatë procesit të verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, disa zyrtarë kosovarë kanë pësuar alergji në fytyrë dhe duar, ku sipas raportimeve të mediave në Kosovë, zarfet kundërmonin erë.

16:25
Hidhet nga kati i 8-të, vdes 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 8-të i banesës në Fushë Mëzez Kashar i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

16:13
Nëntë persona kërkojnë ndihmë mjekësore pas kontaktit me zarfet nga Serbia

Nëntë persona janë hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, atyre u është shkaktuar alergji në duar.

16:11
Kosovë/ Halimi: Ende s’e kemi të qartë situatën me helmimin

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, ka thënë se institucioni që ai përfaqëson ka qenë në proces të verifikimit të votave që kanë ardhur nga jashtë Kosovës kur është raportuar për një kundërmim që ka ardhur nga disa pako.

16:06
Shumë të vdekur dhe dëme të mëdha në Japoni

Mbi 20 të vdekur është bilanci i deritanishëm i erës së fuqishme në Japoni. Rreth 140 janë lënduar, ndërsa 16 llogariten si të zhdukur.

15:07
Në lagjen e vjetër historike/ Vlorë, përfundon rikonstruksioni i godinave

Pas disa muajsh rikonstruksion total ajo që njihet si lagjja historike e Vlorës, sot ka një pamje krejt tjetër.

15:06
Pezullohet tenderi i “Lungomare II”/ U ankua kompania me ofertën më të ulët që u skualifikua nga gara

Komisioni i Prokurimit Publik pezulloi tenderin 3.8 milionë euro për fazën e dytë të Lungomares në Vlorë, pasi fondi shqiptar i zhvillimit skualifikoi ofertën më të ulët duke shpallur fituese kompaninë e dytë.

15:01
Kombëtarja në Moldavi/ Zhvillon seancën e parë stërvitore për ndeshjen e së hënës

Kombëtarja shqiptare e la pas humbjen e minutës së fundit me Turqinë dhe tashmë ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës, atë me Moldavinë që do të luhet në mbrëmjen e së hënës dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb.

14:47
“Braemer” thyen rekord në Greqi- Anija më e madhe që kalon në kanalin e Korinthit

Pasagjerët në një anije krocere, kanë mbajtur pezull frymën ndërsa anija gjigante, 22.5 metra e gjerë, u bë më e madhja që ka kaluar përmes kanalit të ngushtë të Korinthit në Greqi.

14:37
Alergjia prej zarfeve/ Mes 9 të shtruarave në klinikë edhe 2 gra shtatzëna; si është gjendja e tyre

Mbi situatën e pazakontë në Kosovë, ku përgjatë procesit të verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, 26 zyrtarë pësuan alergji në fytyrë dhe duar ka reaguar shërbimi spitalor dhe klinik universitar i Kosovës.

14:16
Çfarë do të thotë operacioni ushtarak i Turqisë për botën arabe?

Marshimi i trupave turke në Siri kritikohet ashpër nga qeveritë e vendeve arabe. Por kjo nuk i intereson Turqisë. Ajo i ka hyrë një strategjie, e cila mund t’i ndryshojë forcat në rajon.

14:09
Zgjedhjet në Poloni mes ndasive të mëdha në vend

Polakët po votojnë të dielën në zgjedhje polarizuese që populistët në pushtet synojnë t’i fitojnë.

13:52
Merkel takon Macron-in para samitit të 17 tetorit

Presidenti francez Emmanuel Macron pret sot kancelaren Angela Merkel në Paris, përpara samitit të pritshëm të liderëve të BE më 17 tetor.

13:19
Banorët e Astirit në qeli, Basha: 3 baballarë mbahen në burg me urdhër të Edi Ramës

Pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit me burg për tre banorë të Astirit, të arrestuar gjatë protestimit në zonën e Unazës së Re ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

13:08
Skuqje duarsh, shenja përreth syve/ Si pësuan alergji zyrtarët e KQZ-së nga zarfet e Serbisë

Përgjatë procesit të verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, disa zyrtarë kosovarë kanë pësuar alergji në fytyrë dhe duar, ku sipas raportimeve të mediave në Kosovë, zarfet kundërmonin erë.

12:59
Festivali i teatrit në Elbasan/ Ngjitet në skenë Maia Morgenstern, aktorja e njohur rumune

Në natën e tretë të festivalit ndërkombëtar të teatrit në skenën e teatrit “skampa” është ngjitur Maia Morgenstern, një ndër aktoret më të njohura të kinematografisë dhe skenës, e përshkruar nga media dhe kritika si “Simbol i teatrit dhe filmit rumun”, e ftuar speciale në këtë festival.

12:54
Alergji prej votave të ardhura nga Serbia, 26 numëruesit dërgohen në spital

Fill pasi pësuan alergji nga votat e ardhura nga Serbia, ku thuhet se zarfet kundërmonin erë, punëtorët e Qendrës së Numërimit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

12:37
Votat e ardhura nga Serbia u shkaktojnë alergji numëruesve në Kosovë

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në hapësirën e ndërtesës së ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues. në Prishtinë.

