KQZ në pritje të afatit ligjor për ankesat e rivalëve të garës politike, pritet të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë 22/06 11:33
Ministri i deritanishëm i Drejtësisë Abelard Tahiri, zyrtarisht i ka dorëzuar detyrën ministres së zgjedhur Albulena Haxhiut.
Kjo e fundit u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me Kuvendin e Kosovës, që është Komisioni për Legjislacion, me shoqërinë civile dhe se do të jetë transparente ndaj mediave.
Ndërsa Tahiri i dorëzoi Haxhiut disa prej punëve qe janë në proces në këtë ministri.
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur dje ministre e Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar të drejtuar nga Albin Kurti.
Top Channel