I dëmtuar në sfidën me Juventusin, Roberto Inglese i është nënshtruar një operacioni në një klinikë në Finlandë dhe tani e ka mbyllur zyrtarisht sezonin, pasi nuk do të mund të rikuperohet para muajit qershor.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Parmës, që nuk e ka përfshirë futbollistin në listën e lojtarëve të federuar për gjysmën e dytë të kampionatit, ndërsa në këtë listë është ende emri i sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Gervinho.

Transferimi i këtij të fundit drejt Al Saadit në Katar dështoi në orët e fundit, por marrëdhënies mes tij dhe klubit janë thyer totalisht dhe po punohet që të realizohet një transferim në kampionatin rus, ku nuk ka nisur ende kampionati.

Ndërkohë drejtuesit e klubit të Parmës kanë filluar të shqyrtojnë emrat e lojtarëve pa skuadër, për të parë një alternativë me të cilin të nënshkruajnë dhe për të plotësuar numrat në organikën e D’Aversës.

Top Channel