12:10
Arrest me burg shefit të burgut / Masa e sigurisë u dha në spital, ku Bledar Toçi ndodhet pas plagosjes

Bledar Toçi, polici i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit ne ngjarjen e kavajes, do të qëndrojë në burg.

11:56
Arrestohen 3 taksistë në Shkodër, po transportonin 12 shtetas afganë

Një rast i trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm është goditur në Shkodër.

11:47
F1, Mercedes kampion për skuadra/ Bottas fiton në Japoni

Valtteri Bottas është fituesi i çmimit të madh të Japonisë në Botërorin e Formula 1.

11:24
Mbështetje ndaj banorëve të Unazës së Re, PD lajmëron për protestë

Në një kohë kur Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit me burg për tre banorët e parë, të arrestuar gjatë protestimit në zonën e Unazës së Re, Partia Demokratike ka lajmëruar pjesëmarrjen në protestën e ditës së sotme; një portestë që organizohet nga vetë banorët.

11:18
Maratona në Tiranë/ Veliaj përfundon garën, për sa kohë e realizoi?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha edhe këtë vit shembullin personal duke u bërë pjesë e Maratonës së Tiranës.

11:08
Policia në Angli u dërgon mesazh 2,000 klientëve të bandës shqiptare të drogës

Policia britanike u ka dërguar mesazh 2 mijë klientëve të një bande shqiptare të drogës duke u ofruar mbështetje përsa i përket abuzimit të tyre me drogën.

10:51
Protesta në Unazë/ Lihen në burg 3 banorët e Astirit

Pas seancës gjyqësore të zhvilluar deri pak më parë në Gjykatën e Tiranës është vendosur që treshja e arrestuar gjatë protestimit në zonën e Unazës së Re të lihet në burg.

10:36
Tenton të hyjë me forcë te Krimet e Rënda, shoqërohet në polici

Një person ka tentuar të hyjë te Krimet e Rënda, por është kapur dhe shoqëruar në polici nga Forcat Shqiponja.

10:19
3,2,1…. Filloi! Momenti i nisjes së Maratonës (VIDEO)

Mbi 2500 vrapues nga më shumë se 42 shtete kanë nisur garën në Maratonën e Tiranës, e cila vjen këtë vit me edicionin e saj të 4-t.

10:05
Japonia në kaos! Pasojat e tajfunit shkatërrues (FOTO)

Fill pasi tajfuni “Hagibis” goditi Japoninë, së paku 19 njerëz humbën jetën dhe 100 të tjerë raportohet se janë plagosur.

09:46
13 tetori me dekret, s’ka zgjedhje/ Presidenti Meta shfaqet buzë detit me top

E diela e sotme sipas presidentit Ilir Meta duhet ta gjente Shqipërinë me zgjedhje të trefishta.

09:26
Nis Maratona e Tiranës, mbi 2500 vrapues nga Shqipëria dhe 42 vende të botës

Ka nisur edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës, e cila ofron jo vetëm një garë të fortë sportive, por edhe një mundësi për t’u argëtuar dhe për të mbajtur trupin në formë.

09:20
Tajfuni “Hagibis” godet Japoninë, 19 të vdekur dhe 100 të plagosur

Tajfuni më i fuqishëm i vitit “Hagibis” ka nisur në anën lindore të Japonisë, duke u spostuar së fundmi në qendër të vendit.

09:03
Si do të duket piramida e Tiranës (VIDEO)

Në një status të pak minutave më parë në Facebook, kryeministri Edi Rama ka zbuluar pamjet e asaj, të cilës i është referuar si Rilindja e Piramidës në Tiranë.

08:46
Historia e Shtëpisë së Bardhë- Foto ndër vite

Më 13 tetor të vitit 1792, presidenti George Washington vendosi në mënyrë ceremoniale gurin e parë në themelin e ndërtesës, e cila do të bëhej rezidenca zyrtare e presidentëve të Shteteve të Bashkuara.

08:37
100 mijë të shpërngulur nga operacionet turke në Siri

Programi Botëror i Ushqimit thotë se më shumë se 100,000 njerëz janë shpërngulur deri tani nga pushtimi turk në veri të Sirisë.

08:23
Sot, Maratona e Tiranës/ Kryeqyteti mirëpret edicionin e katërt

Sot, në orën 9:00 nis edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës.

07:58
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

E shtunë, 12 Tetor 2019
23:34
Ecni ngadalë? Shkencëtarët nuk kanë lajme të mira për 40-vjeçarët e ngathët

Ecni ngadalë? Kujdes, se trupi juaj po ju dërgon sinjale të këqija. Sipas një studimi të publikuar nga BBC,  nëse ecni ngadalë në të 40-at, atëherë mund të jeni duke u plakur më shpejt se ç’duhet.